Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
AKU sqaron se hetimet vijojnë dhe se pas marrjes së mostrave të ushqimeve që u siguronin nga kompania Sori-Al, tashmë është kryer edhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik.
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me situatën e rëndë të ndodhur në Akademinë e Sigurisë, ku 56 studentë u helmuan.
AKU sqaron se hetimet vijojnë dhe se pas marrjes së mostrave të ushqimeve që u siguronin nga kompania Sori-Al, tashmë është kryer edhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik.
Në njoftim , institucioni njofton se për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka marrë mostra për testimin e higjienës së ambienteve të punës, ku përgatitet ushqimi.
Njoftimi i plotë:
"Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me hetimin hap pas hapi të rastit të pak ditëve më parë, ku pas komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk u informuam mbi rastin e dyshuar për helmim të disa kursantëve pranë kësaj akademie.
Në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, u morën masa të menjëhershme për verifikimin konkret të rastit. Janë marrë mostra të produkteve, të cilat janë dërguar për analizim pranë laboratorit të ISUV dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve.
Përpos lëndëve të para dhe produkteve gati për tu ngrënë, të dyshuara, u krye dhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik. NJVKSH në këtë situatë, është ende duke kryer verifikimet e nevojshme.
Për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka marrë mostra për testimin e higjienës së ambienteve të punës, ku përgatitet ushqimi. Rezultatet e të cilave, do të bëhen me dije, në përfundim të procesit.
Aktualisht vijon komunikimi i ngushtë me ISHP dhe NJVKSH, nga të cilët pritet raporti i hetimit epidemiologjik, një element thelbësor për identifikimin e burimeve të infeksionit, dhe ndalimin e transmetimit të mëtejshëm.
AKU inkurajon praktikat e mira higjienike, në garantim të sigurisë ushqimore, si një masë esenciale në parandalimin e infeksioneve dhe problematikave të tjera. Trupat inspektuese dhe stafi AKU janë në gatishmëri për ndjekjen e këtij rasti dhe të gjithë situatave ku preket siguria ushqimore.",njofton AKU./Dosja.al
VLORË- Tregu i fruta-perimeve në qendër të Vlorës është mbyllur, si pjesë e projektit për rijetëzi...
Apeli i Posaçëm TIRANË- Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili ndodhej n&eum...
TIRANË- Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, për të zbutur masën e sigurisë ndaj drejtoreshë...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e shitjes së karburanteve në vend. Bëhet me...
pamjet GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Zhu...
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosu...
pamje nga protesta TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtatë persona, pas përfundimit të protestës s...
Teksa Peter Magyar, lideri i opozitës në Hungari, bënte fushatë për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të ...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vra...
Kapitali shqiptar e rriti sërish pjesën në tregun bankar për vitin 2025. Përqendrimi i tregut është në rënie p&eu...