E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Dyshohet se këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën "Loni Ligori", në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari.
TIRANË-Arnold Arapaj dhe Agim Drishti janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi vodhën me dhunë një 18-vjeçar në Tiranë. Dyshohet se këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën "Loni Ligori", në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.
NJOFTIMI I POLICISË:
I vodhën me dhunë varësen e floririt dhe celularin një shtetasi, si dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur me forcë në automjet, për disa orë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Policisë, identifikohen 3 autorët e dyshuar. 2 prej tyre u kapën dhe u vunë në pranga, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, si dhe e kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 18-vjeçar, duke i hequr lirinë për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën "Loni Ligori", në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shqiptari dhe gazetari britanik TIRANË- Mediat britanike i janë rikthyer sërish çështjes së klandestinëve shqipta...
Paraburgimi BRITANI E MADHE- Tre hetime kanë nisur pas vdekjes së një të arrestuari 37-vjeçar shqiptar nga emigracioni, tha...
Ndeshja TIRANË-Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipër...
Policia TIRANË- Arjan Ballcaj, ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të përfitonte 200 mijë Euro nga n...
Viktima TIRANË- Dosja për vrasjen e Maringlen Gjonajt do të kalojë për gjykim. 31-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit ...
Rama dhe Sunak BRITANI E MADHE- 37 mikrobusë dhe automjete elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria britanike me nj...
Moti TIRANË- Do të vijojnë masat polare ndikim e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm t&eu...
Sibora Gagani SPANJË- Sibora Gagani, e reja shqiptare u vra nga i dashuri i saj rreth 9 vite më parë. Ajo ishte vetëm 22-vjeç ku...
Erin McKee SHBA- Ndihmës-administratorja e Agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, zonja Erin McKee thotë n&e...
Porti i Durrësit DURRËS- Këtë mbrëmje rreth orës 22:00 do të rikthehet lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit d...