LIVE UPDATES
Aktualitet

ILD: Sistemi llogaridhënës ndaj magjistratëve funksionon

Metani u ndal në fjalën e tij në koncepte dhe praktikën e pavarësisë dhe përgjegjësisë së magjistratëve, duke përcjellë statistika nga veprimtaria 5 vjeçare e ILD-së mbi nivelin e kontrollit disiplinor ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK, GJKKO e anëtarëve të KLP.

8 Korrik 2025, 15:44 Nga r.ll
ILD: Sistemi llogaridhënës ndaj magjistratëve funksionon
artur metani

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, ku u paraqit raporti vlerësues “Pavarësia dhe llogaridhënia e Prokurorisë së Posaçme, si parakushte për performancën dhe integritetin institucional”.

Metani u ndal në fjalën e tij në koncepte dhe praktikën e pavarësisë dhe përgjegjësisë së magjistratëve, duke përcjellë statistika nga veprimtaria 5 vjeçare e ILD-së mbi nivelin e kontrollit disiplinor ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK, GJKKO e anëtarëve të KLP.

FJALA E PLOTË:

Kur shqyrtohet apo analizohet veprimtaria e një pushteti të pavarur, siç është pushteti gjyqësor, padyshim diskutimi fillon nga përcaktimi dhe rëndësia e parimit të pavarësisë së këtij pushteti. Dhe padyshim, pavarësia është një element i rëndësishëm i sundimit të ligjit dhe këtu duhet të fillojë diskutimi për çdo vlerësim që i bëhet pushtetit gjyqësor. Natyrisht pavarësia e pushtetit gjyqësor është një gjë që nuk arrihet në një ditë, është një gjë që kërkon ndjekje të vazhdueshme, është një gjë që kërkon vullnet politik dhe zhvillim të demokracisë së një vendi.

Përfundimi se nuk ka demokraci pa pushtet gjyqësor të pavarur dhe se nuk ka pushtet gjyqësor të pavarur pa demokraci, mund të duket pak zhgënjyes në pamje të parë, por kjo tregon lidhjen e fortë të sundimit të ligjit dhe demokracisë. Kjo është njëra anë e medaljes. Rrjedhoja më e rëndësishme e parimit të pavarësisë së magjistratëve është mungesa e përgjegjësisë për vendimet që japin, sipas bindjes së tyre të mbështetur në ligj. Megjithatë pasojat e pushtetit për vlerësimin që shoqëria i jep magjistratëve është e tillë, që duhet të ketë përgjegjësi, përfshirë edhe largimin nga detyra në rast të shkeljeve që justifikojnë këtë veprim. Kjo sepse pavarësia nuk është privilegj, por është përgjegjësi! Në këtë kuptim duhet të ekzistojë një proces i vazhdueshëm i pavarësisë dhe llogaridhënies. Këto procese duhet të karakterizohen nga veprimi dhe kundër reagimi në të njëjtën kohë. Sa më shumë kompetenca të zotërojë pushteti gjyqësor, aq më të larta do të jenë kërkesat për llogaridhënie. Për këtë qëllim është e rëndësishme që organet e qeverisjes së gjyqësorit të kenë qasje aktive ndaj sistemit llogaridhënës të magjistrave, duke aplikuar qasje të reja, të cilat konsistojnë në aplikimin në mënyrë të kombinuar të standardeve të përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë së tyre. Kur i referohemi konceptit të përgjegjshmërisë së magjistratëve duhet të mbajmë në konsideratë faktin se ky koncept është i ndryshëm nga ai i përgjegjësisë së tyre, koncepte këto që lidhen bashkë, dhe të dyja bashkë përbëjnë atë që quhet sistemi llogaridhënës i magjistratëve. Standarti i përgjegjshmërisë përfshin rekrutimin apo përzgjedhjen e magjistratëve mbi bazën e meritave, kualifikimin profesional të tyre, palëvizshmërinë nga detyra, pavarësinë substanciale, pavarësinë strukturore dhe financiare, imunitetin dhe integritetin fizik, ushtrimin dhe kontrollin nga gjykatat më të larta, në bazë të parimeve të pavarësisë së brendshme të magjistratëve dhe joformal ndërmjet jurisprudencës ndërkombëtare dhe doktrinës juridike dhe krijimin e një sistemi etik dhe profesional të punës së magjistratëve.

Në rast se këto mjete nuk rezultojnë efektive, atëherë në raste përjashtimore, si dhe në varësi të rrethanave të caktuara aplikohen masa që kanë të bëjnë me sistemin e përgjegjësisë së magjistratëve dhe që lidhen me përgjegjësinë penale, civile, apo disiplinore të tyre. Në këtë kuptim, magjistratët mund të ndiqen penalisht sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale dhe konkretisht SPAK, i cili heton veprat penale në fushën e korrupsionit ka pasur disa raste objekt të hetimit të tij disa magjistratë. Së dyti magjistrati nuk ka përgjegjësi civile për shkak të ushtrimit të funksionit përveç rastit kur ka treguar pakujdesi të rëndë. Dhe së treti magjistratët e të gjitha niveleve, anëtarët e këshillave, Prokurori i Përgjithshëm, si dhe anëtarët e gjykatës së lartë mbajnë përgjegjësi disiplinore në rast të ushtrimit të detyrës apo jashtë saj, ndërmarrin veprime që përbëjnë shkelje disiplinore, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Duke pasur parasysh këto parametra dhe këto standarde do doja t’ju prezantoj disa shifra, jo sepse shifrat përbëjnë standard, por shifrat tregojnë trend të funksionimit të mekanizmit llogaridhënës të punës së magjistratë dhe në rastin konkret të SPAK. Shifrat përbëjnë trajtimin e ankesave në të gjithë nivelin, apo të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për kontrollin e punës së SPAK.

Për periudhën 2020-korrik 2025, pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë depozituar 128 ankesa ndaj magjistratëve të SPAK, për të cilat rezulton se janë trajtuar 92 ankesa dhe janë në proces 36 ankesa. Ligji parashikon, që nëse ankuesi nuk bie dakord me vendimmarrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka të drejtë ta ankimojë vendimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për të njëjtën periudhë për 92 vendimmarrje të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë ushtruar 5 ankime dhe ky komision përkatës i këshillit ka vendosur lënien në fuqi të vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Për Shkallën e Parë të GJKKO, të gjithës kohës 2020-korrik 2025 pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë depozituar gjithsej 53 ankesa, për të cilat rezulton se janë trajtuar 42 ankesa dhe janë në proces 11 ankesa. Në të njëjtën mënyrë ndaj vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë ushtruar 3 ankime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në të tre rastet Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka konfirmuar vendimmarrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Për periudhën 2020-korrik 2005, për Gjykatën e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë depozituar 55 ankesa, janë trajtuar 49 dhe janë në proces 6. Në të njëjtën mënyrë janë ankimuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy vendimmarrje të Inspektorit të lartë të Drejtësisë dhe në të dyja rastet është lënë në fuqi vendimmarrja e inspektorit të lartë të Drejtësisë. Për periudhën 2020-korrik 2025 pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë depozituar 174 ankesa për anëtarët e Gjykatës së Lartë, për të cilat rezulton se janë trajtuar 112 ankesa dhe janë në proces 62. Të gjitha këto, po përfshij edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë që e kemi këtu, për këtë periudhë janë depozituar pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë 7 ankesa për anëtarë të KLP dhe janë trajtuar 4 dhe 3 ankesa janë në proces.

Dua të sjell në vëmendje këtu, se edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i drejtësisë ka pasur dy procedura hetimore, të cilat kanë përfunduar për shkak se provat ishin të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore.

Të gjitha këto tregojnë në këndvështrimin tim, se sistemi i llogaridhënies funksionon dhe kjo është besoj një nga standardet e arritura këto 5 vite. Ky sistem funksionon dhe çdo magjistrat, përfshirë dhe prokurorët e SPAK, përfshirë dhe gjyqtarët e gjykatave për krimin e organizuar dhe korrupsionin apo dhe gjykata të tjera, e ndjejnë që sistemi llogaridhënës është aty, çdo ankesë ndaj tyre trajtohet në përputhje me standardet, duke ruajtur balancën e drejtë midis interesit publik për të parë se si e administron drejtësinë një prokuror apo një gjyqtar, e padyshim duke e balancuar këtë, me atë që thamë që në fillim, pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Besoj se trendi është pozitiv.

artur meta ild


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës