Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
Prokurorët kanë zbuluar se kjo bisedë për shkatërrimin e ADN-së së Rrajës është bërë në komunikimet që ka pasur grupi kriminal në aplikacionin ‘SKY’.
TIRANË- ADN-ja e Redjan Rrajës, do shkatërrohej në laboratorin e Policisë Shkencore e për këtë do të paguheshin 300 mijë euro. 'Reporttv' raporton se, Plarent Dervishaj i cili akuzohet si organizatori i atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, do të bënte pagesën prej 300 mijë eurosh. Sipas SPAK, kjo gjë do të bëhej për ti lehtësuar Rrajës pozitën në gjykatë. Prokurorët kanë zbuluar se kjo bisedë për shkatërrimin e ADN-së së Rrajës është bërë në komunikimet që ka pasur grupi kriminal në aplikacionin ‘SKY’.
Shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës u gjetën në një palë syze të cilat ndodheshin në makinën e autorëve.
Një ditë më parë u kërkua nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) burgim i përjetshëm për Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe i dyshuar si ekzekutor. Ndërkohë, për të njëjtën çështje, për Artiol Halilajn, agjentët e SPAK kanë kërkuar 35 vite burg. Halilaj, sipas SPAK, është personi që mori me makinë Redjan Rrajën pas atentatit.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. I qëndroj deklarimeve që kam dhënë gjatë hetimit, ndaj nuk dua të pyetem nga prokurori,”- ka thënë Rraja.
Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?
Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al
Prizren, Kosovë Në prill 2023, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 39 mijë e 039, prej tyre 45.68% ishin vendas dhe 54.3...
Fredi Beleri TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Togat e zeza të përfaq...
Policia SHKODËR- Arrestohet me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari Armand Dani (Isai), i dënuar nga autoritet italiane, me mbi 14 vjet bur...
Policia SHKODËR-Në nisje të sezonit veror, rikthehen edhe sherret për tokat e shezlonget në bregdetet. Sipas Policisë, disa p...
Policia TIRANË- Detaje të reja rreth vendosjes së tritolit ndaj biznesit të pronarit italian, Roberto del Gaido në Tiranë. 16...
Nena dhe vajza VLORË- Panoramë e trishtë është ajo që ndodhi sot në Vlorë, aty ku do shembet një objekt 2-kat&...
TIRANË- Ndodh sërish në Maturën Shtetërore. Edhe pse u vendosën rregulla strikte, teza e provimit të gjuhës së hu...
Grerëza kineze po kërcënon masivin më të madh të gështenjës në vendin tonë në zonën e Tropojë...
Vendi i ngjarjes TIRANË- Edmond Arapi vendosi që t'i shpërthejë me tritol fasonerinë shtetasit italian, pasi ky i fundit i ki...
Policia TIRANË-I mituri i cili vendosi lëndën plasëse në fasonerinë në Fresk, ka dhënë dëshminë para...