Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autorët e tij, Viron Roboçi dhe Besmira Pelushaj sollën një qasje të re mbi një nga ngjarjet më të errëta të pasluftës në Shqipëri.

TIRANË- “Gladius” titullohet dokumentari, premiera e të cilit u shfaq mbrëmë në Destil Creative Hub. Dokumentari është një rrëfim tronditës mbi gjyqin special të vitit 1945 dhe fillimin e terrorit komunist në Shqipëri. Autorët e tij, Viron Roboçi dhe Besmira Pelushaj sollën një qasje të re mbi një nga ngjarjet më të errëta të pasluftës në Shqipëri. Për realizimin e këtij dokumentari autorët shfrytëzuan edhe fondin e arkivit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
“Gjyqi (jo) Special” siç është edhe nëntitulli i veprës, eksploron realitetin tronditës të një procesi të orkestruar politikisht, të njohur si “gjyqi special”, i cili u zhvillua në Tiranë menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Gladius” ngre një paralelizëm të fuqishëm mes ndeshjeve te gladiatorëve në Romën e lashtë dhe këtij gjyqi që shërbeu si një spektakël i dhunshëm me dënime të paracaktuara për 60 intelektualë të kohës, me qëllim eliminimin e tyre dhe intimidimin e pjesës tjetër të elitës politike, veprimtarëve dhe çdo individi me influencë.
“Gladius” ndërthur materialet arkivore, pamjet autentike dokumentare dhe inskenimet artistike, duke i dhënë zë procesit të shpejtë dhe të padrejtë që çoi në ekzekutimin e 17 personave dhe në ndëshkimin me 715 vite burg në total, për të akuzuarit e tjerë. Asnjë nga 17 të ekzekutuarit nuk ka ende sot një vend varri.
Dokumentari u realizua me mbështetjen e “Fondacioni Konrad Adenauer” (KAS Albania) në bashkëpunim me “United Rights Foundation”.
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jet&eu...
Ilaria Sula ITALI - Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar. Ilaria Sula, një student...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një çift lezbikesh shqiptare kanë fituar të drejtën për të qëndruar në...
Breshëri shkatërron prodhimin e fermerëve në Korçë KORÇË - Këshilltarët bashkiakë në K...
tarellari, pelivani TIRANË- Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivanin, në janar të vitit të kaluar, ësht&e...
pamje nga aksidenti LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se dy automjete j...
Safet Bajri TIRANË- Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e siguris&e...
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptare. Bë...
foto ilustruese DIVJAKË- Një elektricist ka ndërruar jetë ditën e sotme në Divjakë, pasi ra në kontakt me korentin....
Foto TIRANË- Ambasada Britanike në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdues...