1 Qershor 2024, 11:10
Nga N.F
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi që pas futjes në intubim mbetet e njëjtë. Mësohet se gjendja e tij është me të njëjtat parametra. Mësohet se avokati vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij.
Sipas burimeve nga spitali i Traumës për "Balkanweb" do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë siç po vijon dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi, për ta nxjerrë nga intubimi. Pra 48 orët e ardhshme janë deçizive.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 maji pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje.
Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Ramandërsa policia është shprehur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Në lidhje me ngjarjen janë në kërkim janë 21-vjeçari, Drivald Alia, 33-vjeçari, Elton Kasaj dhe 26-vjeçari, Romario Tabaku. Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Për arrestimin e personave në kërkim policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.
dhunimi i sokol mengjesit spitali i traumes
Aktualitet
1 Qershor 2024, 10:23
N.F
AMP
VLORË- Një punonjës policie është vënë në pranga ditën e sotme nga AMP. Sipas njoftimit të policis&eu...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 10:15
N.F
Takimi
TIRANË- Shoqata Patriotike "Çamëria" dhe Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit firmos&eum...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 10:07
N.F
Makina e djegur
DIBËR- Mëngjesin e sotëm është raportuar se një automjet është përfshirë nga flak&eu...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 09:51
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme. Mësohet se mes të...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 09:39
N.F
Robert Kulla
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar djalin e “gjeneralit” të bandës famëkeqe, Nehat Kullës. Gaze...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 08:42
N.F
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për autorët e sulmit ndaj avokatit, Sokol Më...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 08:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË - 1 qershori e njohur si Festa e Fëmijëve është konceptuar si “Ditë pa makina” n...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...
Aktualitet
1 Qershor 2024, 07:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shkencëtarët po zbulojnë se ilaçet kundër obezitetit mund të ndihmojnë edhe me shumë...