LIVE UPDATES
Aktualitet

'Hajde pak nga cepi’/ E shanë nga motra, vlonjati që shpëtoi në gjykatë ngaqë tha: S'durova dot

Në një dosje ku secili tregon se si dy të panjohur mund të konfliktohen për një fjalë goje aq më tepër për motrën ( një sharje tipike e zonës ) thuhet se policia e Vlorës u njoftua nga një telefonatë në sallën operative ku një qytetar kërkoi ndihmë.

23 Korrik 2022, 15:35 Nga k.m.
'Hajde pak nga cepi’/ E shanë nga motra, vlonjati që
Foto ilustruese

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e prokurorisë së Vlorës që kërkoi të dërgojë në burg një të ri, i cili një vit më parë sulmoi për një fjalë goje një bashkëmoshatar. I riu me inicialet L.S ishte vetëdorëzuar në polici një vit më parë dhe duke këmbëngulur se e shanë nga motra dhe ndaj humbi qetësinë, përdori veç kësaj si argument në gjykatat më të ulta edhe faktin që ndiqte shkollën dhe se burgu po e ndalonte të arsimohej.

Por në kohën kur vlonjati qëndroi vetëm pak ditë në burg, apeli ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje pikërisht për këto rrethana që u panë si lehtësuese. Por vendimi u kundërshtua në Gjykatën e Lartë nga prokuroria e apelit të këtij qyteti. Sipas prokurorisë lokale ngjarja ndodhi një vit më parë dhe i riu qëndroi vetëm pak orë në burg duke mos ndikuar në dhënien e drejtësisë për krimin që dëmtoi bashkëmoshatarin tjetër.

Në një dosje ku secili tregon se si dy të panjohur mund të konfliktohen për një fjalë goje aq më tepër për motrën ( një sharje tipike e zonës ) thuhet se policia e Vlorës u njoftua nga një telefonatë në sallën operative ku një qytetar kërkoi ndihmë.

I plagosuri i identifikuar si A.l që u përcoll për ndihmë në spital i tha policisë se sapo kishte përfunduar mësimin.

“Po shkoja tek furra të merrja një picë. Afër dyqanit të luleve, në trotuar pashë dy djem, ku njeri më tha përse e shikoja.”

I dëmtuari sipas policisë është përgjigjur se nuk po shikonte atë, mirëpo “personi i kishte vënë dorën tek supi i djathtë dhe menjëherë e kishte goditur në faqen e majtë afër hundës deri afër qafës me një mjet prerës dhe më pas është larguar me automjet, bashkë me një person tjetër”, thuhet në vendimin që iu tregua Gazetasi.al.

Dëmtimet në trupin e të riut u konsideruan si plagë të rrezikshme mbasi ishte një e çarë nga hunda deri në qafë. Dëshmitarët treguan se kishin dëgjuar të shara dhe kur kanë dalë vërejtën të plagosurin përtokë. Mes përpjekjeve për të zbuluar autorët, bëhet me dije se të dyshuarit nuk e lodhën shumë policinë. Dy të rinjtë, njëri i identifikuar si L.S dhe tjetri si A.V u paraqitën në komisariatin e policisë së Vlorës duke rrëfyer versionin e tyre.

Njëri prej tyre që më pas u largua pasi pa skenën, shtetasi A.S, sipas vendimit që disponon Gazetasi.al tregon se gjendeshin në afërsi të dyqanit të luleve pranë Postës së Coles.

“Shoku im L. ka takuar shoqen e tij dhe po bisedonin, kurse unë qëndrova disa  metra larg tyre dhe nuk po shikonte. Në një moment dëgjova një djalë të gjatë që po i thoshte L. ‘do të …motrën’ dhe e kishte kapur nga mjekrra dhe kishte thënë ‘hajde pak nga cepi’.

L. e kishte kapur nga mbrapa dhe e kishte qëlluar me çelës në pjesën e faqes së majtë. Në ato momente kishte ndërhyrë një person tjetër dhe nuk e kishte lënë L. që ta godiste, pasi ishte futur në mesin tyre.

Pikërisht fakti që i riu humbi qetësinë se i shanë motrën duket se i ka shtyrë të gjitha gjykatat që të jenë tolerante ndaj të riut.

Në vendim thuhet: I pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi L. S., ka deklaruar se ishte ndjerë i frikësuar e i fyer dhe në momentin që ai ishte kthyer, kishte nxjerrë nga çanta çelësin e shtëpisë në fshatin Panaja, që ishte një çelës i gjatë metalik me një mbajtëse çelësash portokalli me mbishkrimin “Skoda” në formë drejtëkëndore dhe me atë në dorë e kishte kapur nga mbrapa dhe kishte tentuar ta qëllonte në fytyrë dhe në atë moment djali kishte lëvizur kokën dhe çelësi e kishte çjerrë në krahun e majtë tek faqja.

Në gjykatën e Vlorës i riu përdori si argument faktin që çelësi i shtëpisë nuk mund të konsiderohej armë si dhe humbjen e qetësisë se e kishin sharë nga motra.

“L.S  i ka paraqitur gjykatës kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, duke pretenduar se ka përdorur një çelës, pra një mjet të papërshtatshëm për të sjellë si pasojë shëmtimin e të dëmtuarit dhe në gjendjen që ndodhen aktet, nga veprimtaria hetimore ka rezultuar të jetë provuar se, i dyshuari ka përdorur një çelës, konkluzion që ka dalë nga një akt ekspertimi i kryer menjëherë pas ngjarjes, duke mos i dhënë mundësi vetë të dyshuarit të tregojë nëse shëmtimi është i përhershëm apo do të rikuperohet, për më tepër që akti i parë i ekspertimit ka dalë në konkluzion të gabuar përsa i përket llojit të mjetit të përdorur, duke definuar mjetin si mjet prerës, çfarë nuk është e vërtetë, pasi çelësi i shtëpisë nuk futet në kategorinë e mjeteve prerëse”, thuhet në vendimin e pazakontë që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al.

Gjykata e apelit shpreh tolerancë në një tjetër këndvështrim.

“Kemi të bëjmë me një person që është në një moshë shumë të re, që është duke ndjekur studimet e larta universitare, dhe se masa e sigurimit “arrest në burg”, i ka ndërprerë atij procesin e edukimit, çmohet e arsyeshme caktimi i një mase sigurimi më të butë për t’i dhënë atij mundësinë për të mos ndërprerë procesin e mësimmarrjes”, deklaron apeli./Gazetasi.al

vlore gjykata e vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet