Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në bisedat e shkëmbyera, duket qartë që e mitura jo vetëm e njofton që është vetëm 13- vjeçare, por nuk i jep asnjë shkak për të vijuar më tej bisedën me të. Por kjo nuk e stepi aspak burrin e panjohur, i cili madje e shton dozën e ngacmimit, duke u treguar edhe më i drejtpërdrejtë.
TIRANË- Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me një vajzë 13-vjeçare dhe si pasojë e veprimeve të tij ka rënë në prangat e policisë. E gjitha do të niste në Instagram kur një vajze ende pa i mbushur 14-vjeç, do ti vinin në celular mesazhet e një personi të panjohur. Tekstet që ky person i shkruante të miturës, ishin të drejtpërdrejta dhe me përmbajtje të qartë erotike.
Në bisedat e shkëmbyera, duket qartë që e mitura jo vetëm e njofton që është vetëm 13- vjeçare, por nuk i jep asnjë shkak për të vijuar më tej bisedën me të. Por kjo nuk e stepi aspak burrin e panjohur, i cili madje e shton dozën e ngacmimit, duke u treguar edhe më i drejtpërdrejtë.
Pas kësaj, nëna e alarmuar nga çfarë ka gjetur në celular, kontakton me Piranjat, dhe së bashku vendosin të vazhdojnë komunikimin me të panjohurin, duke ia bërë disa herë të qartë se vajza është minorene. Kjo në vend që ta frenojë, duket se ia shton edhe më shumë adrenalinën Dritanit 48-vjeçar, sepse pas teksteve provokuese, ai nis t’i dërgojë 13-vjeçares foto të organit gjenital, duke i shoqëruar me tekste të njëpasnjëshme.
Më pas maniaku, kërkon ta kalojë bisedën në një tjetër nivel, prandaj kërkon një numër telefoni dhe komunikon me vajzën. Vajza me të cilën maniaku po komunikon, është Viola, bashkëpunëtorja jonë e cila nga zëri dhe fiziku ngjan vërtetë e vogël pavarësisht moshës që ka. Pasi mendon që e ka bindur përfundimisht viktimën e tij, maniaku ka lënë takim në një lokal në periferi të Tiranës, aty ku kuptohet se i ka marrë masat që bashkë me 13 vjeçaren të përfundojë në hotel. Por edhe Piranjat i kanë marrë disa masa. Agjentët e komisariatit nr. 3 në kryeqytet janë së bashku me ta, në pritje për të ndërhyrë.
Në orën 8.00, 48 vjeçari shfaqet përballë Violës.Që në momentet e para të takimit, maniaku kërkon të tregohet i kujdesshëm duke kontrolluar me sy zonën përreth, ndërkohë në zërin që herë herë i dridhet, vërejmë shenja frike.Maniaku nuk e ka aspak problem moshën e një vajze e cila supozohet të luajë ende me kukulla.
Pavarësisht se në ndryshim nga chatet dhe fotot perverse që ka dërguar, në bisedë mundohet të jetë më i matur. Ndjenjat, pasionet, dëshirat dhe eksperiencat e para për një vajzë, janë një etapë e rëndësishme e cila duhet ndarë me djem të së njëjtës grupmoshë, dhe jo me predatorë seksualë që përfitojnë nga momentet e dobësisë. Por këto gjëra, vështirë se i kupton një individ i tillë.
Maniaku 48 vjeçar tashmë i bindur se viktima ka rënë në kurth, niset drejt hotelit me qëllimin për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Por në recepsionin e hotelit Piranjat kapin mat maniakun 48 vjeçar. Jashtë godinës ndodhen agjentët e komisariatit nr.3 të kryeqytetit, të cilët falë bashkëpunimit dhe gatishmërisë së tyre bënë të mundur arrestimin e tij dhe çuarjen përpara drejtësisë.
foto nga emisioni TIRANË- Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si...
foto nga emisioni TIRANË- Në historitë me mafiozë dhe banda gangsterësh, rrëmbimi dhe futja e më të dobë...
foto nga emisioni TIRANË- Të hënën, më datë 15 shtator 2025, gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit të emisionit &l...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar në lidhej me seancën plenare t...
foto nga emisioni TIRANË- Javën e kaluar ju treguam se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte sh...
foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Detja të reja janë zbardhur lidhur me incidentin në Fushë-Krujë ku një punonj&eum...
foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se një ...
Ylli Shkalla GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar ka plagosur një turiste 25-vjeçare nga Ukraina në Kasandra të Halki...
foto ilustruese TIRANË- Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtj...
Perry Beenen dhe gruaja e tij SHQIPËRI- Perry Beenen dhe familja e tij mezi prisnin pushimet e tyre në Shqipëri. Muajin e kaluar, fami...