LIVE UPDATES
Aktualitet

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

Kanale televizive dhe përmbajtje të tjera pafund. Çmime që sillen nga 30 deri në 60 euro në vit.

7 Shkurt 2026, 21:10 Nga E.d
IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak
Foto ilustruse

Nga jashtë duken si oferta të zakonshme në internet: “Mbi 5 mijë kanale televizive”, “Sport, filma dhe seriale pa limit”, “Vetëm 5 euro në muaj”. Brenda tyre fshihet një treg i paligjshëm që, sipas institucioneve dhe operatorëve legalë, përveç konkurrencës së padrejtë, shkakton edhe dëme ekonomike nga evazioni fiskal. Instalim të shpejtë, online, pa shumë procedura, kontrata apo dokumente. Kanale televizive dhe përmbajtje të tjera pafund. Çmime që sillen nga 30 deri në 60 euro në vit. Këto janë disa nga shërbimet që ofrojnë dhjetëra shitës online në Kosovë.

Problemi? Është veprimtari tërësisht e jashtëligjshme. IPTV (Internet Protocol Television) është shkurtesa që përshkruan shpërndarjen e përmbajtjes televizive përmes internetit. Teknologjia u përhap në fillim të viteve 2000, dhe revolucionarizoi mënyrën e konsumimit të televizionit. Por, në vitet e fundit, paralelisht me të është krijuar një industri e tërë ilegale, që shet përmbajtje të vjedhur nga operatorët e licencuar dhe nga platformat ndërkombëtare, duke i rishitur më pas te konsumatorët.

Për këto shërbime nuk lëshohen fatura dhe, rrjedhimisht, nuk paguhen taksa. Në fund të janarit, Kosova u bë pjesë e një aksioni botëror policor kundër IPTV-ve ilegale. Operacioni, i quajtur "Switch Off" goditi rrjetin e shpërndarjes ilegale të IPTV-ve, që përfshinte 31 të dyshuar në Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Kosovë, Rumani, Kanada, Indi, Korenë e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila në një njoftim publik tha se një shtetas i Kosovës ishte arrestuar si i dyshuar në këtë rast, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) për hollësi të tjera lidhur me rastin.

Shitësit e fshehtë, ofertat publike

REL-i hulumtoi dhe identifikoi dhjetëra shpallje për shërbime të palicencuara IPTV nëpër platforma online në Kosovë. Disa prej tyre publikohen hapur: me numra telefoni, adresa të emailit, e nganjëherë edhe me emra kontakti. Oferta për IPTV, madje, janë shpërndarë si mesazhe në numra të telefonave të qytetarëve.Radio Evropa e Lirë kontaktoi disa prej këtyre ofertuesve, duke u paraqitur si konsumatore e interesuar. Njëri prej tyre tha se ofron “pothuajse krejt kanalet botërore”.

Shitësi që reklamon shërbimin në rrjetin social Facebook, me emrin “Kanalet Shqiptare dhe Kombëtare”, thotë se përmes IPTV-së që ai shet ofron edhe filma “sikurse në Netflix”. Për komunikim me klientë, ai përdor aplikacionin Viber me një numër telefonik të Shqipërisë, ndonëse thotë të jetë nga Kosova.

Instalimi bëhet përmes një aplikacioni në telefon apo në televizor të mençur. Testi 24-orësh i shërbimit, sipas tij, është falas. Ai, madje, siguron se konsumatorët nuk përballen me probleme, pavarësisht se shërbimi është ilegal.

Disa konsumatorë të këtyre shërbimeve, me të cilët foli REL-i, nuk deshën të identifikohen, por thanë se ndër arsyet kryesore për marrjen e këtyre shërbimeve, ndonëse ilegale, janë çmimet dukshëm më të lira. Një tjetër arsye, sipas tyre, është edhe mundësia për të pasur gjithçka që duan të shohin, me një abonim të vetëm.

Si funksionon kjo industri?

Sipas njohësit të fushës së sigurisë kibernetike, Korab Keqekolla, IPTV-të ilegale krijohen me një infrastrukturë që mundëson kopjimin e sinjalit apo përmbajtjes nga operatorë të ligjshëm, për të rishitur më pas atë përmbajtje.

Çfarë thonë institucionet?

Sipas Komisionit të Pavarur për Media (KPM), në Kosovë operojnë 13 subjekte të licencuara për IPTV.

“Ofrimi i shërbimit IPTV pa licencë është ilegal. Ofruesit që nuk janë të licencuar nga KPM-ja nuk duhet të ofrojnë shërbime televizive ose audiovizuele për publikun”, i tha KPM-ja Radios Evropa e Lirë.

KPM-ja pohon se monitoron tregun dhe, kur ka indikacione për aktivitete ilegale, iniciohen procedura ligjore, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Megjithatë, sipas këtij institucioni, identifikimi i operatorëve ilegalë mbetet i vështirë, pasi shërbimet shpesh aktivizohen nga serverë jashtë Kosovës.

Shërbime IPTV të reklamuara në TikTok

Në pesë vjetët e fundit, KPM-ja pohon se ka identifikuar gjithsej 19 raste të operimeve ilegale të iniciuara nga ta.

“Nga ta, 6 operatorë kanë aplikuar për licencim pranë KPM-së, duke u futur në procedurat përkatëse ligjore, ndërsa rastet e tjera janë mbyllur, pas ndërprerjes së veprimtarisë së tyre”, tha KPM-ja.

Veç këtyre, ishin edhe 5 raste të ankesave.

“Në 2 raste është konstatuar se subjektet përkatëse kishin zhvilluar veprimtari në kuadër të operatorëve të licencuar, ndërsa 3 raste të tjera nuk janë identifikuar si operime aktive në terren”, tha KPM-ja për REL-in. Por, për disa nga kompanitë e mëdha që ofrojnë shërbime të ligjshme të IPTV-së, industria ilegale është e një shkalle shumë më të madhe, dhe po shkakton dëme të mëdha.

Ato janë angazhuar në inicimin e rasteve në organet e rendit, ndonëse nuk shprehen të kënaqura me reagimin institucional karshi kësaj dukurie. Operatori Artmotion thotë se kanalet televizive që ai ofron janë ndër më të vjedhurat për t’u shitur nga IPTV-të ilegale.

“Këta operatorë ilegalë, kryesisht biznese fantome, pa identitet juridik dhe pa licencë, keqpërdorin përmbajtjet dhe kanalet tona. Përmbajtja e vjedhur rishitet me çmime dukshëm më të ulëta, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, i tha REL-it Sotir Sokoli, drejtor ligjor në Artmotion.

Sipas tij, gjatë viteve 2024 dhe 2025, ky operator ka paraqitur në Prokurorinë e Prishtinës 9 kallëzime penale, që përfshijnë 95 operatorë ilegalë të IPTV-ve. Sokoli thotë se ekziston vullnet institucional për trajtimin e këtyre rasteve, “mirëpo efektiviteti praktik mbetet i kufizuar dhe jo proporcional me shkallën e dëmit të shkaktuar nga fenomeni i IPTV-ve ilegale”.

Ai shton se “institucionet kryesisht humbin kohë duke kërkuar nga njëra-tjetra që të ndërmarrin masa. Për shembull, Krimet Ekonomike pranë Policisë se Kosovës i drejtojnë [rastet] tek Krimet Kibernetike, Krimet Kibernetike i drejtojnë kërkesat fillimisht te KPM-ja, e të tjera”.

Nga Prokuroria e Prishtinës nuk iu përgjigjën pyetjeve për rastet e iniciuara dhe të trajtuara në lidhje me IPTV-të ilegale.

Operatori tjetër i licencuar i IPTV-së në Kosovë, IPKO, thotë se ka raportuar vazhdimisht raste në Prokurori, por se progresi institucional ka qenë i kufizuar.

“Operatorët ilegalë përfitojnë nga e njëjta përmbajtje, pa asnjë kompensim financiar, dhe krijojnë konkurrencë të padrejtë”, thekson IPKO.

Një fenomen në rritje në Evropë

Zyra e Bashkimit Evropian për Pronën Intelektuale (EUIPO), në një raport që përfshin edhe çështjen e IPTV-ve ilegale në shtetet e BE-së, thotë se fenomeni është në rritje, ndonëse matjet e sakta janë “të vështira për t’u bërë”.

Në anën tjetër, një raport i vitit 2022, i publikuar nga Aleanca kundër Piraterisë Audivizuele (AAPA), thotë se kjo industri ilegale ka gjeneruar mbi 1 miliard euro në fitime, dhe ka shkaktuar rreth 3 miliardë euro humbje për operatorët e ligjshëm.

Sipas matjeve të AAPA-s, rreth 17 milionë evropianë, apo 4.5 për qind e popullatës së BE-së, kanë pasur qasje në IPTV ilegale. Këto raporte nuk përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe as të tjera që nuk janë pjesë e BE-së. Megjithatë, sipas tij, në Kosovë shumë persona blejnë IPTV-të ilegale të gatshme nëpër botë përmes tregut të zi, dhe më pas bëjnë rishitje.

“Duhet të jesh shumë i mirë teknikisht, ta njohësh infrastrukturën kompjuterike për të bërë një IPTV. Sidomos në Kosovë, shumica e njerëzve e rishesin, ka shumë pak që e bëjnë infrastrukturën”, thotë Keqekolla. Sipas tij, personat që rishesin IPTV gjejnë kontakte nga vende të ndryshme të botës, deri edhe në vendet afrikane, ku blihet përmbajtja e vjedhur, dhe më pas i rishitet konsumatorëve në vend.

“Janë kanalet nga e gjithë bota, por lista që [shitësit lokalë] e reklamojnë për klientët e Kosovës përbëhet nga kanale kombëtare”, shpjegon ai.

Pse është i vështirë luftimi i IPTV-ve ilegale?

Ekspertë nga EUIPO thonë se dallimi kryesor mes piraterisë IPTV dhe piraterisë në ueb është mënyra e shpërndarjes.

“IPTV ilegale funksionon përmes rrjeteve të menaxhuara, dhe shpesh imiton cilësinë e shërbimeve legale, duke e bërë më të vështirë identifikimin”, thuhet në raport. Sipas Keqekollës, luftën e bën të vështirë edhe fakti që krimi i vjedhjes së IPTV-së është kryesisht multinacional.

“Arsyeja pse është shumë e vështirë të gjurmohet është sepse serverët janë [zakonisht] me një shtet tjetër, personi i cili i merr pagesat që administron krejt këtë [IPTV] është me një shtet tjetër, dhe personi që e rishet është komplet në shtet tjetër”, thotë ai.

Megjithatë, për Keqekollën, organet e rendit kanë mundësi ndjekjeje të shitësve në Kosovë, përmes platformave ku ata reklamojnë IPTV-të.

“Pas secilit rishitës apo shitës në nivel nacional është një numër telefoni, një reklamë Facebook-u, që me disa klikime mund të verifikohet kush është ai person që është duke bërë këtë veprimtari”, thotë ai.

Policia e Kosovës nuk ka ofruar të dhëna specifike se sa raste në lidhje me IPTV-të janë trajtuar viteve të fundit, pasi thotë se bën ndarjen e të dhënave vetëm sipas veprës penale. Dhjetë raste të cenimit të së drejtës së autorit, vepra me të cilën kryesisht ndiqen rastet e shitjes së IPTV-ve ilegale, janë regjistruar që nga viti 2021, sipas Policisë./REL

iptv tiktok kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet