LIVE UPDATES
Aktualitet

INTERVISTA-Nëna e 22 vjeçares keniane: Ja dy kolegët që dinë të vërtetën pë vdekjen e Xhoit

Emily Mutua, është vajza tjetër keniane e cila ka bërë kallëzimin e parë për shoqen e humbur. Por, ajo nuk ka njoftuar menjëherë policinë sapo ka vënë re një skenë të dyshimtë në rezidencë.

15 Mars 2023, 22:47 Nga k.m.
INTERVISTA-Nëna e 22 vjeçares keniane: Ja dy kolegët që
Mamaja e Joy

Abongo akuzon drejtpërdrejtë shtetasin Rodi Barçi, 32-vjeçarin që shërbente si shofer i kazinosë. Me të riun, vajza dyshohet se ka pasur një raport intim. Sipas nënës së saj, i riu i cili është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, e përndiqte vajzën. Mjaft i dyshimte duket edhe qëndrimi i shoqes së saj Emily, për të cilën nëna Ruth dyshon se fsheh diçka.

Emily Mutua, është vajza tjetër keniane e cila ka bërë kallëzimin e parë për shoqen e humbur. Por, ajo nuk ka njoftuar menjëherë policinë sapo ka vënë re një skenë të dyshimtë në rezidencë. Ajo ka ngrënë, ka fjetur, është zgjuar dhe pastaj është kujtuar të njoftoj eprorët e kompanisë ku punonte dhe policinë. Vajzat kishin komunikuar përmes whats up deri mbrëmjen e 13 gushtit 2022, 13 orë përpara se Joice Ayoko të gjendej e sakatuar. Në mëngjes kur Emily hyn në dhomë, vëren gjëra të pazakonta. Krevati i Joyt që ishte ngjitur me të sajin ishte I rrëmujshëm, sikur dikush kishte luftuar aty.

Ushqimi i shpërndarë gjithandej. Nëse vajza ishte hedhur nga banesa për tu vetëvrarë, si ka mundësi që dritaret banesës ishin të gjitha të mbyllura.

“Kur ti qëndron me një shoqe, ti e mban fort. Si vjen në shtëpi në mëngjes, ato punonin bashkë, ndanin të njëjtën shtëpi, Ti vjen në shtëpi, dera është e hapur, e gjen rrëmujë shtëpinë dhe ti bie për të fjetur pa u shqetësuar? Krevatet e tyre ishin ngjitur,”- u shpreh Ruth Agongo, mamaja e Xhoit.

Inside Story shkoi te Flouer Residence për të parë vendngjarjen dhe për të pasur komunikime të mundshme me administratorët aty apo fqinjët e lagjes. Dera e rezidencës ishte hermetike. Qëndronte gjatë gjithë kohës e mbyllur. E pazakontë për një hotel, a hotel ku recepsioni është i hapur për të gjithë. Dera hapej sa herë kishte një bujtës që hynte apo dilte në rezidencë. E pazakontë ishte edhe mungesa e një numri telefoni në internet. Nëse ti dëshiron të rezervosh një dhomë, mund ta bësh vetëm përmes faqes së rezidencës përmes e-mailit.

Madje pas ngjarjes, kompanitë si booking.com e kanë ndërprerë bashkëpunimin me këtë rezidencë. Po ashtu rezidenca kishte instaluar kamera, të cilat nuk ishin përpara dhe gjatë ndodhjes së krimit më 13 gusht 2022. Ne i ramë disa herë ziles së derës dhe nuk na u përgjigj njeri. Mandej në një moment doli një punonjës prej derës i cili u tregua i ashpër me grupin e xhirimit. Një nga fqinjët, në të djathtë të vilës së pabanuar ku Xhoi u gjend pa ndjenja, u përgjigj se atë natë kishte dëgjuar sherr, por kaq. Ai tha se nuk donte të përzihej përderisa edhe policia nuk kishte mbërritur në kohë.

Fqinjët e tjerë nuk pranuan të prononcoheshin. Disa adoleshentë që dukeshin që ishin në dijeni thanë se vajza keniane ishte e dhunuar keq, gjysmë lakuriq dhe me tuta të shkurtra dhe kanatiere. Këto informacione, konfirmohen edhe nga ajo që kishte thënë shtetasja gjeorgjiane para oficerit të policisë gjyqësore.

Në vendngjarje ne takuam një djalë rreth të 30-ave që pretendon se ka qenë i pari që ka dhënë ndihmën. Ai ka njoftuar ambulancën e cila sipas të riut ka mbërritur 20 minuta pasi është njoftuar. Kurse policia nuk mbërriti edhe për shumë kohë pasi ishte larguar ambulanca. Në dosjen hetimore thuhej se në vendngjarje ishte gjetur një shishe alkooli dhe shiringë, prova që mund të mbështesnin pistën e vetëvrasjes. Por, çuditërisht, dëshmitari që mbërriti aty para policisë mohon ti ketë parë këto sende. I riu thotë se nuk kishte vënë re gjak, por vajza ishte e sakatuar dhe rënkonte./TopChannel

joy ayoko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet