28 Janar 2025, 15:11
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një person është arrestuar nga Policia në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë grabitur dy biznese në kryeqytet. Në pranga ka rënë B. N., 38 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur R. F. dhe E. L.(S). Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur dy biznese mëngjesin e djeshëm, si dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë.
Njoftimi i Policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Nata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Identifikohen 3 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 biznese, dhe tentuan të vidhnin në një banesë, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve.
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Nata”, si rezultat i të cilit janë zbardhur tre raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 3 autorët e dyshuar, shtetasit B. N., 38 vjeç, R. F. dhe E. L.(S).
Shtetasi B. N., i cili është arrestuar, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune, në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, si dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”.
arrestim policia
Aktualitet
28 Janar 2025, 14:36
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Viti që lamë rezulton një vit me hapa pas sa i takon sigurisë në rrugë lidhur me aksidentet. K&e...
Aktualitet
28 Janar 2025, 14:10
N.F
Makina e 39-vjeçarit
TIRANË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tij m&eum...
Aktualitet
28 Janar 2025, 14:01
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- 6 perona janë vënë ën pranga në Tiranë për vepra të ndryshme. Policia bën me dije...
Aktualitet
28 Janar 2025, 14:00
I.A
Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite burg të riun Ermes Hoxhallin, i cili mashtronte zyrtarë t&eu...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:57
M.B
Leo Sadiku dhe nëna
TIRANA- Një mjeke e spitalit Pediatrik ka kallëzuar në polici nënën e 12-vjeçari të ndje...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:45
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 51-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:39
I.A
Ermir Gjinishi
TIRANË- Ermir Gjinishi, pedagog në Institutin e Studimeve Evropiane (ISE), tha në se është diskutuar për akomo...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një rast i një plagosjeje me thikë është regjistruar ditën e sotme pranë shkollës &ldq...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:00
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTRA- 45-vjeçari Albano Xheka dhe 25-vjeçari Artur Lika janë arrestuar në Gjirokastër pë...
Aktualitet
28 Janar 2025, 12:50
M.B
Foto ilustruese
MURIQAN- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit. Bëhet me ...