LIVE UPDATES
Aktualitet

I uli 2 vite burg të dënuarit përjetë Arben Grori, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Taulant Tafa

Lindida Ziguri tha se Tafa kishte kryer një sërë shkeljesh në marrjen e vendimit dhe kishte neglizhuar e shtrembëruar faktet.

7 Korrik 2022, 17:59 Nga k.m.
I uli 2 vite burg të dënuarit përjetë Arben Grori, ILD
Pamje nga mbledhja e sotme

Këshilli i Lartë Gjyqësorë dëgjoi të enjten konkluzionet përfundimtare të palëve në çështjen që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka ngritur kundër gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit Taulant Tafa. Tafa është proceduar nga ILD për vendimin që i uli 720 ditë dënimi Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Në fjalën e saj përfaqësuesja e ILD-së Lindida Ziguri tha se Tafa kishte kryer një sërë shkeljesh në marrjen e vendimit dhe kishte neglizhuar e shtrembëruar faktet. Ajo tha se vendimi ishte “shkelje shumë e rëndë, që diskrediton rëndë figurën e magjistratit”.

Pasi bëri një pasqyrë të shkeljeve të gjetura në vendim Ziguri i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësorë që të merrte ndaj Tafës masën e shkarkimit nga detyra. “Vlerësohet se ndaj magjistratit duhet të jepet masa shkarkim nga detyra”, tha Ziguri.

Vetë Tafa po ashtu i pranishëm në seancë tha se nuk kishte konkluzione përfundimtare për të paraqitur. Ai tha se u qëndronte “tërësisht atyre që kam parashtruar në seancë dëgjimore”. Tafa megjithatë u duk se pranoi që vendimi kishte probleme. Ai i tha Këshillit që kërkonte të rrëzohej kërkesa e ILD për shkarkim dhe “të caktohet një masë disiplinore më e lehtë në varësi të shkeljes siç kam pranuar në qëndrimin tim”.

Gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Taulant Tafa është i katërti magjistrat që rrezikon të humbasë statusin e tij për shkelje të ligjeve që kanë të bëjnë me lirimin me kusht apo uljet e dënimit.  Tafa akuzohet se ka favorizuar në mënyrë të paligjshme Arben Grorin, duke pranuar kërkesën e tij për uljen e dënimit me 720 ditë. Grori është fajtor për vrasjen në Itali në Naim Zyberit në vitin 1997, në bashkëpunim me Gerd Gjinerarin, lirimi me kusht i të cilit çoi në shkarkimin nga KLGJ të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo. Sipas ILD-së, Tafa ka zbatuar në këtë rast një standard të ndryshëm nga vendimet e tij të mëparshme për çështje të ngjashme./BIRN

taulant tafa arben grori

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë