LIVE UPDATES
Aktualitet

"I ka krahët e ngrohta, bëri ça i deshi qejfi!" Gazetarja Iva Korumi denoncon rastin: Erion Coka realizoi 3 njësi banimi mbi shtëpinë time, ja dëmi te muret nga tubacionet, institucionet ngrenë supet

Korumi thotë se teksa bëheshin ndryshimet për realizimin e njësive të banimit, në shtëpinë e saj nisën të shfaqeshin dëmet e para kryesisht nga fakti se tualetet ndodheshin mbi dhomat e banesës së saj.

2 Janar 2025, 16:12 Nga M.B
"I ka krahët e ngrohta, bëri ça i deshi qejfi!"
Fotoja e poblikuar nga Iva Korumi

TIRANA- Gazetarja Iva Korumi ka denoncuar një rast personal përmes rrjeteve sociale ku bën me dije se një person i quajtur Erion Coka ka realizuar mbi shtëpinë e saj 3 njësi banimi me qira ditore. Korumi thotë se teksa bëheshin ndryshimet për realizimin e njësive të banimit, në shtëpinë e saj nisën të shfaqeshin dëmet e para kryesisht nga fakti se tualetet ndodheshin mbi dhomat e banesës së saj.

Ajo thotë se shqetësuar prej ndryshimeve që po bënte në planimetrine e pallatit, gjithashtu se mbi dhomat e saj do të kishte 2 tualetet e reja, njoftoi IMT, IKMT dhe policinë. Gazetarja thotë se Erion Coka "i kishte krahët e ngrohta" dhe zërin e tyre si banorë të vjetër të pallatit, nuk e dëgjoi njeri.

Ajo shton se çështja shkoi në prokurori, pasi leja për ndryshim destinacioni nuk jepej nga Njësia Administrative, por, sipas saj, çeshtja u mbyll. Korumi thotë se sot në datë 2 janar, shtëpia e saj vijon të ketë dëme. Ajo thotë se u bënë 2 javë dhe asnjë masë nuk është ndërmarrë.

POSTIMI:

Ky qe shihni ne foton Nr. 1 (qarkuar me ngjyre jeshile) quhet Erion Coka, i cili ne Mars te 2024, mori nga Edisoni i njesise Nr. 7, leje rinovimi per nje apartament 100 m2, te cilin e bleu me leke ne dore. Ky apartament ndodhet siper apartamentit ku banoj une.

Erioni, edhe pse me nje leje per nderhyrje te mirembajtjes se zakonshme, e hodhi shtepine ne toke me qellim per t’a ndare ne 3 njesi banimi per qera ditore. Do te ngrihej niveli i dyshemese pasi do te realizoheshin nyje te reja hidraulike. Tualetet e reja do te ndertoheshin mbi dhomat e mia. Tubat e ujit, do te kalonin mbi tavanet e dhomave te shtepise sime sepse depozita qe do te furnizonte me uje apartamentet e Erionit, do te vendosej ne ballkon.

E shqetesuar prej ndryshimeve qe po bente ne planimetrine e pallatit (pallat i vjeter i kohes se Enverit), gjithashtu se mbi dhomat e mia do te kisha 2 tualetet e reja te Erionit, therras IMT, IKMT, Polici. Por Erioni i kishte krahet e ngrohta…dhe zerin tone si banore te vjeter te pallatit, nuk e degjoi njeri. Ceshtja shkoi ne prokurori, pasi leja per ndryshim destinacioni nuk jepej nga Njesia Administrative. Por ceshtja u mbyll dhe Erioni beri ca i deshi qejfi.

Ai i realizoi 3 apartamentet e tij dhe tani i ka dhene me qera ditore. Ne, banoret e vjeter te shkalles ku une jetoj, torturohemi nga zhurmat e personave qe marrin me qera ditore apartamentet. Erioni nuk ka bere asnje izolim per zhurmat e klienteve te tij. Jemi pa gjume edhe prej zhurmes se pompes, pasi Erioni na ka vendosur depozite uji ne ballkon. Erioni per cdo shqetesim qe na ka sjelle, ka vetem nje pergjigje: “Jam ne pronen time, bej cte dua”.

Sot ne dt 2 Janar, une po ju tregoj gjendjen e tavanit te dhomes se ndenjes ne apartamentin ku une jetoj, si pasoje e tualeteve qe Erioni i ka bere mes shtepise. U be 2 jave dhe asnje mase deri tani. Perkundrazi Erioni vazhdon i jep me qera ditore apartamentet e tij edhe pse eshte njoftuar per demin qe ka shkaktuar. Policia ngre supet sepse thote qe nuk eshte me ceshtje e tyre, por e prokurorise. Si zgjidhet ky hall? Ju po te ishit ne vendin tim, cfare do kishit bere? Pergjigjet mi dergoni privat.

 

iva korumi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet