LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzimi me të miturit, Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit: Mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç

Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave.

26 Janar 2024, 15:32 Nga h.k
Abuzimi me të miturit, Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit:
Foto ilustrues e

TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar ditën e sotme nisur nga rasti i shfrytëzimit të një të miture nga një mjeku 42-vjeçar Dervish Hasi, ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur.

Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave.

Avokati i Popullit kujton detyrimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre, teksa përcjell një apel të fortë për hetimin objektiv të rastit dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm. Gjithashtu, Avokati i Popullit vlerëson nevojën për nisjen e një fushate të gjerë sensibilizuese në shoqëri për të parandaluar raste të tilla shqetësuese dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vend.

Reagimi i Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit, në ushtrim të mandatit të tij kushtetues, ka ndërmarrë një qëndrim proaktiv duke nisur me iniciativë hetimin e rastit të rëndë të denoncuar në media, ku mjeku D.H. dyshohet të ketë kryer veprat penale të “Pornografisë” dhe “Trafikimit të të miturve”, ndaj një 16 vjeçareje me të cilën ai pretendon se ka lidhur një “martesë” në xhami. Nëpërmjet këtij komunikimi, Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje rekomandimet dhe propozimet e tij të mëparshme për mbrojtjen e fëmijëve nga martesat e hershme dhe shfrytëzimi seksual. Duke i vlerësuar të domosdoshme përmirësimet e mëtejshme të kuadrit normativ, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual është e domosdoshme për sigurinë dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur. Ndërsa e konsideron ngjarjen alarmante për të drejtat e të miturave, Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave. Rekomandimet konkrete të Avokatit të Popullit për të përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve do të integrohen në ndryshimet e Kodit Penal, veçanërisht në seksionin “Krime seksuale me të mitur”.

Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandime në ndërmarrjen e hapave konkrete në përmirësimin e legjislacionit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç. Avokati i Popullit kujton detyrimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar një mjedis të sigurtë dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre. Avokati i Popullit përcjell një apel të fortë për hetimin objektiv të rastit dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, duke shprehur shqetësimin e thellë për rastin dhe ndikimin e madh të tij në debatin shoqëror, inkurajon një reflektim të kujdesshëm, duke theksuar se provokimi i një diskursi të tejkaluar dhe të tensionuar nga të gjitha palët, mund të kthehet në një pengesë për një dialog të shëndetshëm dhe konstruktiv.

Një qasje e moderuar e të gjithë aktorëve është më e dobishme për të gjetur zgjidhje, pa e shtuar tensionin, por duke patur në qendër të vëmendjes të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve do të kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. Gjithashtu, Avokati i Popullit vlerëson nevojën për nisjen e një fushate të gjerë sensibilizuese në shoqëri për të parandaluar raste të tilla shqetësuese dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vend. Përsa më sipër, Avokati i Popullit angazhohet se do të vijojë të shfaqi një rol dhe kontribut të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis ligjor dhe shoqëror më të mbrojtur dhe të drejtë.

dervish hasi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet