LIVE UPDATES
Aktualitet

INFOGRAFIK/ Pensioni përballë inflacionit

Pensionistët shqiptarë përballen me çmime gjithnjë e më të larta përkundrejt pensioneve që rriten zakonisht më pak se sa inflacioni. Rritja e fundit nuk sjell ndryshim në këtë tendencë, pavarësisht se kostoja totale prej 12 miliardë lekësh është e konsiderueshme.

21 Shtator 2023, 17:50 Nga Gjergj Erebara
INFOGRAFIK/ Pensioni përballë inflacionit
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare njoftoi se do të rrisë pensionet me 8.6% duke filluar nga shtatore, një rritje kjo që synon të rivendosë pensionistët në të njëjtën gjendje ekonomike si më parë, duke i kompensuar atyre rritjen e çmimeve. E megjithatë, pavarësisht se kjo lëvizje, e njohur në gjuhën teknike si “indeksim”, pra që kompenson inflacionin pa rritur të ardhurat reale të pensionistëve, pritet të ketë, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, një kosto prej 3.2 miliardë lekësh këtë vit dhe 12.1 miliardë lekë vitin 2024. Dhe për më shumë, rritja prej 8.6% ka gjasa që nuk do t'i mjaftojë pensionistit mesatar që të blejë me pensionin e tij të njëjtën sasi ushqimesh që blinte si edhe më parë. Kjo për shkak se qeveria i indekson pensionet duke marrë parasysh ecurinë e përgjithshme të inflacionit në ekonomi ndërkohë që konsumi i pensionistëve dukshëm është i përqendruar te pak mallra të cilat kanë pësuar rritje më të lartë se sa inflacioni mesatar.

 

Kështu, sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën shtator 2022-gusht 2023, inflacioni mesatar ishte 6.1%, shifër kjo më e ulët se sa rritja me 8.6%. Por brenda inflacionit të përgjithshëm, inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” ishte 11.8%. Me pak fjalë, pensionisti me pensionin e ri do të jetë në gjendje të blejë më pak mallra se sa blinte me pensionin e vjetër vitin e kaluar. Jo vetëm kaq: Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, për nga vetë emri, përfshin edhe pijet joalkoolike, të tilla si pijet freskuese. Nëse supozojmë se grupimet e varfra të popullsisë, siç janë pensionistët, heqin dorë nga këto të fundit për të përqendruar paratë që kanë vetëm te ushqimet, atëhere shohim se grupi “Ushqime” pa pijet joalkoolike, ka pësuar rritje me 12.4%. Do të thotë që me rritjen 8.6% të pensionit, pensionistët do të mund të blejnë 3.8% më pak ushqime.

Brenda grupit të ushqimeve, ushqimet për të varfrit, të tilla si buka, bulmeti, apo vajrat kanë pësuar rritje më të lartë se sa ushqimet në tërësi.

Pensionistët në Shqipëri ndahen në dy kategori të mëdha: pensionistë urbanë dhe pensionistë ruralë. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat mesatare të pensionistit të qytetit në vitin 2022 ishin 18,615 lekë në muaj ose 612 lekë në ditë ndërsa të ardhurat mesatare të pensionistit të fshatit ishin 10,888 lekë në muaj ose 358 lekë në ditë.

Pensionistët nuk kanë njohur rritje reale të të ardhurave tashmë që prej një dekade. Por skema kombëtare e pensioneve ka njohur përkeqësim të vazhdueshëm për shkak të rritjes së fortë të numrit të pensionistëve përkundrejt rritjes ekonomike të pamjaftueshme.

Marrë nga Reporter.al

gjergj erebara

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet