LIVE UPDATES
Aktualitet

Hoqi dhëmballën e infektuar, operohet në grykë 20-vjeçari! Mori dhe Hepatitin C

Pyetjes së gazetarëve se pse është i bindur që hepatitin mund ta ketë marr tek dentisti Alfredi përgjigjet se djali i tij nuk ka vuajtur më para nga asgjë.

29 Qershor 2023, 22:44 Nga I.A
Hoqi dhëmballën e infektuar, operohet në grykë
Alfred Karaj

TIRANË- Dentisti ia hoqi pa grafi, iu infektua gjithë goja dhe fyti. Për 5 javë shtrohet në QSUT te spitali Francez ku operon fytin, ndërkohë që merr vesh se gjatë heqjes së dhëmballës ka marrë edhe Hepatitin C. Në “Fiks Fare” u ankua babai i 20-vjeçarit, Alfred Karaj, i cili për gjithçka që i ka ndodhur djalit të tij fajëson dentistin Andi Çela. Karaj pohon për Fiks Fare se dentisti i ka hequr djalit të tij dhëmballën e infektuar pa i bërë një grafi paraprake, gjë që ka çuar në përkeqësimin e  gjendjes shëndetësore të 20-vjeçarit.

Pas heqjes së dhëmballës, djalit të tij i është infektuar e gjithë goja e më pas edhe fyti, ku për 5 javë rresht ka qëndruar i shtruar në spital ku dhe është operuar nga fyti e ndërkohë ka mësuar se gjatë heqjes së dhëmballës djali i tij ka marrë edhe Hepatitin C. Pyetjes së gazetarëve se pse është i bindur që hepatitin mund ta ketë marr tek dentisti Alfredi përgjigjet se djali i tij nuk ka vuajtur më para nga asgjë.

Fiksi  filloi interesimin e tij, fillimisht duke u drejtuar tek dentisti Çela që kishte bërë heqjen e  dhëmballës së 20-vjeçarit. Dentisti mohon të ketë gisht në gjithë situatën dhe thotë se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i neglizhencës, pasi 20-vjeçari nuk e ka marrë siç duhet mjekimin. Ose mjekimet që ka marrë më para pa recetë kanë ndikuar duke mos bërë efekt ilaçet që ka rekomanduar dentisti.

Pyetjes se a i është bërë grafi 20-vjeçarit para se t’i hiqej dhëmballa, dentisti fillimisht shprehet se pacienti nuk i është ankuar për gjithë gojën por vetëm për një dhëmballë. “Zakonisht për një dhëmbë nuk bëhet grafi, plus që dhëmballa ishte me dy rrënjë dhe e pashë të panevojshme për të kryer grafi“, shprehet dentisti. Më pas e hedh poshtë këtë variant dhe thotë që grafinë nuk ia ka bërë për arsye ekonomike. Ai tregon se kishte pak enjtje, i ka dhënë ilaç dhe më pas ka ndërhyrë duke ia hequr dhëmballën. Gjithashtu pohon  se gjendja e dhëmbëve të 20-vjeçarit ishte shumë e keqe dhe pothuajse të gjithë dhëmbët i kishte me infeksion. Por dentisti nuk ka qenë i sigurt as vetë për ndërhyrjen që ka bërë, pasi ai më pas i ka bërë grafi 20-vjeçarit.

Pyetjes së Fiksit se pse i ka bërë grafi pas ndërhyrjes, dentisti iu përgjigj “për të qenë i sigurtë që nuk kishte infeksion dhe grafia këtë ka treguar”. Por grafinë nuk e jep dhe më pas bie në kundërshtim me atë që ka thënë, shprehet se gjendja e gojës së 20-vjeçarit ka qenë skandaloze, duke thënë se të gjitha dhëmballët kanë pasur infeksion.

Por direkt 20-vjeçari ka pasur probleme dhe pas ilaçeve që dentisti i kishte rekomanduar, është paraqitur tek ai. Çela shprehet se është çuditur pasi enjtja djalit i kishte filluar në krahun tjetër. “Po kjo nuk ka sesi të ndodhte, pasi ai ose nuk ka marrë mirë ilaçet ose  ka marrë aq shumë sa ato nuk kanë dhënë më efekt“, dëgjohet të shprehet ai në video.

Gjithashtu, denoncuesi Alfred Karaj i është drejtuar edhe mjekut të familjes ku djali ka qenë një prej ditë që është ndjerë keq. Mjekja pohon se mjekimin kryesor nuk e ka rekomanduar ajo, por e ka nisur drejt spitalit të Krujës, ku i është dhënë një kurë 1-2 ditore për dhimbjet.

Karaj telefonon dhe kirurgun që ka bërë ndërhyrjen dhe ai i pohon se infeksionet e dhëmballës kalojnë në fyt ndaj iu bë dhe ndërhyrja. Kirurgu i thotë se nëse djali ka dhimbje të marrë qetësuar, por nëse ka infeksion t’i drejtohet direkt spitalit.

Përsa i përket Hepatiti C, dentisti u shpreh se nuk e dinte që 20-vjeçari vuante pasi e kishte pyetur para se të ndërhynte nëse merrte mjekime, kishte sëmundje apo alergji. Këto i ishin mohuar nga pacienti dhe ai kishte vazhduar me procesin e heqjes së dhëmballës. I pyetur për këtë ai  thotë se 20-vjeçari duhet të bëjë kontrolle dhe të marrë mjekime, por konkretisht nuk e di sesi pasi nuk ka njohuri mbi këtë fushë të mjeksisë.

Gjendja aktuale e 20-vjeçarit është po e njëjtë edhe pas operacionit në grykë. Nga diagnoza e spitalit mësohet se 20-vjeçari ka patur absces të gojës, ç’ka vërteton dhe njëherë gjendjen e përkeqësuar shëndetësore për shkak të infeksionit në dhëmballë.

Marrë nga Top Channel

alfred karaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet