Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dy vite më parë, Gjykata e Posaçme i ka caktuar 46-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.
TIRANË- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim pasi GJKKO i kishte caktuar masë sigurie është arrestuar në Malin e Tomorrit. Në pranga është vënë shtetasi Dorian Beu, i cili ishte i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale.
Dy vite më parë, Gjykata e Posaçme i ka caktuar 46-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”.
Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 60”.
Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Dorian Beu ishte pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.
Grupi drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu.
Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet.
Ndërkohë 3 trafikantëve, anëtarë të grupit kriminal, Emirjan Beut, Syrjan Tolës dhe Dorian Beut u janë sekuestruar 1 mln euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi.
artur zheji TIRANË- Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, do ...
foto ilustruese TIRANË- Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit has shpesh djem të rinj gjermanë, me &ccedi...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashiko...
I arrestuari ANGLI- Një trafikant shqiptar është vënë në pranga në Angli. 25-vjeçari shqiptar u kap me drogë...
Cifti GREQI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e motres së 36-vjeçares shqiptare e cila u vra na bashk&eu...
Viktimat SARANDë- Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dh...
Foto ITALI- Shqiptarët janë bërë sërish protagonistë të skenave të dhunshme në Itali. Mësohet se dy famil...
Ardit Domi dhe Lorenc Çali DURRËS- Personat që shihni në foto janë 28-vjeçari, Ardit Domi dhe 27-vjeçari Lorenc &C...
Aksidenti SARANDË- Pamje nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë janë publiku...