26 Janar 2024, 13:06
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pas disa vitesh i shpallur në kërkim është vënë në pranga 50-vjeçari shqiptar, Ervin Shahini i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje dhe vrasje. Shahini u vu në pranga në Republikën e Koresë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen.
50-vjeçari në kohë të ndryshme të vitit 1995 ka vrarë dhe plagosur disa taksistë. Pasi arrinte në destinacionet e kërkuara ai i godiste drejtuesit e automjeteve me thikë dhe iu merrte automjetet për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997 ai u arratis dhe u largua në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:
Interpol Tirana/ Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet si rezultat i shkëmbimit ndërkombëtar të inteligjencës policore, operacioni i koduar “Suporti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm. Kapet në Republikën e Koresë dhe vihet në pranga një 50-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm, për vepra të rënda penale kundër personit.
Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale: Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë. Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
- më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.
- më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;
- më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
- më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;
Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë. Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë. Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit. Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
tirane ekstradim burgim perjetshem korea
Aktualitet
26 Janar 2024, 12:11
N.F
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion ka marrë vendimin për ish gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka ndaj t...
Aktualitet
26 Janar 2024, 12:11
N.F
Bledar Dedja
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje më vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja i cili u gjet para di...
Aktualitet
26 Janar 2024, 11:30
Xh.LL
Vihet në pranga 35-vjeçari
TIRANE - Vihet në pranga një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Tiranes n...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:57
N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Blegtorët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme duke shpalosur dhe bër&...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:57
E.d
Policia
FIER- Arrestohet një 50-vjeçar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu policia Fier ka nisur procedim penal...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:57
N.F
Arben Pjeçi
DURRËS- Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore e oficerit të policisë Arben Pjeçi i cili vra...
Aktualitet
26 Janar 2024, 11:11
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Elbasan gjendet në telashe pasi dyshohet s...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:57
E.d
Policia
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Arrestohet 59-vjeçari që drejtonte automjetin në ...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:57
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 21-vjeçare me inicialet Xh. M është proceduar në gjendje të lirë ditën e sotmë ...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 66-vjeçar me inicialet R.S., është arrestuar në Tiranë pasi kishte ushtruar dhu...