LIVE UPDATES
Aktualitet

Guri i Bardhë në Klos, atraksioni turistik me pasuri natyrore të lëna në degradim

Ndërtimi i rrugës së Arbrit i ka dhënë një impakt pozitiv zonës, por problem mbetet mungesa e investimeve në fshatra.

11 Prill 2024, 22:35 Nga I.A

Guri i Bardhë në Klos, atraksioni turistik me pasuri natyrore të

KLOS- Në vitin 2018 qeveria shqiptare shpalli  projektin e “100 fshatrave turistik” në të cilët do të investohej për t’i kthyer në shërbim të turizmit. I njohur si një prej qendrave të Kastriotëve, por dhe vendlindja e Pjetër Budit, Guri i Bardhë në Klos është përfshirë në këtë  projekt. Megjithëse kanë kaluar gjashtë vite dhe në këtë fshat nuk është  parë asnjë investim. Banorët e Gurit të Bardhë kërkojnë investime nga qeveria dhe Bashkia e Klosit, të paktën në infrastrukturën rrugore, pasi gjendja e rrugëve nuk i shërben aspak turizmit.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit i ka dhënë një impakt pozitiv zonës, por problem mbetet mungesa e investimeve në fshatra.  Banorët u ankuan në Fiks Fare se fshati i tyre ndodhet vetëm 4 kilometra nga rruga e Arbrit, por i pa akceptueshëm nga turistët si pasojë e infrakstrukturës. Madje edhe vetë banorët kanë braktisur fshatin pikërisht për këtë arsye, mungesën e rrugës.

Por ky fshat ka shumë bukuri natyrore dhe historike. Nuk mungojnë   monumentet e kulturës  siç është shtëpia e shkrimtarit Pjetër Budi. Ura antike e Vashës, 250 vjeçare, që kalon mbi lumin e Matit dhe që vendasit e krahasojnë me urat veneziane . Por ura nuk është mirëmbajtur dhe ka pësuar dëmtime të cilat rrezikon jëtën e kujdo që ecën sipër, pasi është shumë e rrëshqitshme . Ura e Skurajve është  një tjetër urë historike  e cila nga DRKK Shkodër, me urdhër Nr. 423 dt.22.02.2019 të Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” Tiranë, ky objekt  është shpallur  në “Mbrojtje paraprake”. Kjo urë është e shekullit të XVIII. Pas nuk ngelet si monument edhe Kulla e Dezhgiajve, njohur si Kulla e Gurit Bardhë (Petralba).  Si shtëpia e Pjetër Budit edhe Kulla Petralba qëndrojnë mbyllur, pasi prej vitesh nuk vihet dorë për restaurimin e tyre.

Në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhen monumentet e kulturës në zonën e Gurit të Bardhë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sqaroi  se ato nuk ndodhen në listën emergjente të ndërhyrjeve.

Sipas ministrisë,  ndërhyrjet në pasuri kulturore bëhen në bazë të një liste emergjente sipas kushteve të degradimit të tyre.Ndërkohë që shtëpia e Pjetër Budit dhe Kulla  Petralba janë të mbyllura.

Fiks Fare kërkoi informacion pranë Bashkisë së Klosit nëse do të investonte për shtrimin e rrugëve në fshatin Guri i Bardhë.

Bashkia e Klosit në përgjigjen e saj shpjegoi se në inventarin e saj ka 514 km rrugë rurale në 30 fshatra, ku banon 85% e popullsisë së gjithë territorit që menaxhon kjo bashki.

Nga këto janë të asfaltuara vetëm 33.2 km, ndërsa pjesa tjetër prej 480.8 km janë të paasfaltuara.

Sa i përket segmentit rrugorë Shkallë-Gur i Bardhë është ndërhyrë disa herë nga bashkia, ku hera e fundit ishte në Tetor të Vitit 2023.

Por ndërhyrjet që përballon Bashkia e Klosit me fondet e saj janë shtrim me çakull të segmenteve problematike përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës, hapje kanale anësore, pastrim i pemëve dhe shkurreve .

“Nisur nga kapacitetet e kufizuara që ne kemi në dispozicion, mundësitë tona janë vetëm në mirëmbajtje dhe rehabilitim me shtresa çakulli, gjë e cila nuk është një zgjidhje e përhershme, por për një periudhë jo shumë të gjatë”- sqaron Bashkia Klos në përgjigjen e saj.

Kjo bashki ka aplikuar në institucione të tjera për ndihmë si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ku janë bërë dy aplikime, i pari është rehabilitim dhe ndërtim i gjithë projektit për segmentin në fjalë dhe aplikimi dytë nisur nga një thirrje e hapur për Shtresat Asfaltike.

Bashkia e Klosit në bashkëpunim me bashkitë e tjera të qarkut të Dibrës dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit do të krijojnë Operatorin e Rrugëve Rurale dhe Turistike në Qarkun Dibër ,ku në fokus do të kenë rrugët rurale dhe turistike, ku bën pjesë edhe segmenti rrugor Shkallë–Gur i Bardhë. Deri atëherë të shpresojmë se banorët nuk do e braktisin komplet fshatin, e ndoshta rruga monumentet e kulturës kalojnë pastaj në listën emergjente të ndërhyrjeve.

Marrë nga Top Channel

guri i bardhë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet