28 Janar 2025, 14:00
Nga I.A
Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite burg të riun Ermes Hoxhallin, i cili mashtronte zyrtarë të ministrisë së Arsimit, duke premtuar bursa studimi falas në Shtetet e Bashkuara. Mësohet se Hoxhalli kërkoi nga Gjykata, gjykim të shkurtuar dhe kështu ka përfituar zbritjen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg. Mbi të rëndojnë akuzat për falsifikim dokumentesh dhe falsifikim kompjuterik.
“Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane”, tha organi hetues.
Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë. Më pasi ai ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri.
Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”. Gjithashtu u premtonte nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA.
ermes hoxhalli
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:57
M.B
Leo Sadiku dhe nëna
TIRANA- Një mjeke e spitalit Pediatrik ka kallëzuar në polici nënën e 12-vjeçari të ndje...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:45
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 51-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:39
I.A
Ermir Gjinishi
TIRANË- Ermir Gjinishi, pedagog në Institutin e Studimeve Evropiane (ISE), tha në se është diskutuar për akomo...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një rast i një plagosjeje me thikë është regjistruar ditën e sotme pranë shkollës &ldq...
Aktualitet
28 Janar 2025, 13:00
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTRA- 45-vjeçari Albano Xheka dhe 25-vjeçari Artur Lika janë arrestuar në Gjirokastër pë...
Aktualitet
28 Janar 2025, 12:50
M.B
Foto ilustruese
MURIQAN- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit. Bëhet me ...
Aktualitet
28 Janar 2025, 12:48
N.F
Alpe
TIRANË- Natyra duket se ka fituar zemrat e turistëve gjatë vitit që lamë. Vizitorët në zonat e mbrojtura u rrit&eum...
Aktualitet
28 Janar 2025, 12:30
N.F
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarëve të dyshuar si vrasës me p...
Aktualitet
28 Janar 2025, 12:11
M.B
Enton Punavija
TIRANA- Ish-drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë Tiranë, Enton Punavija është paraqitur n&eu...
Aktualitet
28 Janar 2025, 12:07
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Polic...