Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
41-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.
DURRËS- Një 41-vjeçar gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, u arrestua sot në Portin e Durrësit pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri. Mësohet se 41-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
NJOFTIMI:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri, vihet në pranga 41-vjeçari nga Gjermania. 41-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe verifikimet, me qëllim ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga porti i Durrësit. Si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W., 41 vjeç, banues në Gjermani.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. Pasaporta që paraqiti ky shtetas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Gjermani.
Anija DURRËS- Drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, Jim Puckett, ka folur për anijen me 102 kontejnerë që ësht&...
Granit Gjana TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish nën kryetarin e Bashkisë Kukës G...
Foto ilustruese KUKËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar sot se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjyka...
Foto ilustruese ITALIA- Një 59-vjeçare shqiptare, shqiptare banuese në Pontedera të Italisë, u largua nga banesa dit&e...
Foto nga vendi i ngjarjes LEZHA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aksidentin e mbrëmjes së shkuar të ndodhur në ...
Foto ilustruese DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dhënë vendimin për sekuestrimin e kontejnerëve që dyshohen me mbet...
Foto nga vendi i ngjarjes ITALIA- Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në aksident në zonën ...
Foto nga vendi i ngjarjes POGRADEC- Një bar kafe internet është përfshihet nga flakët mbrëmjen e kaluar në Pogradec...
Anija DURRËS- Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale toksike që dyshohet se përmbajnë lëndë të dë...
Foto ilustruese TIRANA- Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua p&eu...