LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e dy fermerëve shqiptarë - Pse njëri dështoi dhe tjetri fitoi

Në një fshat të Dibrës, në një sipërfaqe toke prej 6 dynymësh, kulturat kryesore ku ishte fokusuar ishin qepët, lakra, patatet dhe domatet. Tipike të zonës.

6 Shkurt 2023, 09:58 Nga k.m.
Historia e dy fermerëve shqiptarë - Pse njëri dështoi dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Ndonëse vitin e shkuar, 25% e serave në vend u mbyllën, eksportet bujqësore ia dolën që të përshpejtonin rritjen duke prekur kuotën më të lartë ndonjëherë, në vlerën e 500 mln dollarëve. Në dukje ngjan një paradoks, por ka disa përgjigjie që e shpjegojnë këtë situatë, të cilën Gazetasi.al i sjell përmes dy shembujsh fermerësh. Selim Gjoni, jetën e tij ia ka përkushtuar bujqësisë e cila i siguronte fitimin e dëshiruar. Të paktën deri para pesë vitesh.

Në një fshat të Dibrës, në një sipërfaqe toke prej 6 dynymësh, kulturat kryesore ku ishte fokusuar ishin qepët, lakra, patatet dhe domatet. Tipike të zonës. Nuk e kishte pasur kurrë të vështirë të gjente treg dhe të ardhurat tejkalonin kostot. Por mungesa e subvencioneve, amullia e politikës fiskale dhe së fundmi kostot e larta që nga pandemia, të nxitura më tej nga lufta në Ukrainë, e shtynë gradualisht drejt falimentimit.

“Fitimet më të mëdha i nxirrja me lakrën dhe qepët. Edhe patatet do përmendja, por ato kanë prodhim më të lartë në Kukës për shkak edhe të cilësisë së tokës atje. Në një sezon, kryesisht nga maji deri në tetor pasi kushtet klimatike në Dibër nuk janë aq favorizuese sa në zonën e Myzeqesë, prodhoja rreth 10 ton lakër ose qepë. Një kg lakër kushton 70 lekë, një kg e gjysmë e shisja 100 lekë. Nuk kam pasur kurrë probleme me fitimet. Ia vlente barra qiranë. Kjo deri para ca vitesh kur për shkak të mungesës së fuqisë punëtore fillova të prodhoja më pak dhe rrjedhimisht të shisja më pak. Të dy djemtë i kam jashtë shtetit dhe detyrohesha të merrja punëtorë për të përballuar të gjithë punët, por nisi një valë emigrimi i të rinjve në këtë zonë dhe nuk ia dilja dot i vetëm. Që në pandemi kostot u rritën, kryesisht të plehrave kimike duke më vështirësuar më tej punën”, thotë ai për Gazetasi.al.

I gjendur në një situatë të tillë, ai insiston që këto kosto do t’i uleshin nëse fermerët do të subvencionoheshin për kilogram, politikë bujqësore që sipas tij do të shtonte të mbjellat.

“Fermeri që punon serën duhet të subvencionohet për kilogramë jo siç thonë këto për dynim. Përse ai që nuk i punon sa ne serat dhe nuk jep të njëjtin rendiment duhet të marrë të njëjtën sasi subvencionesh”, vijon mandej Gjoni për Gazetasi.al ndërsa shton se prodhimi filloi të binte vit pas viti me 20%. Rrjedhimisht edhe fitimet.

Pas luftës së Ukrainës, situata u përmbys akoma më shumë dhe ai e vuri në pikëpyetje biznesin e tij. Kostot tashmë i tejkalonin të ardhurat. Çmimet e plehrave u rriten edhe më tej, nga kostot më të larta për gazin natyror, një lëndë ushqyese kritike në prodhimin e plehrave me bazë azoti.

“Kishte gati dy vite që çmimet kanë qenë të rritura por arritën kulmin dhe kjo ishte një goditje e madhe për ne, pikërisht në periudhën kohore kur nis në masë përdorimi i tyre. Çmimi i Dap-it shkoi nga 5200/lekë në 7500. Dhe jo vetëm Dap-i. Ure-ja nga 3000lekë, shitet 6500 sot. Superfosfati dhe nitrati gjithashtu janë rritur.

Të mos flas pastaj që për hir të kualitetit shumë të dobët që kanë, ku ndryshe nga fermerët në Itali dhe në Greqi që i spërkasin të mbjellat e tyre vetëm një herë në fillim të sezonit, ne në Shqipëri i spërkasim tre ose katër herë.

Ndonjëherë nuk treten fare”, thotë më tej Gjoni për Gazetasi.al ndërsa shton se mosblerja e këtyre ul menjëherë rendimentin e serave.

Pas rritjes kaq të madhe të kostove dhe mungesës së subvencioneve, ai e pa më të arsyeshme të shkonte të punonte në serat e Siçilisë dhe të nxirrte me qira tokën e tij. Dukuri shumë e përhapur gjatë vitit të shkuar kjo, kur tabelat për njoftimet e shitjes apo dhënies me qira të tokës sa vinin dhe përsërisin njëra-tjetrën, afishuar në toka të ndryshme bujqësore. Ngastrat u lanë djerrë.

Sipërfaqet e mbjella në serat e Myzeqesë ranë me mbi 25% sipas të dhënave të terrenit të grumbulluara nga fermerët, eksportuesit dhe tregtarët e inputeve. Luhatja e prodhimit bujqësor në zonën e Myzeqesë është sinjalizuesi më i qartë i inflacionit dhe çrregullimit të ekonomisë vendase sipas ekspertëve.

Por mes sfidave të shumta, pati edhe raste kur fermerët ia dolën të justifikonin kostot e larta dhe të mendonin edhe për të zgjeruar serat. Kryesisht në fshatra si Divjaka ku edhe për shkak të klimës më të butë, aktiviteti i serës mund të jetë më i madh se një herë, përgjatë vitit.

Një ndër ta është dhe Veli Muça. Ai mbjell vetëm bostanore, në dy serat e tij prej 300 metra katrorë. Ndonëse edhe për të kostot dhe çmimet ishin të larta, ai ia doli që të nxirrte fitime dhe të mos i linte shalqinjtë të kalben në fusha, si shumë miq të tij.

“Çmimi i një kuintali uré u rrit me 50% në sezonin e fundit të mbjelljeve, ndërsa në të njëjtën masë u rritën çmimet e farave, fidanëve, plastmasës , hekurit, plehrave dhe pesticideve. Rritje të cilat ndodhën në një kohë kur prodhuesit tipikisht kishin pësuar humbje gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve, si rrjedhojë e prodhimit jo cilësor nga fara e keqe. Por mua them se më shpëtoi eksporti”, vijon të tregojë Muça se si ia doli që të korrte sukses në një vit të pasuksesshëm për sektorin.

“Në fakt unë i dërgoj në një pikë grumbullimi që më pas i eksporton drejt Gjermanisë dhe Suedisë, atje ku një shalqi shitet rreth 5-6 euro. Kam disa vite që kam lidhur këtë kontratë dhe e kam furnizuar vazhdimisht. Por po të mos kesh pika grumbullimi dhe treg, zor se ia vlen të investosh në këtë sektor. Në një sezon të mbjellash prodhoja mesatarisht 30 ton shalqi. Nuk e kam shitur kurrë në rrugë siç bëhet rëndom në zonën tonë. Mbaja për konsum familjar dhe e dërgoja më pas në qendrën e grumbullimit. Nëse e shet më vete, një shalqi sidomos i mirë shitet me 10 lekë për kg”, thotë Muça për Gazetasi.al ndërsa shton se mendon që të ngrejë edhe një serë tjetër.

“Unë fëmijët me bujqësi i kam mbajtur dhe nuk dua që t’i dërgoj në emigrim. Për aq kohë sa kemi fitim këtu, le të investojë si unë. Ndaj po mendoj që të ngre edhe një serë tjetër. Si i thonë një muhabeti, lopa duhet mjelur sa e ke”, thekson ai duke iu referuar kontratës me pikën e grumbullimit duke shtuar që edhe djali i tij, ndan të njëjtin pasion për bujqësinë.

Ndërsa ndërmend shumë raste falimentimi të fermerëve të tjerë, ai thotë që në një vend ku shteti jep më pak subvencione se në gjithë vendet e rajonit, gurët e fatit duhet t’i luash vetë.

“Në të kundërt, nëse nuk di të luash, do paguash sa frëngu pulën”./GazetaSi

bujku shqiptar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet