LIVE UPDATES
Aktualitet

Inspektimet tek gazi dhe karburantet, raporti: Të ndërhyhet tek sistemi online, ka probleme

Sipas raportit nga auditimi mbi funksionalitetin e sistemit e-inspektimi u konstatua se: Në modulin e “çështjeve të inspektimit në disa raste gjatë zhvillimi të procesit inspektues, përdoruesve u shfaqen problematika mbi gjenerimin e vendndodhjes në tablet.

16 Qershor 2023, 14:27 Nga k.m.
Inspektimet tek gazi dhe karburantet, raporti: Të ndërhyhet tek
Foto ilustruese

Programi i inspektimit e-inspektimi, që zbatohet nga disa institucione në vend, jo në të gjitha rastet funksionon siç duhet. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në një auditim mbi sistemet e teknologjisë në Inspektoratin Shtetëror dhe Industrial, ka konstatuar se sistemi online ka një sërë problemesh dhe duhet të bëhet ndërhyrje për të përmirësuar performancën.

Sipas raportit nga auditimi mbi funksionalitetin e sistemit e-inspektimi u konstatua se: Në modulin e “çështjeve të inspektimit në disa raste gjatë zhvillimi të procesit inspektues, përdoruesve u shfaqen problematika mbi gjenerimin e vendndodhjes në tablet.

Po kështu në momentin kur inspektori në çështjen përkatëse e krijon si ri-inspektim ato në sistem dalin të krijuara dy here.

Raporti vlerëson se në disa raste është vërejtur se inspektorët, pasi gjenerojnë dokumentet si, Proces Verbalin, Listë Verifikimin dhe Vendimin Përfundimtar, statusi i këtyre çështjeve nuk del “Mbyllur” por vazhdon të jetë në progress.

“Gjatë procesit të inspektimit është hasur një problematikë nga inspektorët të cilët pasi mbyllin procesin e inspektimit në sistem dhe më pas u duhet të dërgojnë në format elektronik “e-mail” të dhënat përkatëse, u konstatua se ky e-mail nuk shkon në destinacionin e përcaktuar.

Kur krijohen çështjet në modulin e çështjeve dhe programimit, emri i një subjekti që përsëritet më shumë se 15 herë, nuk mund të regjistrohet në sistem. Për këtë arsye për të futur të gjithë subjektet e programuara në planin vjetor, ato regjistrohen në sistem në modulin einspektime/skeduli i çështjeve, me statusin “të programuara”.

Praktikisht plani vjetor është në letër por nuk mund të hidhet i gjithi në sistem për shkak të kësaj problematike mbi përsëritjen e të njëjtit nipt. Kjo gjë krijon probleme pasi ka kompani të cilat kanë më shumë se një degë në të gjithë vendin por kanë një nipt të vetëm. Pra praktikisht këto subjekte nuk mund të inspektohen më shumë se 15 herë për shkak të pengesës së trajtuar më lart në sistem, edhe pse kanë më shumë degë në të gjithë vendin. Tek moduli i çështjeve të inspektimit nuk shfaqen të gjitha ri inspektimet dhe kur kërkohet me arsyen ri inspektim,”- thuhet në raport.

I njëjti analizon problematika të lidhura me përcaktimet e programeve mujore, përzgjedhjet e arsyeve në rastet e skedulit të çështjeve apo shtyrjen e proceseve inspektuese.

KLSH ka rekomanduar që ISHTI l në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të analizojë dhe adresojë tek ofruesi i shërbimit të mirëmbajtjes parregullsitë, mangësitë e konstatuara nga auditimi dhe të ofrojnë zgjidhje për to me qëllim përmirësimin e performancës së funksionimit të sistemit e-inspektimi, si dhe të merren masa për shtimin e funksionaliteteve të reja në sistemin e-inspektimi sipas nevojës së përdoruesve në sistem./Monitor

klsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet