Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SPAK ka kërkuar nga Bashkia dhe drejtoritë përkatëse të dhënat mbi zbatimin e projekteve, shumat përkatëse, kush kanë qenë kostot në raport me zbatimin.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet rreth dosjes “5D”, në kuadër të të cilës u arrestuan 3 drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, të cilët akuzohen për korrupsion e shkelje të barazisë në tendera, mosdeklarim pasurie etj. Raportohet se Byroja Kombëtare e Hetimit me kërkesë të SPAK, ka ushtruar kontrolle në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimeve, ku janë sekuestruar disa dokumenta.
SPAK ka kërkuar nga Bashkia dhe drejtoritë përkatëse të dhënat mbi zbatimin e projekteve, shumat përkatëse, kush kanë qenë kostot në raport me zbatimin. Të dhëna janë kërkuar edhe nga VAS Konstruksion, paraardhëse e “5D Konstruksion”. Burime për Syri Tv thonë se janë duke u grumbulluar nga organi i akuzës të gjitha dosjet e prokurorimeve publike ku në disa prej tyre autoritet kontraktor është Bashkia se Tiranës.
SPAK e akuzon Redi Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022. Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh.
Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.
David Wisner TIRANA- I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner ka marrë pjesë në ak...
luan baci TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një deklaratë për mediat para SPAK ka sqaruar arsyet s...
foto ilustruese TIRANË- Filip Talo ka dhënë dëshminë e tij në Prokuroria e Tiranës, ku ka thënë se i qënd...
foto ilustruese TIRANË- Filip Talo është thirrur në prokurori për të dhënë shpjegime në orën 10.30. Lajmi...
rajmonda balilaj TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilajn dhe 6 zyrtarë...
aleksandar bogdanovic dhe ilir meta MAL I ZI- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi...
Sali Berisha TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendi ynë drejtohet sipas tij nga mafia. Gjatë fjalë...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme projektligjin për shëndetin riprodhues. Gjatë f...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se projektligjin për privatizimin e pronës shtet&eu...
Ilir Meta TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar sërish pasditen e sotme projektligjin për Shën...