LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hermes”, “Lacoste”, ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë/ Kush është Xhevdet Plaku, përdoruesi i 25 identiteteve (PROFILI)

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 51-vjeçari ka një histori të pasur të lidhur me krimin në kohë të ndryshme.

27 Dhjetor 2023, 21:25 Nga r.ll
“Hermes”, “Lacoste”, ndante pakot e drogës në
Xhevdet Plaku

TIRANË- Është zbardhur dosja e të fortit të Sukthit, ku do të zbulohen përgjimet holandeze që implikojnë Kep Arapin, i cili planifikoi vrasjen e hasmit të tij Xhevdet Plaku që u nxor në pritë nga oficeri Dedan Gjoni.

Po ashtu në dosjen e siguruar nga emisioni "Në Shenjestër", trajtohet profili i Plakut, ose i njohur ndryshe si “Akili”, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Holanda dhe përdorte 25 identitete.

Pjesa e dytë e dokumentarit:

Kush është Xhevdet Plaku, dhe përse Kep Arapi e kishte halë në sy dhe kërkonte me insistim ekzekutimin e tij?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 51-vjeçari ka një histori të pasur të lidhur me krimin në kohë të ndryshme. I njohur me nofkën ‘Akili’ por edhe shumë të tjera, të cilat i ka vënë në përdorim sa herë ia ka lypur nevoja, ai thuhet se ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë.

Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘Hermes’ dhe më pas ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls royce’ dhe ‘Play Boy’.

Por për t’iu kthyer përplasjes së tij me Kep Arapin, me vend është të ndalemi te vrasja e vëllait të tij, Sali Rapi, në vitin 2000, vrasje që thuhet se Xhevdet Plaku e kreu bashkë me një person tjetër.

Sipas të përditshmeve të kohës në Itali, ekzekutimi i Sali Rapit ndodhi më 10 qershor 2000 në qytezën Borghetto. I akuzuari kryesor për këtë krim, sipas Gjykatës së Savonës, ishte Adrian Besnik Plaku, i njohur si ‘Niko’, në atë kohë 36 vjeç, i cili duke shfrytëzuar mungesën e një njoftimi, kish mundur fillimisht tia hidhte drejtësisë. Ndërsa i akuzuari i dytë ishte 28-vjeçari, Xhevdet Plaku, i njohur me shkurtimin ‘Deti’ i cili edhe ky duke shfrytëzuar këtë burokraci, kishte mundur të arratisej.

Sipas akuzës, ‘Deti’, së bashku me Adrian Plakun, kishin vrarë Sali Rapin, duke i ngritur atij një pusi dhe duke e qëlluar me dy të shtëna në kokë. Përplasje me armë gjatë të cilës mbeti i plagosur rëndë edhe Alfred Hasa, ku hetuesit kishin dyshimet e tyre se vrasja ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve midis ‘bandave’ për atë që njihet si kontrolli i tregut të prostitucionit në rrugë përgjatë Aurelias. Por edhe pse ishte ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin për vrasjen e Sali Rapit, në vitin 2003 një gabim i pafalshëm i gjykatës së Gjenovës, e nxorri edhe njëherë në liri të parakohshme Xhevdet Plakun, kjo falë një gabimi burokratik.

“Ai ishte ekstraduar nga Shqipëria për shkak se ishte përgjegjës për vrasjen e një bashkatdhetari në vitin 2000 në Borghetto Santo Spirito. Por që nga e premtja, Xhevdet Plaku, 33 vjeç, është sërish i lirë, për shkak të një gabimi të organeve të drejtësisë. Në fakt, gjyqtarët gjenovezë të Gjykatës Shqyrtuese nuk i morën në kohë dokumentet e gjykimit nga Gjykata e Asisses, e cila kishte lëshuar urdhrin për masën e sigurisë në burg dhe nuk u mbeti gjë tjetër veçse të urdhëronin lirimin e tij. Kështu i huaji u largua nga burgu Sant’Agostino të premten pak pas orës 15:00, me rreth 280 euro në xhep dhe që atëherë është zhdukur. Pra kërkesa për arrestim e zv.prokurorit Danilo Cecarelli për atë krim brutal të 11 qershorit ku mbeti i vrarë me dy të shtëna në kokë 32-vjeçari Sali Rapi, rezultoi i padobishëm.

Por vrasja e Sali Rapit në Itali në vitin 2000, nuk është e vetmja që i atribuohet Xhevdet Plakut. Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, ai thuhet se ka vrarë me armë zjarri në fshatin Sinë të Durrësit, në derën e banesës së tij, në sy të të vëllait dhe të një personi që e shoqëronte, shtetasin Saimir Sina. E gjithë zanafilla e përplasjes së dy miqve që më pas u kthyen në armiq, lindi pasi gjatë kohës që Xhevdet Plaku ndodhej në Itali, Saimir Sina i kishte mashtruar të dashurën, duke i thënë se do ta çonte te ai dhe e kishte shfrytëzuar për qëllime prostitucioni”, shkruajnë mediat italiane.

“I pandehuri Xhevdet Plaku dhe i ndjeri Saimir Sina janë banorë të Lagjes nr.15, Spitallë, Durrës dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Meqenëse i pandehuri Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali dhe i ndjeri Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K, duke përfituar dhe nga njohja personale me Nertilën, ai i ka propozuar asaj për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.

Nertila K. e ka pranuar këtë propozim dhe në Korrik 2001 Saimir Sina së bashku me një person tjetër e kanë çuar atë në Itali, por jo në destinacionin në të cilin ranë dakord, por në Romë ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Por Xhevdet Plaku duket se nuk ia fali mikut të tij tradhtinë dhe njëkohësisht poshtërimin që ai i kishte shkaktuar të dashurës së tij, duke e nxjerrë në rrugë në Itali të prostituonte. Ai priti derisa Saimir Sina të dilte nga burgu. Dhe vetëm ditë pasi ai la qelinë i shkoi në banesë, ku pas një debati të shkurtër e qëlloi për vdekje, duke vendosur kështu në vend edhe nderin e përdhosur të së dashurës së tij, por edhe të atij vetë. Duke i lënë të kuptojë të dashurës së tij, se kjo formë hakmarrje ishte edhe një mesazh, që ai nuk kishte gisht në planin djallëzor që Saimir Sina vuri në jetë me shfrytëzimin e saj, duke përdorur emrin e Xhevdetit.

“Nertila K, me t’u kthyer në Shqipëri në Dhjetor të vitit 2001 ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.299, datë 29 Maj 2003 e ka deklaruar fajtor shtetasin Saimir Sina për veprën penale të ‘dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’ të kryer në bashkëpunim dhe e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

I pandehuri Xhevdet Plaku pasi është vënë në dijeni të veprimeve të Saimir Sinës ndaj të dashurës së tij, ka vendosur të hakmerret, plan të cilin e ka konkretizuar disa ditë pas daljes së Saimirit nga burgu.

Pikërisht më datë 24 Qershor 2003, rreth orës 21.00, pasi e kishte vëzhguar dhe ruajtur për disa ditë me radhë, i pandehuri ka shkuar me makinën e tij tip ‘Seat’ pranë banesës të Saimirit, i cili në atë moment ishte i shoqëruar nga i vëllai dhe disa shokë të tjerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas dëshmive ka rezultuar se i pandehuri e ka thirrur viktimën dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, në momentin kur ai ka marrë rrugën për t’u larguar, Xhevdet Plaku e ka qëlluar tri herë me pistoletën që e mbante pa leje, duke i shkaktuar vdekjen.  Por Xhevdet Plaku, ashtu si ka ngritur armën dha ka qëlluar ndaj kundërshtarëve të tij, apo atyre që e tradhtuan, po kështu ka qenë edhe vetë pre e atentateve, ai thuhet se i ka mbijetuar një tjetër atentati, këtë here në Spitallë të Durrësit, prapa të cilit dyshohet se ishin njerëzit e Rexhep Rapit.

Më 20 janar 2001 në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, shtetasi Xhevdet Plaku, i cili udhëtonte me mjetin me targë DR 7853 A, është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Nga provat e grumbulluara në vendngjarje dyshohet se ka pasur një pritë të organizuar nga persona që përdornin mjetin Benz me targë SH 0848 A, kundrejt personit që udhëtonte me mjetin tip Benz me targë DR 7853 A. Mjete këto të gjetura të braktisura në vendin e ngjarjes. Në afërsi të mjetit tip Benz me targë SH 0848 A, janë administruar nga grupi hetimor 38 gëzhoja të qitura nga e njëjta armë, pra sipas grupit hetimor, Xhevdet Plaku iu përgjigj atentatorëve, shkaku për të cilin u dënua për armëmbajtje pa leje.

“Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se të 17 gëzhojat e gjetura në sediljet e automjetit me targë DR 7853 A, me të cilën udhëtonte i pandehuri Xhevdet Plaku, janë të armës që ai ka përdorur. Në momentin kur ai është sulmuar, ai ka qenë i vetëm në makinë. Nga hetimi i çështjes ka rezultuar se në këtë ngjarje ka pasur shkëmbim zjarri duke u përdorur dy lloje armësh, automatik dhe pistoletë, dhe se pistoleta ka qëlluar nga brenda makinës së të pandehurit Xhevdet Plaku, pasi në xhamin e makinës janë 17 vrima me drejtimin nga brenda-jashtë, që i korrespondojnë 17 gëzhojave të gjetura në makinë.”, thuhet në dosjen hetimore.

Por edhe pse kjo ngjarje ka më shumë se 20 vite që ka ndodhur, ajo ka mbetur ende e pazbardhur dhe pa autor, ndërkohë që inati i vjetër midis Plakut dhe Kepit në njërin anë, vetëm sa është mbajtur i shuar, pasi zbulimet e reja, tregojnë se gjaku jo vetëm nuk është falur, por ato janë ndezur kohë pas kohe.

Qoftë edhe lart vëmendjes së opinionit publik, si në rastin e komisarit Dedan Gjoni, i cili del se ishte rekrutuar për ta nxjerrë në pritë Xhevdet Plakun për llogari të Kep Arapit./BalkanWeb

xhevdet plaku

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Dhjetor 2023, 17:04 Esmeralda Topi

Ushqime më të shtrenjta se në Europë

Tregu TIRANË- Këtë fundvit, Shqipëria rezulton një nga vendet me inflacionin më të lartë në Europë. Ndrys...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë