LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzimi i babait me vajzën, dëshmia e re: E dhunoi edhe më parë, vajza bëri eko nëse ishte shtatzënë

Ndërkohë, Fiks Fare, ka siguruar një tjetër dëshmi, nga familjarë të vajzës, të cilët rrëfejnë se babai ka abuzuar edhe herë të tjera.

21 Shtator 2022, 20:51 Nga I.A
Abuzimi i babait me vajzën, dëshmia e re: E dhunoi edhe më
Biseda

FIER- Para pak ditësh, emisioni investigativ Fiks Fare, denoncoi nëpërmjet dëshmive dhe kamerave të fshehta abuzimin seksual të një babai ndaj vajzës së tij, me aftësi të kufizuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit, në mes të muajit gusht 2022. Gazetarët e Fiksit pyetën babain, vëllanë dhe vetë vajzën, ku dy të fundit pranuan se ka pasur abuzim. “E gjeta babanë sipër vajzës” tha i vëllai, ndërsa vajza tha se “ishte shtrirë mbi mua, po më tundte”. Ndërkohë, për këtë ngjarje, inspektori i policisë Ferrik Hoxha kishte dijeni edhe për raste të tjera të abuzimit, ndërsa tha se “vajza duhet mbrojtur”.

Ndërkohë, pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia e Shtetit. Sipas një njoftimi, policia ka nisur vetëm hetimin disiplinor për inspektorin e policisë, Ferrik Hoxha. “Punonjësi i Policisë, gjatë filmimeve për realizimin e emisionit investigativ, ka shprehur mendimet e tij personale rreth një çështjeje, e cila është aktualisht nën hetim, duke kryer kështu shkelje të rëndë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë. Opinionet e punonjësit të Policisë tashmë të pezulluar, nuk përfaqësojnë qëndrimin, vlerësimin dhe sqarimin zyrtar të strukturave të Policisë së Fierit” thotë Policia e Shtetit.  

Në investigim, Fiks Fare faktoi me dëshmi se vajza po abuzohej. Në këtë njoftim, Policia e Fierit është marrë vetëm me inspektorin dhe jo me faktin. Ata kanë analizuar vetëm opinionin e policit, opinioni i të cilit duhet të jetë provë e fortë për Policinë e Shtetit se vajza po abuzohet. Por, në asnjë rresht të këtij reagimi, policia nuk ka deklaruar se çfarë do të bëhet me vajzën, nëse janë marrë apo jo masa për largimin e saj nga shtëpia ku dyshohet se është abuzuar.

” Në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të rastit të transmetuar në emisionin investigativ”, kjo është e vetmja fjali në reagimin e policisë për ngjarjen, por nuk jepet asnjë detaj se çfarë ka ndodhur me vajzën. A janë bërë hetime të plota apo a është lajmëruar Shërbimi Social?!

Ndërkohë, Fiks Fare, ka siguruar një tjetër dëshmi, nga familjarë të vajzës, të cilët rrëfejnë se babai ka abuzuar edhe herë të tjera. Madje, vajza në atë kohë, është çuar edhe te gjinekologu për të bërë një EKO nëse ka qenë apo jo shtatzënë. “Vajza ka frikë, më ka thënë se e ka kapuar ai (babai). Ai ka abuzuar edhe më parë, e kemi çuar te gjinekologu. Ka dalë mirë, e pastër” thotë nusja e xhaxhait të vajzës. Por, sipas saj, vajza ka frikë që ta denoncojë babanë, pasi ai e ka kërcënuar se “do e vrasë”.

Fiks Fare u interesa edhe te Shërbimi Social Shtetëror, të cilët thanë se kanë marrë masa pas transmetimit. Por, para datës 14 shtator, të gjitha shërbimet sociale çuditërisht nuk kanë pasur asnjë informacion!

“Lidhur me pretendimin për abuzim seksual, Bashkia Roskovec dhe Koordinatori Vendor kundër Dhunës në Familje nuk kanë pasur asnjë indicie apo referim prej asnjë pale. Ky pretendim është bërë i njohur për herë të parë nga denoncimi në Emisionin ‘Fiks Fare'”, thotë SHSSH-ja.

Ndërkohë, vetëm pas publikimit të denoncimit për dhunë seksuale, këto shërbime kanë bashkëpunuar për ofrimin e menjëhershëm të mbështetjes psiko-sociale.

“Në kuadër të menaxhimit të rastit u mblodh Ekipi Teknik Ndër-Disiplinor me pjesëmarrjen e Drejtorit të Shërbimit Social Shtetëror Fier, Drejtorit të Shërbimit Social të Bashkisë Roskovec, Përfaqësues të Prokurorisë Fier, Përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Fier, Përfaqësues të Postës së Policisë Roskovec, Përgjegjësit të Shërbimit Social pranë Bashkisë Roskovec, Përfaqësues të Qendrës Shëndetësore Roskovec, Përgjegjësit të Menaxhimit të Projekteve Sociale të Bashkisë Roskovec dhe Koordinatores Vendore kundër Dhunës në Familje, ku u morën masat si më poshtë vijon: Asistimi i punonjësit të policisë në kryerjen e vlerësimit të riskut dhe plotësim i kërkesës për urdhër mbrojtje; Zonja N. K. u pajis me Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje dhe aktualisht ndodhet në një mjedis të qetë dhe të sigurt (pranë xhaxhait të saj); Këshillim psiko-social dhe referim në shoqata të specializuara; Monitorim i përditshëm dhe vlerësim i nevojave. Shërbimi Social realizon monitorim të përditshëm të rastit dhe mban kontakte të përditshme me familjen e xhaxhait për plotësimin e çdo nevoje apo problematike të rastit” thotë Shërbimi Social.

Masa kryesore e marrë ishte largimi i vajzës nga shtëpia e babait dhunues. Ajo është dërguar në banesën e xhaxhait. Por, nusja e xhaxhait, në bisedën që ka siguruar Fiksi, thotë se nuk ka mundësi ta mbajë.

Biseda mes një qytetareje dhe të afërmit të vajze

Denoncuesja – Ty nuk të tregoi çupa?

Nusja e xhaxhait – Më tregoi, o N… thoshte, tregoji hallës qysh është puna.

Denoncuesja – Se ty të ka në vend të mamasë tani ajo.

Nusja e xhaxhait – Ee, mua më vjen keq tani.

Denoncuesja – Ça të tha ajo, më kapi?

Nusja e xhaxhait – Më kapi, më kapi. Mua më vjen keq, ta thotë edhe …

Denoncuesja – I thuaj, tregoja…

Nusja e xhaxhait – E tha atje, kështu, kështu. E tregon thatë.

Denoncuesja – Do të marrin thuaj policia do të çoj atje thuaj. Më mirë ashtu thuaj sesa të rrish me babanë.

Nusja e xhaxhait – I thashë thuaj të drejtën.

Denoncuesja – Ça do ti thuaj, të vrasi!

Nusja e xhaxhait – Thuaj të drejtën, ti mua më ke. ke tjetër? Motra ke R… dhe D…

Denoncuesja – Po ajo qysh thotë, vëllai e pa gabim?

Nusja e xhaxhait – Jo, jo. E kapa tha ai (vëllai i vajzës)

Denoncuesja – Po mirë kjo nuk i beson vëllait, se nuk i thotë ai se do të mbroj.

Nusja e xhaxhait – Ee, eee ça foli mbrëmë A… N… foli, moj foli, foli ajo s’merr vesh. Unë po vdes moj, po jap rrobet e mia moj.

Denoncuesja – Ça i ka thënë ai, do të vras?

Nusja e xhaxhait – Po, po fole unë të vras!

Denoncuesja – Po gjynah për atë gocën.

Nusja e xhaxhait – Mua më vjen keq moj. Ça ta lë rrugës unë atë, të talli bota.

Denoncuesja – Se të kapi babai me zor është turp i madh.

Nusja e xhaxhait – Ee, ja të vjen mirë ty?!

Denoncuesja – Turp i madh.

Nusja e xhaxhait – Ja të vjen mirë ty të kapi. Të vjen mirë ty të kapi burri cucën tënde.

Denoncuesja – Turp. Edhe ajo e mbron akoma. Po ja ashtu qysh ta tha ty që më kapi ti thotë edhe policisë.

Nusja e xhaxhait – Ka frikë moj!

Denoncuesja – Ty ta tha që e pyete më kapi?

Nusja e xhaxhait – Eee ka frikë, edhe N…, cucës time ashtu i tha.

Denoncuesja – Ashtu!

Nusja e xhaxhait – Edhe cucës së M…

Denoncuesja – Tani ka ndodhur kjo apo ka kohë që kur ka vdekur ajo (nëna e vajzës) që e kap ai me zor.

Nusja e xhaxhait – E ka të dytën herë.

Denoncuesja – E ka të dytën?

Nusja e xhaxhait – Ee. Nuk lë dot cucën, e kap me zor.

Denoncuesja – E dinte ajo (nëna e vajzës)?

Nusja e xhaxhait – E dinte! Ajo ishte e urtë kunata ime moj, ai (babai i vajzës) e shtynte. Çau burrin tim me kostër.

Denoncuesja – Tani e ka të dytën herë, ça do ti? Të tretën, të katërtën do rrish atje thuaj. Se po s’tregove kësaj here thoji.

Nusja e xhaxhait – E, vajti e çojti te ajo e grave (gjinekologia), dale e ka lënë babai apo jo. Bën ekot.

Denoncuesja – Ëë?

Nusja e xhaxhait – Jo, nc. Nuk ka dalë (shtatzëne)!

Denoncuesja – Nuk ka dalë gjë?!

Nusja e xhaxhait – Jo, është mirë!

Denoncuesja – E shyqyr të paktën, imagjino ta linte edhe me barrë.

Nusja e xhaxhait – Aman moj, aman. Nuk mbahet në shtëpi moj, nuk mbahet. Të vjen mirë të mbash mbesën e burrit në shtëpi. Unë një natë e marr. Unë po dridhem moj, edhe tani!

Denoncuesja – Po si nuk erdhën fare ata (njerëzit e nënës së vajzës) ta shikonin mbesën?

Nusja e xhaxhait – Fare, asnjëra.

Marrë nga Top Channel

fier

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës