LIVE UPDATES
Aktualitet

Hapet Qendra e Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Qafë Botë

Qendra ka kapacitetin për të strehuar 60 persona, duke përfshirë hapësira të vëna në shërbim për regjistrimin e migrantëve, intervistimin e individëve në kushte vulnerabël, hapësira miqësore për fëmijët, klinikë ambulatore dhe kontejnerë për të siguruar kushtet e duhura higjieno-sanitare. 

11 Korrik 2023, 19:45 Nga k.m.
Hapet Qendra e Strehimit të Përkohshëm për migrantët e
Foto ilustruese

Autoritet kufitare shqiptare hapën në skajin më jugor të Shqipërisë në Qafë Botë të Sarandës një Qendër për Strehimin e Përkohshëm për migrantët e parregullt. Qendra u ngrit falë mbështetjes së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, IOM dhe do të ofrojë shërbime për grupet e migrantëve të parregullt deri në procesin e kthimit pas drejt kufirt grek apo referimit për azil. Pikëkalimi i Qafë Botës ka shënuar në gjashtë muajt e parë të këtij viti mbi gjysëm e prurjeve migratore të parregullta që kanë hyrë nga Greqia në Shqipëri.

Qendra ka kapacitetin për të strehuar 60 persona, duke përfshirë hapësira të vëna në shërbim për regjistrimin e migrantëve, intervistimin e individëve në kushte vulnerabël, hapësira miqësore për fëmijët, klinikë ambulatore dhe kontejnerë për të siguruar kushtet e duhura higjieno-sanitare. Drejtoresha e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) Alma jani tha se mëbshtetja për polcinë kufitare erdhi pas evidentimit në Qafë Botë të nevojës për kapacitete pritëse për migrantë e parregullt që hyjnë në territorin shqiptar nga Greqia fqinje.

“Qendra e re është një shembull që do të garantojë trajtimin dinjitoz të migrantëve dhe do të sigurojë, ndër të tjera, strehim, ndihmë mjekësore dhe siguri," tha zonja Jani.

Ndërsa Drejtori i departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Sajmir Boshnjaku tha se qendra e ndihmon policinë shqiptare ne sigurimin e standardeve ndërkombëtare për trajtimin e migrantëve të parregullt.

"Janë një seri shërbimesh që do ta lehtësojnë si punë e policisë kufiatre dhe pritjen e migrantëve", tha Boshnjaku.

Ngritja e Qendrës së Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm vlerësohet nga autoritete e emigracionit në policinë kufitare si nevojë për fluksin e shtuar të migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri përmes pikës kufitare me Greqinë. Gjatë periudhës janar qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar rreth 3600 migrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës.

Kjo është qendra e tretë e përkohshme që ngrihet në Shqipëri për migranët e parregullt, pas asaj të hapur në Grehot të Gjirokastrës në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019. Ngritja e qendrës së fundit në Qafë Botë u bë e mundur nga fonde të qevrisë Norvegjeze dhe Daneze të cialt e mbështesin Shqipërinë në programet për migrantët e parregullt.

Krahas IOM edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR , koordinon me autoritetet shqiptare të kufiirt dhe Drejtorinë e Azilit dhe Shtetësisë masat ndërkombëtare për të mbrojtur dhe ndihmuar refugjatët. Kjo sidomos për të përmirësuar aksesin në procedurat e azilit dhe zbatimin e masave të sigurisë gjatë procedurave, dhe veçanërisht aksesin në informacion dhe në mbrojtjen ligjore./VOA

qafe bote emigrantet e paligjshem

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë