Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një njoftimi, ata kanë bërë me dije se janë ndaluar tre persona dy rusë dhe një ukrainas.
GRAMSH- Policia ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm në uzinën ushtarake të Gramshit. Me anë të një njoftimi, ata kanë bërë me dije se janë ndaluar tre persona dy rusë dhe një ukrainas. Po ashtu nga policia bëhet me dije se është sekuestruar dhe një makinë tip “Chevrolet” me të cilën lëviznin personat e huaj.
Njoftimi i Policisë:
Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, është njoftuar se ne afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake. Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij. Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj Për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Tedi Blushi TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me sulmin e sotëm nga dy rusë dhe një ukrainase në uzinën ...
SHISH TIRANË- Shërbimi Informativ i Shtetit do të marrë pjesë në marrjen në pyetje të dy rusëve dhe ukrai...
GRAMSH- Dy ushtarët shqiptarë që u plagosën sot në Uzinën e Armëve në Gramsh nga dy shtetas rusë dhe një ukr...
Ministria e Mbrojtjes TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas sulmit në Uzinën ushtarake të Gramshit. Me anë të nj&...
Ushtaret e plagosur TIRANË- Fotoja e mësipërme është e ushtarëve të plagosur në uzinën e Gramshit nga dy ...
Foto ilustruese GREQI- Policia greke është vënë në ndjekje të një grupi hajdutësh që drejtohen nga shqiptari m...
GRAMSH- Detaje janë zbardhur nga sulmi i sotëm në uzinën e Gramshit. Mësohet se rusët prej dy ditësh ruanin uzinë...
Foto ilustruese GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e armëve në Gramsh e cila njihet ...
SPANJË- Një operacion kundër trafikut të drogës nga Garda Civile që do të zhvillohej në pika t&eum...
Emigrantët në brigjet britanike BRITANI- Emigrantët shqiptarë që kalojnë në mënyrë të paligjshme n&e...