LIVE UPDATES
Aktualitet

Do tregojë? Alda Klosi drejt rrëfimit: Aman, se kam tmerr burgun! Hetuesit i kërkojnë emrat e pronarëve të “çantave" me lekë dhe euro

Alda Klosi është thirur në ambjent e policisë së Tiranës me preteksin e marrjes së një deklarimi rreth shumave të parave. Por teksa ka ngjitur shkallët e Policisë dhe ka hyrë në zyrë, Klosit menjëherë i është komunikuar arrestimi, pasi prokuroria e çështjes, Mirela Cano, kishte firmosur për zyrtaren një urdhër ndalimi.

6 Shkurt 2023, 09:44 Nga k.m.
Do tregojë? Alda Klosi drejt rrëfimit: Aman, se kam tmerr burgun!
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi

TIRANË- 48 orë ka që është vendosur në pranga, por duket se Alda Klosi është gati që të bashkëpunojë me drejtësinë e të tregojë se të kujt janë paratë që nuk i justifikonte dot. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” ka mësuar se tashmë qëllimi i prokurorëve të Tiranës, është vetëm zbardhja pronarit dhe burimit real të krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi, e mbante në banesën e saj, por ia kishte vjedhur pastruesja dhe i biri, Rozeta dhe Havier Dobi. Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e Policisë përfundoi edhe Alda Klosi, një nga personat më të besuar të ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Klosi është thirur në ambjent e policisë së Tiranës me preteksin e marrjes së një deklarimi rreth shumave të parave. Por teksa ka ngjitur shkallët e Policisë dhe ka hyrë në zyrë, Klosit menjëherë i është komunikuar arrestimi, pasi prokuroria e çështjes, Mirela Cano, kishte firmosur për zyrtaren një urdhër ndalimi. E vënë në hetim për tre akuza,  Klosi është shfajësuar duke kërkuar ta lironin, duke pretenduar se izolimin në burg e kishte tmerr dhe i përkeqësonte shëndetin.

Por pikërisht në këto momente, grupi hetimor i ka kërkuar që të tregojë se të kujt janë paratë si një mënyrë që të dënohet me formën më të lehtë të mundshme. Hetuesit donin të dinin emrat e personave që sipas Rozeta Dobit ia çonin paratë me kuti në shtëpi Alda Klosit. 

Një burim shumë pranë grupit hetimor tha për “Ora News” se tashmë çështja e vjedhjes së 600 mijë euro në banesën e Alda Klosit, është bërë mjaft interesante, pasi deri në këtë fazë hetimi ka zbuluar se e gjitha ka qënë një inskenim.

“…ne fillimisht hetuam për vjedhje të pronës private, shtëpisë së zyrtares së dy ministrive të rëndësishme, Alda Klosi, njëherësh dhe njeriut më të besuar të ish-ministrit, Arben Ahmetaj. Gjatë hetimit na doli që gjithçka ka qënë një inskenim, me qëllim fshehjen e një shume mjaft të madhe në euro, dollarë dhe lekë. Tashmë çështja është bërë interesante, pasi kemi dy njerës që kanë bashkëpunuar. Ndërkohë ne po bëjmë maksimumin për të bindur që të bashkëpunojë dhe Alda Klosi…,”-deklaroi hetuesi.

Synimi i prokurorisë është të shkojë tek pronari i kësaj shume financiare dhe burimi real i krijimit të tyre, duke mos u mjaftuar vetëm në faktin e zbulimit të tre personave që kanë shërbyer për ti fshehur këto euro dhe nga ana tjetër pronari i tyre të lihet pa gjurmuar.

“…nëse Alda Klosi, do pranojë të flasi dhe tregojë të gjithë skemën e fshehjes së eurove dhe dollarëve si dhe pronarin real të tyre, atëherë për ne do ishte më e lehtë të formonin pazëllin e kësaj çështje, duke zbardhur plotësisht misterin…,”-shtoi hetuesi.

Për shkak të presionit dhe përballjes me mundësinë që do të përfundojë në burg për një kohë të gjatë, teksa qëndronte e vetme në dhomat e shoqërimit pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, Alda  Klosi nuk është ndjerë mirë. Në orën 03:00 të natës së të Shtunës, Alda Klosi, është paraqitur me prezencë të policisë në ambjentet e Urgjencës, pranë Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Pasi është mjekuar nga mjekët roje të Urgjencës, ata kanë konstatuar se Klosi kishte tension të lartë, duke i sjellë anomali dhe ç’rregullim të imunitetit shëndetësor, e si pasojë do t'i duhet që të marrë trajtim mjekësor për disa ditë, por nuk ka asgjë që i cënon jetën. Por sot, teksa ndodhet në shtrat, pritet që në ambIentet e spitalit të paraqitet Prokuroria dhe Gjykata, të cilat do e njohin me masën e sigurisë, që deri më tani është kërkuar që të jetë "arrest me burg", por mund të ndryshojë për shkak të gjendjes së saj. 

alda klosi rozeta dobi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje