LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimi i Prokurorisë: Si u toleruan katet pa leje të pallateve në Tiranë?

Dokumenti i njoftimit të akuzës nga Prokuroria lë të kuptohet se godinat në shkelje të lejes së ndërtimit u toleruan, pavarësisht se inspektorët e IMT-së së Bashkisë së Tiranës pretenduan të kishin ushtruar kontrolle dhe shkeljet ishin gjobitur.

14 Shkurt 2024, 20:08 Nga r.ll
Hetimi i Prokurorisë: Si u toleruan katet pa leje të pallateve në
foto ilustruese

TIRANË- Kur u pyet nga prokurori për 2414 metra katrorë shtesë në pallatin që kompania Salillari sh.p.k po ndërtonte në afërsi të Kopshtit Zoologjik, Lulzim Salillari, administrator i kompanisë në kohën e ndërtimit, këmbënguli se nuk kishte qenë në dijeni. Salillari madje i tha prokurorit se ai mësoi për katet pa leje vetëm kur çështja u bë publike në media.

“Ai ka sqaruar se nuk ka qënë në dijeni të këtij fakti dhe ka ardhur në dijeni kur në objekt ka shkuar ministri i Brendshëm dhe e ka bërë publike,” thuhet në dokumentin e njoftimit të akuzës së Prokurorisë së Tiranës.

Të paditurin për katet pa leje para Prokurorisë e ka bërë edhe Arben Maloku, ish-administratori socialist i njësisë së Zall-Herrit, njëherazi themelues i kompanisë Arb&Trans-2010 që ndërtoi pallatin në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Maloku deklaroi se nuk kishte dijeni që kompania e administruar nga babai i tij të ketë kryer ndërtim pa leje, ndonëse i tha Prokurorisë se të katërta katet pa leje ishin shitur.

Prokuroria e Tiranës i konsideroi megjithatë dëshmitë e tyre të pabesueshme dhe pas një hetimi gati 2-vjeçar ngriti akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” për kompaninë Salillari dhe administratorin e saj, Lulzim Sallillari.

Po të mërkurën, Prokuroria e Tiranës njoftoi akuzën edhe për kompaninë Arb&Trans-2010, ortakun e vetëm të saj, Shyqyri Maloku dhe punonjësit Hysni Gjoci, Dritan Gjoni, Edmond Ndoj dhe Orgeta Bardho (Kapllani).  Kjo shoqëri dhe personat përgjegjës të saj akuzohen se shkelën lejen e ndërtimit me rreth 2700 metra.

“Nga analiza e të gjitha rrethanave konkludohet që të gjithë të dyshuarit kanë qenë në dijeni të kryerjes së ndërtimit në shkelje të rëndë të lejes së ndërtimit dhe në këto kushte, kanë vijuar të japë secili kontributin e tij për të vijuar me situatën e paligjshmërisë,” thuhet në aktin e njoftimit të akuzës nga prokurori Arenc Çela, njëkohësisht drejtues i Prokurorisë së Tiranës.

Dokumenti i njoftimit të akuzës nga Prokuroria lë të kuptohet se godinat në shkelje të lejes së ndërtimit u toleruan, pavarësisht se inspektorët e IMT-së së Bashkisë së Tiranës pretenduan të kishin ushtruar kontrolle dhe shkeljet ishin gjobitur.

Pallatet e ndërtuara nga kompania Salillari dhe ajo Arb&Trans 2010 u sekuestruan me bujë përmes një vendimi kontrovers të qeverisë, që u mundësoi atyre më pas që t'i riblenin shtesat pa leje me çmime 10 herë më të ulëta se ato të tregut.

Akuza e ndërtimit të paligjshëm në bashkëpunim me qëllime fitimi parashikon dënime nga 3 deri në 8 vjet burg sipas Kodit Penal. Të akuzuarit nuk qenë të arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Një sy qorr për katet pa leje

Prokuroria e Tiranës i filloi hetimet për pallatet që kishin shkelur lejet e ndërtimit në kryeqytet në vitin 2022, kur katet shtesë të komplekseve u denoncuan publikisht prej anëtarëve të qeverisë dhe më pas u konfiskuan në vendime të KKT-së.

Të dy pallatet për të cilat prokuroria ka përfunduar hetimet i përkasin një grupi prej 25 objektesh – kryesisht në kryeqytet, që u konfiskuan plotësisht ose pjesërisht nga Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave 589/2022, pasi u gjetën se kishin shkelur lejet e ndërtimit.

BIRN gjeti me herët se pas një procesi të diskutueshëm, që për eskpertët dhe opozitën shkel barazinë e qytetarëve para ligjit, pallatet u janë rishitur kompanive Salillari dhe Arb&Trans 2010 me çmime 10 herë më të ulëta se tregu. Në procesin e riblerjes, të dy kompanitë kanë pranuar se kishin shkelur lejet e ndërtimit, duke nënshkruar kontratat përkatëse me Ministrinë e Financave.

Hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës kanë zbuluar se shkeljet e lejeve të ndërtimit kishin qenë të njohura për zyrtarët lokalë të inspektimit dhe për policinë, por ndërhyrjet për të ndaluar paligjshmërinë ishin të vakëta.

Në hetimet për pallatin e Arb&Trans 2010 në rrugën “Myslym Shyri”, inspektorët e IMT-së pretendojnë se ia kishin referuar policisë gjetjet e tyre në janar 2022, duke e konsideruar këtë veprim të mjaftueshëm si kallëzim penal.

Inspektorët e Bashkisë kanë dëshmuar se gjetën shkelje të lejes në kompaninë e themeluar nga Arben Maloku, atëherë administrator i njësisë së Zall-Herrit, që në janar të vitit 2022. Shkeljet ishin jo vetëm në faktin që ishin shtuar kate, por edhe në ndryshim të projektit.

Por gjatë kontrollit në sheshin e ndërtimit, inspektorët kanë pretenduar se nuk gjetën asnjë person përgjegjës dhe procesverbalin e lanë në kantier.

Lidhur me kompanisë Salillari në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, prokuroria vë në dukje se shtesa ishte denoncuar nga qytetarë në korrik 2022 dhe hetimet zyrtarisht filluan në shtator të po atij viti.

Nga inspektorët e IMT-së pranë bashkisë së Tiranës, shkeljet ishin konstatuar që në korrik të vitit 2021, kur kompania ishte gjobitur.

“Nga kontrolli është konstatuar mungesë dokumentacioni në kantierin e ndërtimit, shkelje e kushteve teknike të ndërtimit dhe mungesë e vërtetimit të fillimit të punimeve,” citohen zyrtarët e bashkisë në dokumentin e Prokurorisë.

Ndërkohë, përgjegjësja e sektorit juridik pranë Bashkisë së Tiranës pretendoi se kompania ishte gjobitur më herët për shkeljet e gjetura në ndërtim para se pallati të denoncohej publikisht, por i tha prokurorisë nuk kishte dijeni pse nuk ishte bërë kallëzim penal.

Prokuroria gjeti në hetime se për pallatet ishte marrë fillimisht vendim prishje nga IKMT, por që është pezulluar për shkak të futjes së tyre në procesin e konfiskimit dhe riblerjes së shtesave. Gjithashtu, Instituti i Ndërtimit vlerësoi se strukturat e këtyre pallateve nuk do ishin të qëndrueshme nëse shtesat pa leje prisheshin.

Pallate që ngrihen vetë

Njëlloj si ndërtuesit, edhe mbikëqyrësit e punimeve dhe drejtuesit teknikë të kompanive që duhej të ishin të pranishëm gjatë procesit të punës, i kanë thënë prokurorit Çela gjatë marrjes në pyetje se nuk kishin dijeni për katet shtesë.

Skënder Çota, inxhinier i kompanisë Instituti i Konsulencës në Ndërtim “IKN” shpk, e cila po ashtu është nën akuzë, i tha prokurorisë se ai kishte qenë mbikqyrës për punimet në kantierin e kompanisë Salillari vetëm gjatë hapjes së gropës së themelit dhe nuk kishte dijeni për shtesat.

Sipas tij, mbikëqyrja më pas i kaloi me urdhër verbal inxhinierit Ilir Zmalaj, por edhe ky i fundit pretendon se nuk ka pasur dijeni për shtesat dhe se mësoi për to vetëm kur pa deklarimin e ministrit të Brendshëm të kohës Bledi Çuçi. Zmalaj thotë se atëherë ishte me pushime në Suedi. Ai thotë po ashtu se nuk ka ushtruar kontrolle në kantier, pasi kompania Salillari nuk e ka njoftuar. “Nuk janë njoftuar nga kontraktori me shkrim as verbalisht për përgatitjen e kushteve për akt kontrollin e kuotës 0.00”, thotë ai.

Vetë administratori i kompanisë është shfajësuar se ai nuk i ndiqte punimet në kantier dhe nuk kishte qenë i pranishëm. Ai ua ka kaluar përgjegjësinë për shkeljet punonjësve të tij.

“Ai nuk rri në objekt dhe nuk i drejton punimet personalisht në asnjë kantier të shoqërisë “Salillari” shpk dhe punët i drejton nëpërmjet personelit inxhinjero- teknik që i emëron në përputhje me ligjin dhe ata janë përgjegjës për zbatimin e punimeve sipas projektit dhe kushteve teknike të zbatimit”, citohet Salillari nga prokuroria.

Salillari po ashtu ka këmbëngulur se vetë ai s'ka bërë asnjë urdhër për të ndërtuar kate shtesë.

E njëjta situatë del edhe nga dëshmitë e mbledhura prej drejtuesve dhe përfqësuesve të kompanisë Arb&Trans 2010. Administratori i kësaj kompanie nuk rezulton të ketë dhënë dëshmi, por personat e tjerë përgjegjës të gjithë kanë mohuar dijeninë për shkelje të lejes.

Inxhinierët Dritan Gjoni, drejtuesja teknike Orgeta Kapllani, topografi Edmond Ndoj dhe mbikqyrësi i punimeve, Hysni Gjoci kanë pretenduar mungesë përgjegjësie dhe dijenie. Gjoci ka pretenduar se kompania i ka thënë që do ndryshohej projekti për shkak të formave të pamundura dhe se për këtë ishte bërë aplikim.

Kapllani që duhej të ishte në kantier, sipas prokurorisë ka këmbëngulur se nuk e ka vizituar atë dhe nuk ka qenë e përfshirë në ndërtim. Inxhinieri Dritan Gjoni ka pretenduar se përgjegjësia e tij nuk kishte të bënte me zbatimin e lejes, por kontratat me të tretët dhe blerjet që duheshin për ndërtimin.

Prokuroria këmbëngul se këta persona dhe kompanitë që ata përfaqësojnë ishin në fakt në dijeni të shkeljes së ligjit. “Në rastin konkret, rezulton se të pandehurit e cituar më lart janë bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm të kryer për qëllim fitimi të parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të K.Penal”, thuhet në dokumentet për njoftim të akuzës.

Marrë nga BIRN.

tirane birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet