LIVE UPDATES
Aktualitet

"Sky ECC" çmonton rrjetin e trafikut të drogës/ Arrestohen 4 persona në Greqi, mes tyre një ish-oficer që kishte bashkëpunuar me një kriminel shqiptar

Në orët e para të ditës së djeshme u organizua një operacion policor për gjetjen dhe arrestimin e gjashtë anëtarëve të organizatave kriminale, nga të cilët u gjetën katër dhe dy janë në kërkim, dhe njëkohësisht u kryen kontrolle ligjore në banesa dhe kontrolle automjetesh.

28 Qershor 2025, 09:12 Nga r.ll
"Sky ECC" çmonton rrjetin e trafikut të drogës/
foto ilustruese

GREQI- Një oficer në pension i policisë greke dhe tre persona të tjerë janë arrestuar për përfshirjen e tyre në rrjetet kriminale të trafikut të drogës. Rasti u zbulua, kur Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion në lidhje me një oficer policie të korruptuar i cili zhvillonte takime me eksponentë të krimit të organizuar, duke i informuar ata për metodat para-marrjes në pyetje të autoriteteve të sigurisë, si dhe masat paraprake, me qëllimin për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tyre, në këmbim të një shpërblimi.

Pas identifikimit, u bë me dije se bëhej fjalë për një oficer policie 56-vjeçar në pension, për të cilin janë ngritur çështje penale për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, vjedhje të rëndë, grabitje dhe shpërdorim detyre.  Oficeri i lartpërmendur doli në pension me gradën Nënkolonel A në dhjetor 2024 dhe deri atëherë kishte shërbyer në Shërbimet e Sigurisë së Atikës Perëndimore dhe më pas në rojen e GADA-s, shkruajnë mediat greke. 

Siç informoi Europol, Zyrën e Punëve të Brendshme në Greqi, biseda specifike të koduara në aplikacionin SkyECC zbuluan detaje mbi rastin aktual nën hetim. Aplikacioni SkyECC përdorej kryesisht nga anëtarë të organizatave kriminale në të gjithë botën, aktiviteti kryesor i të cilave ishte trafikimi i drogës. Aplikacioni SkyECC u ofrohej palëve të interesuara kundrejt një pagese dhe kompania modifikonte pajisjet telefonike, duke e instaluar aplikacionin në to.

Për këtë arsye, autoritetet policore dhe gjyqësore të Francës, Holandës dhe Belgjikës, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, ngritën një Ekip të Përbashkët Hetimi (JIT), me emrin e koduar "OTF Limit" kundër SkyECC dhe arritën të fitojnë akses në bisedat e koduara që ishin shkëmbyer përmes aplikacionit.

Kështu nga përmbajtjen e bisedave të përdoruesve të SkyECC, u verifikua ekzistenca e dy rrjeteve kriminale transnacionale të trafikimit të drogës, anëtar i të cilave ishte oficeri i atëhershëm i Policisë, kryesisht në vitet 2020 dhe 2021. Gjithashtu nga bisedat u bë e mundur që autoritetet të identifikonin disa nga pronarët e vërtetë të kodeve specifike PIN të aplikacionit "SkyECC", të cilët janë anëtarët e mbetur të organizatave kriminale.

Lidhur me individët e akuzuar, nga komunikimet (mesazhe me shkrim dhe audio, shkëmbim fotosh) përmes aplikacionit online "SkyECC", dolën indikacione të forta për përfshirjen e tyre, me role të rëndësishme, në rrjete transnacionale për furnizimin dhe ruajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (kanabis dhe kokainë), me qëllim përfundimtar trafikimin e tyre në territorin grek, si dhe blerjet dhe shitjet e paligjshme të armëve të zjarrit (pistoleta dhe pushkë luftarake).

Nga bisedat në "SKyECC" doli në pah pjesëmarrja aktive e oficerit në pension, në rrjetin kriminal transnacional të trafikut të drogës të udhëhequr nga 37-vjeçari shqiptar, Mario Diamanti i cili u vra në nëntor të 2021 jashtë një stacioni benzine që ai zotëronte, në Nisë.

Oficeri i policisë kishte ndërmjetësuar gjithashtu për blerjen dhe shitjen e paligjshme të kallashnikovëve nga një person i panjohur për kriminelin shqiptar. Në të njëjtën kohë, ishte zbuluar pjesëmarrja aktive e oficerit të policisë në rrjetin kriminal transnacional të trafikut të drogës që përfshinte edhe një emigrant nga Gjeorgjia. Gjithashtu u zbulua se iu kishte dhënë informacion dhe udhëzime shqiptarit dhe emigrantit nga Gjeorgjia për të shmangur arrestimin e tyre.

Në orët e para të ditës së djeshme u organizua një operacion policor për gjetjen dhe arrestimin e gjashtë anëtarëve të organizatave kriminale, nga të cilët u gjetën katër dhe dy janë në kërkim, dhe njëkohësisht u kryen kontrolle ligjore në banesa dhe kontrolle automjetesh. Ish-oficerit të policisë iu gjet edhe dokumenti i tij i identifikimit të shërbimit, të cilin e kishte raportuar të humbur.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme në Greqi për rastin thuhet:

Tre arrestime të individëve privatë dhe një oficeri në pension, sipas urdhër-arresteve përkatëse, u kryen dje, pas një operacioni nga Shërbimi i Punëve të Brendshme i Forcave të Sigurisë, si të përfshirë në rrjete transnacionale të trafikut të drogës dhe armëve.

Çështja u parapri nga një hetim mbi një ankesë në lidhje me aktivitete të paligjshme të një oficeri policie, zbulimi i të cilave u bë duke përdorur prova të marra nga analiza e të dhënave nga aplikacionet e koduara të telefonisë celulare.

Për këtë qëllim, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale hetimore dhe zhvillimit të bashkëpunimit me Departamentin Special të Gjykatës së Shkallës së Parë të Parisit kundër Krimit të Organizuar JUNALCO, u demonstrua ekzistenca e dy rrjeteve kriminale transnacionale të trafikimit të drogës në vitet 2020 dhe 2021, anëtar i të cilave ishte një oficer policie, atëherë në shërbim aktiv.

Nga mbledhja, korrelacioni dhe vlerësimi i mëtejshëm i provave që dolën, në kombinim me materialet e tjera para-hetimore, personat e arrestuar, si dhe dy individë të tjerë, u identifikuan - ndër të tjerë - si të dyshuar për kryerjen e veprave penale që përfshijnë drogë dhe armë.

Në veçanti, në lidhje me oficerin tani në pension, dolën prova të pjesëmarrjes dhe përfshirjes aktive në aktivitete, si dhe në informimin dhe dhënien e informacionit për dy rrjete kriminale transnacionale të trafikut të drogës dhe në ndërmjetësimin në blerjen dhe shitjen e paligjshme të armëve.

Sa më sipër iu bë me dije Prokurorit kompetent, i cili nisi ndjekje penale për -sipas rastit- formimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale, trafikim të rënduar të drogës me një përfitim të pritshëm prej mbi 75,000 eurosh, mbajtje të paligjshme të armëve në gjendje të rëndë, shkelje të sekretit zyrtar, si dhe vërtetim të rremë të përsëritur, duke lëshuar urdhër-arreste përkatëse.

Gjatë operacionit që u krye, në total, nga posedimi i personave të arrestuar, si dhe nga kontrollet e kryera në shtëpi dhe automjete, u gjetën dhe u konfiskuan 41.365 euro, 6 telefona celularë, një automjet që përdorej si mjet për kryerjen e trafikut të drogës, si dhe një Kartë Identiteti e Policisë së Shërbimit me të dhënat e oficerit të policisë në pension, e cila ishte deklaruar e humbur prej tij. Personat e arrestuar u çuan para autoritetit kompetent hetimor.

greqi sky ecc

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci