LIVE UPDATES
Aktualitet

Harta e re gjyqësore? Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon shtim prej 6 gjyqtarësh në Apelin Administrativ

Nga Këshilli i Lartë i Gjyqësor konstatohet se në Gjykatën Administrative të Apelit, stoku i dosjeve të prapambetura deri në shtator 2023 arrin në 23,104 çështje.

22 Maj 2024, 17:36 Nga M.B
Harta e re gjyqësore? Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon
Foto ilustruese

TIRANA- Kur kanë kaluar më tepër se 1 vit nga hyrja në fuqi e hartës së re gjyqësore, institucionet e sistemit të drejtësisë nuk janë më efecientë në zvogëlimin e stokut të dosjeve, sesa me shpërndarjen e vjetër të gjykatave. Nga Këshilli i Lartë i Gjyqësor konstatohet se në Gjykatën Administrative të Apelit, stoku i dosjeve të prapambetura deri në shtator 2023 arrin në 23,104 çështje. 16% e stokut të dosjeve në Apelin Administrativ janë për çështje pronësie dhe shpronësimesh, 15,4% për rishikim aktit administrativ, rreth 13% për marrëdhënie pune, 12% për çështjet e sigurimeve shoqërore etj.

Për të ekuilibruar ngarkesën e kësaj gjykate, por edhe të gjyqtarëve Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vendimin “Për miratimin e Raportit Vlerësues të grupit të punës për hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata për rritjen e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë” të publikuar te konsultimet publike, konkludon se nevojitet një shtim prej 6 gjyqtarësh, duke arritur numri i tyre në 19 nga 16 që janë aktualisht. Kërkesë për shtimin e numrit të gjyqtarëve në Apelin Administrativ, e çon në 414 numrin e përgjithshëm të tyre në sistemin e drejtësisë nga 408 gjyqtarë që janë të përcaktuar me dekretet e Presidentit.

“Në 29 shtator 2023, Gjykata Administrative e Apelit kishte 23,104 çështje të papërfunduara. Mosha mesatare e çështjeve të papërfunduara ishte 3.3 vjet. Nëse konsiderojmë se çështje të prapambetura (backlog) quhen çështjet më të vjetra se një vit, atëherë backlogu përbëhet nga 19,930 çështje. Gjykata Administrative e Apelit që prej themelimit të saj ka pasur një numër të konsiderueshëm çështjes të prapambetura. Që prej vitit 2015, numri i çështjeve në shqyrtim pa vendim e ka tejkaluar numrin 10.000. Sipas të dhënave të shtatorit 2023, numri i çështjeve të prapambetura arrin 22,643 çështje, ndërkohë që numri i çështjeve të reja që regjistrohen çdo vit në gjykatë është rreth 3000-3500 çështje”, thuhet në vendim.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbikëqyr ngarkesën e çështjeve gjyqësore dhe punës së gjykatave dhe nëse është e nevojshme rishikon numrin e gjyqtarëve.

KLGJ-ja thekson në vendimin e propozuar se është e detyruar të shpërndajë gjyqtarët në një mënyrë të tillë që ngarkesa mes tyre të jetë e barabartë, për aq sa është e mundur. Për sa i përket analizës lidhur me hartën e re gjyqësore, sipas KLGJ-së është bërë veçmas për çdo gjykatë dhe çështje, por analiza nuk synoi të krahasonte ngarkesën e gjykatave të apelit me atë të shkallëve të para, ose ngarkesën e gjykatave administrative me atë të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm.

“Ndërsa kjo analizë do të na tregonte shpërndarjen optimale të gjyqtarëve mes rretheve gjyqësore, gjykatave të apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykata administrative të shkallës së parë dhe riorganizimit të kompetencave të tyre tokësore, në të nuk u përfshi vlerësimi sa i takon shpërndarjes optimale të gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Apelit, për shkak se kjo gjykatë nuk prekej nga riorganizimi i kompetencave tokësore të gjykatave”, thuhet në vendim.

Rishpërndarja e gjykatave me hartën e re gjyqësore nisi zbatimin nga 1 shkurti 2023. Hyrja në fuqi e ndryshimeve solli reduktimin nga 22 Gjykata të Shkallës së Parë, në 12 të shtrira në rang vendi. Gjykatat e të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm janë, si: Berat, Elbasan, Tiranë, Vlorë, Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit), Durrës (bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës), Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës), Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit), Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës), Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit) ,Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit) dhe Shkodër(bashkuar me Gjykatën e Pukës).

Reforma solli edhe shkrirjen e 6 gjykatave të Apelit, në një Gjykate Kombëtare Apeli në Tiranë. Harta e re gjyqësore solli mbajtjen e vetëm dy Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë për të ruajtur aksesin e duhur në drejtësi, një në Lushnje, që të mbulojë të gjithë zonën jugore dhe jugperëndimore të Shqipërisë, dhe një në Tiranë, që do të mbulojë të gjithë zonën veriore dhe juglindore, përkatësisht Korçën, e cila nuk ka akses të lehtë në Lushnjë.

KLGJ argumentoi se me hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave synohet të ekuilibrohet ngarkesën e punës dhe shpërndarjes së gjyqtarëve ndërmjet gjykatave. Në raportin e grupit të punës së KLGJ-së theksohet se mosvendosja e këtij ekuilibri, p.sh., kur disa gjykata kanë ngarkesë më të madhe pune për gjyqtar se disa të tjera, është tregues i mungesës së efikasitetit dhe mund të sjellë për pasojë pabarazi në drejtësi./Monitor

këshilli i lartë gjyqësor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet