LIVE UPDATES
Aktualitet

Incidenti i Ramës me gazetaren Meta, Rrjeti SafeJournalists: Akt i papranueshëm dhe alarmues

Po ashtu theksohet se ky incident bën pjesë në një model shqetësohes ku Rama tregon përçmimin ndaj gazetarëve.

19 Mars 2024, 15:08 Nga I.A
Incidenti i Ramës me gazetaren Meta, Rrjeti SafeJournalists: Akt i
Rrjeti SafeJournalists

TIRANË- Rrjeti i SafeJournalists ka reaguar për incidentin e ndodhur ditën e sotme të kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta.  Me anë të një njoftimi për mediat, SafeJournalists e ka quajtur tentativën e Ramës për të prekur fytyrën e Metës si akt të paranueshëm dhe alarmues. Po ashtu theksohet se ky incident bën pjesë në një model shqetësohes ku Rama tregon përçmimin ndaj gazetarëve.

Reagimi i SafeJournalists:

Në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares Ambrozia Meta dhe tentoi në mënyrë të papërshtatshme t’i prekte faqen. Pas një takimi me drejtuesit politikë të rretheve në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama mbajti një konferencë të improvizuar për shtyp. Gjatë kësaj ngjarje, ai u mor në pyetje për një projekt investimi në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit Donald Trump. Ambrozia Meta kërkoi përgjigje për përfitimet e projektit për shqiptarët, procedurat e kontraktimit, ekzistencën e një studimi fizibiliteti dhe nëse do të zbatoheshin zbritje tatimore të ngjashme me ato për investimin në Portin e Durrësit. Refuzimi i Kryeministrit për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve me interes publik, i ndjekur nga komenti i tij nënçmues – “injoranca nuk është argument” – dhe kontakti fizik duke tentuar t’i prekte faqen, është i papranueshëm dhe alarmues.

Ky incident është pjesë e një modeli shqetësues ku Kryeministri Rama ka shfaqur përçmim ndaj gazetarëve, veçanërisht grave, që bëjnë pyetje sfiduese. Historia e tij e shmangies së pyetjeve, e shoqëruar me veprime hakmarrëse si ndalimi i gazetarëve nga konferencat e shtypit dhe kërkesa për “riedukim” nënvizon një mohim të lirisë së medias dhe integritetit gazetar (Sulm i mëparshëm ndaj Ambrozia Meta dhe Sulm ndaj Klevin Muka). Rrjeti SafeJournalists e konsideron një sjellje të tillë si një kërcënim drejtpërdrejt për parimet e transparencës dhe përgjegjësisë që mbështesin një shoqëri demokratike. Frikësimi me të cilin përballen gratë gazetare, në veçanti, jo vetëm që minon të drejtat e tyre profesionale, por gjithashtu përjetëson një kulturë frikësimi ndaj grave dhe pjesëmarrjes së tyre në hapësirën publike.

Ne kërkojmë që Kryeministri Rama të japë një kërkesë publike për falje për Znj. Meta dhe komunitetin e medias në përgjithësi. Ne insistojmë për një angazhim të respektshëm dhe konstruktiv me median, duke njohur rolin themelor që gazetarët luajnë në monitorimin e pushtetit dhe në nxitjen e diskursit publik. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë situatë, duke mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e gazetarëve. Ne i kujtojmë të gjithë palëve të interesuara se një shtyp i lirë është thelbësor për demokracinë, duke shërbyer si një monitorues për shoqërinë dhe një zë kritik për t’i mbajtur ata në pushtet përgjegjës. Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.  Rama teksa është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prek në faqe gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë.  

rrjeti safejournalists

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet