LIVE UPDATES
Aktualitet

Ikja pa kthim/ 604 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së në 20 vjet, vetëm në 2022-n u rritën 55%

Numri më i lartë i shtetësive të dhëna ishte në 2016, me 67 mijë, i ndjekur nga 2017-a, me 59 mijë. Më pas u shënua një tendencë e qëndrueshme në rënie, deri në vitin 2022, kur pasaportat e dhëna për shtetasit shqiptarë nga shtetet e BE-së u rritën sërish.

1 Mars 2024, 07:31 Nga N.F
Ikja pa kthim/ 604 mijë shqiptarë kanë marrë
Grafik

SHQIPËRI- Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton shifrat nga viti 2002 dhe i ka përditësuar edhe për vitin 2022. Numri më i lartë i shtetësive të dhëna ishte në 2016, me 67 mijë, i ndjekur nga 2017-a, me 59 mijë. Më pas u shënua një tendencë e qëndrueshme në rënie, deri në vitin 2022, kur pasaportat e dhëna për shtetasit shqiptarë nga shtetet e BE-së u rritën sërish.

Rritja e tyre përkon me valën e re të emigracionit që ka përfshirë vendin vitet e fundit, duke u kthyer në një shqetësim real për ekonominë vendase, si në tregun e punës ashtu dhe për tendencën e konsumit. Shtetasit shqiptarë që kanë një pasaportë bëjnë rreth 22% të popullsisë që raportohet se jeton sot në Shqipëri, që është 2.76 milionë banorë, (INSTAT nuk i ka publikuar ende të dhënat e Censit të ri).

Në 2022, shtetësitë u rritën me 55%, kryeson Italia

Vetëm në vitin 2022, sipas Eurostat, janë 50 mijë shqiptarë që kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së, duke u renditur të tretin në Europë, pas marokenëve dhe sirianëve.
Italia është shteti kryesor që ka pajisur me shtetësi shtetasit shqiptarë në vitin 2022, duke përbërë 75.8 për qind, e ndjekur nga Greqia, me 19.2 për qind, Suedia (1.2%) dhe Belgjika (0.9%). Krahasuar me vitin 2021, numri i shtetësive të dhëna për shqiptarët është rritur me 17 900 persona, ose 55 %. Për marokenët me 26 500 shtetësi, (ose 31 %), rumunë (nga 9 100 persona, ose 32 %), sirianët (nga 6 400 persona, ose 8 %) dhe turq (nga 3 700 persona, ose 15 %).

Numri i përgjithshëm i marrjes së shtetësisë gjithashtu u rrit ndjeshëm në vitin 2022 për ukrainasit (me 8 300 persona, ose 40 %) indianët (me 7 900 persona, ose 49 %), argjentinasit (me 7 100 persona, ose 97 %) dhe moldavët ( me 6 300 persona, ose 42 %), ndërsa është ulur ndjeshëm për qytetarët britanikë (me 2 900 persona, ose 31 %). Në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, në tridhjetë grupet kryesore të shtetësisë së mëparshme, argjentinasit dhe egjiptianët zëvendësuan shtetasit serbë dhe britanikë.

Gati 1 milionë njerëz morën shtetësinë në BE gjatë vitit 2022
989 mijë persona morën shtetësinë në një vend të Bashkimit Europian ku jetonin, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2021. Shumica e shtetësive të reja (në shifra absolute) janë dhënë nga Italia (213 700; 22% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja (181 800; 18% e totalit të BE-së) dhe Gjermania (166 600; 17%).

Rritjet më të mëdha për numrin e shtetësive dhënë rezidentëve joshtetas në vitin 2022 krahasuar me vitin pararendës u regjistruan në Itali (+92 200), Spanjë (+37 600) dhe Gjermani (+36 600). Nga ana tjetër shkalla më e ulët u vu re në Francë (-15 900), Holandë (-9 300) dhe Portugali (-3 700). Të dhënat tregojnë se 87% e të gjithë atyre që kanë marrë nënshtetësinë e vendit të BE-së ku kanë jetuar ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së.
Qytetarët e një shteti tjetër të BE-së nga vendi i banimit përbënin 12%. Ndërsa pjesa tjetër që kishin një shtetësi të mëparshme të panjohur ose ishin pa shtetësi përbënin masën e 1 për qind dhe 0.7 për qind përkatësisht.

Në vitin 2022, shtetasit marokenë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të BE-së, me gjithsej 112 700 status të shtetësisë së dhënë. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit sirianë me 90 400 shtetësi, të ndjekur nga shqiptarët me 50 300 shtetësi. Rumania regjistroi shkallën më të lartë të natyralizimit* në vitin 2022 midis vendeve të BE-së, me 26.8 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo-shtetas. Suedia ishte 10.6, e ndjekur nga Holanda me 4.4 dhe Italia me 4.2.

Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në Letoni dhe Estoni (të dyja 0,4), Austri dhe Bullgari (të dyja 0,7) dhe Maltë dhe Çeki (të dyja 0,8).

Marrë nga Monitor

emigracion shqiptar be shtetesi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet