LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Zbardhet dëshmia e jordanezit për autorët e dyshuar: Pashë disa persona të veshur si në filma

Në kushte të tilla drejtuesi i mjetit, thotë se i ndjerë i frikësuar, mendimi i parë që i shkoi nëpër mend ishte të largohej menjëherë nga ai pozicion ku kishte ndaluar me makinën e tij. Ai tregon se pavarësish se lëvizi nga aty, frika e shoqëroi edhe më pas. Pasi në një moment mjeti tip ‘Golf’ I zi, iu vu nga pas.

17 Prill 2024, 21:18 Nga r.ll
Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Zbardhet dëshmia e jordanezit për
gentjan bejtja

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash pranë banesës së tij pak javë më parë.

Pjesë nga dokumentari:

Por dëshmia më me interes për grupin hetues në lidhje me atentatin, është ajo e një shtetasi të huaj me banim në Shqipëri, i cili gjatë orës ku ndodhi krimi, ka mundur të shikojë persona të dyshimtë të maskuar në rrugë. “Gjatë fazës së hetimeve, janë administruar dëshmi të familjarëve të viktimës si edhe të dëshmitarëve okularë. Ndër të cilët edhe shtetasi J. L, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë i cili ndër të tjera ka deklaruar se: ‘Më datë 15 Mars 2024, rreth orës 16:30, ka qenë duke udhëtuar nga ura e Gjoles në drejtim të fabrikës së ‘Çimentos’ Fushë-Krujë duke ndjekur itinerarin: Ura e Gjoles-North Park më pas rrugën dytësore përmes fshatit Hasan që të nxjerr tek karburant ‘K…..’ në aksin kryesor Fushë Krujë-Thumanë”, thuhet në dosje.

 Pikërisht në këtë aks rrugor ai thotë se ka parë të ndaluar në rrugë, dy makina. Midis tyre edhe një ‘Golf’ të zi, ku ajo që dallohej ishte se ky automjet nuk kishte targa në pjesën e pasme të tij. Ndërkohë që në këmbë pranë mjeteve, midis tyre edhe një motor katër rrotësh, qëndronin tre persona me kapuç të zi në kokë. Ndërsa dy të tjerë ndodheshin në mjetin ‘Golf’ të zi. “Sapo kalova kryqëzimin e rrugës dytësore, në rrugën që të nxjerr te karburant ‘K….’, përpara automjetit tim unë pashë dy motorë katër rrotësh, një automjet ‘Golf’ të zi, model 5 ose 6 tip i ri, pa targa në pjesën e pasme si dhe një automjet tjetěr me ngjyrë gri, që targën nuk ia fiksova dot”, ka deklaruar ai.

Më tej në dëshminë e tij, dëshmitari okular, tregoi se në këmbë përpara këtyre mjeteve qëndronin edhe tre persona, të cilët ishin të mbathur me veshje jo normale për përditshmërinë. Gjë që atij i bëri përshtypje dhe i dha mundësinë ti dokumentojë si imazhe. Një skenë që për të dukej më shumë si një skenë xhirimi filmi, se sa një mendim se këta njerëz ishin këtu si personazhe të një ngjarje kriminale që kishte ndodhur vetëm pak minuta më herët, jo shumë larg vendit ku ai i pa. “Ajo që konstatova më tej është se në afërsi të këtyre automjeteve dhe motorëve ndodheshin tre persona që qëndronin në këmbë. Ndërsa dy të tjerë, shoferi dhe pasagjeri i përparmë, ndodheshin në mjetin tip ‘Golf’ të zi. Ajo që munda të dalloj me tej është se të tre personat që qëndronin në këmbë në rrugë pranë motorëve, kishin kapuçin e xhupave në kokë, dhe nuk i kanë hequr për asnjë moment. Dhe ata po qëndronin pothuaj ngjitur me mjetin tip ‘Golf’ dhe po flisnin me njëri tjetrin”, ka deklaruar ai.

Në kushte të tilla drejtuesi i mjetit, thotë se i ndjerë i frikësuar, mendimi i parë që i shkoi nëpër mend ishte të largohej menjëherë nga ai pozicion ku kishte ndaluar me makinën e tij. Ai tregon se pavarësish se lëvizi nga aty, frika e shoqëroi edhe më pas. Pasi në një moment mjeti tip ‘Golf’ I zi, iu vu nga pas. Ose ashtu ai pati ndjesinë në atë moment, se po e ndiqnin.

“Në këtë situatë unë u ndjeva i frikësuar, dhe vendosa t’i kaloj anash mjeteve të dyshimta që kishin ndalur në rrugë. Por vetëm pasi lëviza rreth 100 metra, para se të dilja në rrugën kryesore, unë vura re pas meje mjetin tip ‘Golf’ të Zi, që po ma bënte me drita. Dhe që po kërkonte ti hapja rrugën dhe të kaloja përpara. Kjo ishte hera e fundit që e pashë mjetin ‘Golf’ të zi. Pasi ndërsa më parakaloi, ky mjet shtoi shpejtësinë deri në kryqëzimin e aksit kryesor rrugor Fushë Krujë-Laç dhe më pas u kthye djathtas në drejtim të Fushë-Krujës”, shton më tej.

Do të ishte kjo dëshmi dhe pamjet filmike të siguruara në itinerarin ku mendohet se lëvizën vrasësit e Gentjan Bejtjas, pasdrekën e datës 15 mars 2024, ku krahas automjetit ‘Land Rover Discovery’, pranë fshatit ku u dogj kjo makinë, u pa të lëvizte edhe një ‘Golf’ i zi, që përkonte me atë të deklaruar nga dëshmitari okular, që çuan grupin hetues në ndjekjen e këtij automjeti.  Dhe lëvizjet që kjo makinë kishte kryer gjatë këtij intervali kohor. Ku vetëm disa ditë pas krimit, grupet e vëzhgimit të policisë, mundën të ndalojnë pronarin e këtij automjeti, që siç thamë ishte Edison Haxhiu, i cili u shoqërua në polici, ndërsa po lante makinën e tij pranë një qendre tregtare në Tiranë. E njëjta makinë thuhet se u pa të lëvizte pranë automjetit të djegur nga autorët, në fshatin Hasan të Fushë-Krujës.

“Falë metodave speciale të hetimit u bë e mundur që rreth orës 21:20, të datës 19 Mars 2024, të ndalohej shtetasi Edison Haxhiu. I cili në këtë moment u konstatua në ambientet e një lavazhi automjetesh pranë një qendre tregtare, teksa po lante automjetin e markës ‘Wolsvagen Golf’ me ngjyrë të zezë me targa AB 960 GG”, thuhet në dosje. Gjatë kontrollit në banesën e Edison Haxhiut, por edhe të Ilir Beqaraj që mban edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, policia mundi të gjejë edhe një arsenal armësh si edhe një sërë dokumentesh me siguri të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Beqaraj që mban edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, në një nga komplekset luksoze në Tiranë, u gjetën; Një pistoletë ‘Walther’ me tetë fishekë; një armë gjahu ‘Benelli’; një brez me 29  fishekë armësh zjarri; 5 pajisje si ato radio marrëse-dhënëse me mbishkrim ‘Midland XT’ 70, një pasaportë lëshuar nga Republika e Kosovës në emër të shtetasit B.A, e dyshuar e falsifikuar; një kartë identiteti e Republikës së Kosovës në emër të shtetasit B. A, e dyshuar e falsifikuar; 2 celularë të markave Iphone dhe një i markës Samsung etj”, sqaronte policia.

Po ndërsa ndaj Ilir Beqaraj, rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe falsifikimit të dokumenteve, akuza ndaj Edison Haxhiut, nëse vërtetohet është edhe më e rëndë. Ai mendohet se ka siguruar kushtet si edhe mjetet për të kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas, më datë 15 Mars 2024, në oborrin e banesës së këtij të fundit në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.

“Trupi Gjykues çmoi si të ligjshëm masën e ‘arrestit me burg’ ndaj shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi alias Mançellari, të arrestuar në flagrancë i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit’, si edhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ si edhe vleftësimin e ligjshëm të ndalimit ndaj shtetasit Edison Haxhiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ ndaj tij”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Marrë nga Balkan Web. 

gentjan bejtja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet