LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmi me armë ndaj Top Channel, Hoxha: Autorët kanë dashur të përcjellin një mesazh, është atentat me kosto të lartë

Hoxha tha se autorët e kësaj ngjarjeje nuk kanë dashur që të shkaktojnë viktima.

29 Mars 2023, 09:01 Nga F.M
Sulmi me armë ndaj Top Channel, Hoxha: Autorët kanë dashur
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se autorët e sulmit ndaj Top Channel kanë dashur të japin një mesazh. I ftuar në "Opinion", Hoxha tha se autorët e kësaj ngjarjeje nuk kanë dashur që të shkaktojnë viktima. Sipas gazetarit, bëhet fjalë për një atentat me kosto të lartë dhe ata që e kanë kryer kanë dashur që të përcjellin një mesazh.

“Autorët e kanë parë shumë mirë që aty nuk ka patur më njerëz dhe aty nuk u ka interesuar të godisnin njerëz sepse këtë mund ta bënin kur të donin. Ata e kanë parë një herë objektin dhe janë kthyer për së dyti. Makina nuk ka qenë me shpejtësi. Kjo lloj makine është një nga makinat më të mira në qarkullim, më të sigurtat… Në Shqipëri nuk kanë ndodhur shumë ngjarje me “Range Rover”. Është ajo që kam thënë gjithmonë, atentati vlerësohet nga kostoja. Ky është një atentat me kosto të lartë. Autorët nuk kanë dashur të shkaktojnë dëme në njerëz, për mua autorët kanë përcjellë një mesazh të fortë. Zakonisht mesazhet në media i marrim, o të vijnë nga një mesazh, o nga një telefonatë, o të vjen dikush të takon, o të vjen dikush të kërcënon verbalisht, o vjen dikush të takon familjarët e tu dhe pastaj në fund vijnë predhave. Pas predhave është kërcënimi i fundit, është plumbi. Fakti që kanë goditur në lartësi, pra nuk kanë dashur të dëmtojnë njeri. Gazetarët e TCH edhe ata që merren me redaksinë e investigimit i ke me duar në xhepa, i ke rrugëve. Ne jemi rrugëve nuk na mbron njeri. Nuk kanë synuar të dëmtojnë askënd. Ai është mesazh i qartë që u shkon atyre që janë pronarë të TVH. Goditja në atë farë feje është mitralim. Është e njëjta situatë si tek ngjarja në 12 Mars ku u vra Mimoza Paja. Ata lloj vrasësish ishin të armatosur. Ata mund të merrnin Top Channel peng. Të vetmit njerëz që kam parë aty me vëmendje për shkak të punës, aty ka shoqërues privatë që kanë qenë për drejtuesit e Top Channel. Shoqërues që Kanë lëviz me truproja. Edhe më përpara kanë lëvizur me shoqërues pronarët e Top Channel kanë qenë të shoqëruar se kanë ndjerë rrezik dhe kanë qenë të shoqëruar dhe nuk lëviznin vetëm ata. Ky lloj mesazhi ka synuar më shumë t’i trembë ata”, tha Hoxha.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

artan hoxha sulmi me arme te topi vritet roja i top channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet