Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se shkak për vrasjen e rëndë, është një debat që ka ndodhur mes autorit të ngjarjes dhe viktimës për shkak se Azgan Mernica, teksa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.
FIER- Prokuroria e Fier ka përfunduar hetimet ndaj Azgan Mernicën, i cili ka vrarë efektivin e 'Shqipinjave' Novruz Cenalia vitin e kaluar. Mësohet se shkak për vrasjen e rëndë, është një debat që ka ndodhur mes autorit të ngjarjes dhe viktimës për shkak se Azgan Mernica, teksa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.
Ndaj 23 vjeçarit Asllan Mërnica është ngritur akuza ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij.
Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.
Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurirt për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C. duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin. Mërnica u vetëdorëzua dy ditë më parë pas disa negociatave me familjarët, ndërsa ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë. Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici.
Avelino Alikollari TIRANË- 33-vjeçari Avelino Alikollari ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej orëve të para të m&e...
TIRANË- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente q...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi hetimet që po kryhen ndaj Arbër Veliajt. E ftuar në emision...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri, dha detaje të reja për kontratën 300 mijë dollarë të vëllezë...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka folur për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, e cila ësht&e...
Gazetarja Klodiana Lala TIRANË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zyrat e kompanisë telefonike “One” gjat&eu...
Foto ilustruese PEQIN - Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në njësinë administrative Gjocaj n&eum...
Pamje nga aksidenti ne Greqi GREQI - Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik ka ndodhur në Avenu...
foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 21 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshtic...
Foto ilustruese VLORË - Sipas ligjit për blerjet publike me vlerë të vogël deri në 120 mijë lekë, kontrata duh...