LIVE UPDATES
Aktualitet

'Hajdeni se e vranë'/ Njoftoi për një ngjarje të rreme për të testuar policinë, por i riu rrezikon burgun

I riu me inicialet R. T bëhet me dije nga policia numër 4 në kryeqytet provokoi uniformat blu, duke i telefonuar për një ngjarje.

6 Gusht 2022, 14:58 Nga k.m.
'Hajdeni se e vranë'/ Njoftoi për një ngjarje të
Foto ilustruese

TIRANË- Një 20-vjeçari, i cili tentoi të provokonte policinë e Tiranës për të kuptuar se sa të aftë janë ata dhe nëse e gjenin dot apo jo, i janë hapur seriozisht probleme me drejtësinë.

Sipas një burimi të Gazetës Si, i riu që rezultoi i padënuar më parë dhe që asnjëherë nuk kishte pasur probleme me rendin, rrezikon të dënohet mbasi policia e ka referuar atë për kallëzim të rremë. I riu me inicialet R. T bëhet me dije nga policia numër 4 në kryeqytet provokoi uniformat blu, duke i telefonuar për një ngjarje.

E gjitha më pas doli se ishte një shaka që ishte e hidhur vetëm për telefonuesin, mbasi policia e kishte marrë seriozisht denoncimin dhe dërgoi shërbime. Në orën 20.30 shërbimet e policisë morën një njoftim në numrin pa pagesë 127. Telefonuesi tha se në zonën e Surrelit kishte ndodhur një ngjarje kriminale që sipas asaj që ai shpjegoi ishte një plagosje, - përshkruan oficeri i policisë në procesverbalin e referimit. Policia ka dërguar shërbimet për të ndihmuar jo vetëm të dëmtuarin, por edhe për të arrestuar apo për t’u vënë në ndjekje të autorit.

Në vendin ku telefonuesi kishte thënë se kishte plagosje në fakt nuk kishte asgjë.

“Me mbërritjen në vendngjarje kur policia vërejti se aty çdo gjë ishte qetë dhe pa asnjë problematikë, identifikoi numrin e njoftuesit dhe mbasi identifikoi autorin e telefonatës që është shtetasi J. T i kërkoi atij shpjegime më të detajuara”, theksohet në materialin policor.

Gazeta Si mëson se policia i shkoi në banesë të riut me emrin J. T duke e marrë atë në pyetje dhe duke i kërkuar shpjegime. Burimet policore të Gazetës Si përmendin dëshminë e 20-vjeçarit që në të vërtetë kishte bërë një provë për të kuptuar se për sa mbërrinte policia në vendngjarje dhe se nëse i vlerësonte apo jo telefonatat e qytetarëve.

“Isha në lokal në zonën e Dajtit dhe së bashku me mua gjendeshin edhe dy shokët e mi. Mbasi pimë kafe, vendosa të bëj një telefonatë me policinë për shaka dhe ju tregova se kishte ndodhur një plagosje me armë”. I riu kujton se telefonata ju kthye mbrapsht 10 minuta më vonë kur policia mbërriti në vendin që ai kishte përshkruar si skenë krimi; ‘kur policët në telefon më kërkuan shpjegime të tjera mbasi ndodheshin aty ju thashë që kisha bërë shaka se që nuk duhet ta kishin marrë seriozisht telefonatën, - mbyll deklaratën kësaj radhe si i dyshuar 20-vjeçari.

Por policia siç kuptohet ia ka kthyer pas shakanë. Mbasi ka shkuar në banesën e tij, i ka kërkuar të shkojë në komisariat dhe mbasi e kanë marrë në pyetje një oficer i policisë gjyqësore ka mbajtur shënim deklaratën e tij, deklaratën e oficerëve të sallës operative që ngritën në këmbë policinë dhe orën e saktë se kur ishte kryer telefonata që denonconte një krim.

Më tej thotë policia për Gazetën Si e gjitha kjo që ishte një shaka për të riun, sipas kodit është vepër penale sipas nenit 272 që parashikon se njoftimi i rremë i organeve të rendit dënohet me gjobë ose me burg deri në një vit.

Materialet ndaj 20-vjeçarit janë përcjellë në prokurori bëjnë me dije burimet policore të Gazetës Si që kujtuan se i riu ishte vënë në sedër nga shokët mbasi në bisedë e sipër ishte i bindur që policia vonohej dhe nuk mbërrinte në kohë. Por pavarësisht pendesës dhe rezultateve që kësaj prove, tanimë prova e radhës për 20-vjeçarin do të jetë në prokurori dhe në gjykatë ku do të përballet me akuzën e ngritur nga uniformat blu./GazetaSi

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet