LIVE UPDATES
Aktualitet

IKMT prish strukturat e bujtinave mes të sezonit, banorët e Thethit: Do ti mbyllim fare nëse nuk ndalen prishjet

Në një peticion, drejtuar institucioneve dhe vetë Ramës, banorët kanë kërkuar dialog urgjent, për shkak se IKMT, ka nisur prishjen e strukturave në zonat private.

8 Korrik 2025, 21:58 Nga I.A

IKMT prish strukturat e bujtinave mes të sezonit, banorët e Thethit:

THETH- Banorët e Thethit kanë kërcënuar me mbylljen e dyerve të bizneseve në mes të sezonit veror, pasi Rama urdhëroi prishjen e strukturave të ngritura pa leje. Në një peticion, drejtuar institucioneve dhe vetë Ramës, banorët kanë kërkuar dialog urgjent, për shkak se IKMT, ka nisur prishjen e strukturave në zonat private.

Teksa banorët kanë kërkuar pezullimin e aksionit të IKMT-së, kamë deklaruar se nëse kjo nuk ndodh, atëhere do të ndëmarrin masa ekstreme deri në mbylljen e bujtinave komplet.

Më poshtë peticioni i banorëve të Thethit:

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Institucioneve të tjera përkatëse

Kërkesë për dialog urgjent me përfaqësues të komunitetit të Thethit lidhur me veprimet e fundit të IKMT-së në pronat private

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore,

Ne, banorët e fshatit Theth, në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, të shqetësuar thellësisht nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në territorin tonë, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë duke shembur ndërtesa në prona private të banorëve, ju drejtohemi me këtë peticion për të kërkuar:

1. Pezullimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve të mëtejshme nga IKMT në territorin e Thethit, derisa të zhvillohet një proces transparent dhe i drejtë verifikimi.
2. Organizimin e një tryeze urgjente dialogu në vetë zonën e Thethit, me praninë e përfaqësuesve të Bashkisë Shkodër, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Vendor, përfaqësues të IKMT-së dhe përfaqësues të komunitetit vendor.

Ne nuk jemi kundër shtetit ligjor, përkundrazi, kërkojmë zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Por mënyra si është vepruar, pa një komunikim paraprak me komunitetin, pa transparencë dhe në kulmin e sezonit turistik, përbën jo vetëm një goditje ekonomike për dhjetëra familje që mbajnë gjallë jetën në këtë zonë të thellë malore, por edhe një padrejtësi e thellë institucionale që cenon dinjitetin tonë si qytetarë.

Në rast të mungesës së reagimit institucional brenda një afati të arsyeshëm, ne si komunitet rezervojmë të drejtën për të marrë masa ekstreme, përfshirë mbylljen e dyerve të bujtinave dhe pezullimin e ofrimit të shërbimeve për turistët, si formë proteste dhe mbrojtjeje të të drejtave tona, derisa të kemi një përgjigje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përkatëse.

Në pritje të një përgjigjeje të shpejtë dhe serioze nga ana juaj. 

IKMT prish strukturat e bujtinave mes të sezonit, banorët e Thethit:

banoret e thethit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale