LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqi për Metamorfozën/ Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjeve, Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

Sipas avokatit të biznesmenit, ndarja e çështjes dhe mënyra e administrimit të provave përbën një dëm të drejtëpërdrejtë për klientin, ndërkohë që shpresa për një qëndrim të prerë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e provave të siguruara përmes aplikacionit SKY ECC nuk është materializuar.

17 Prill 2025, 10:50 Nga E. D
Gjyqi për Metamorfozën/ Të pandehurit kërkojnë ndarjen
Pellumb Gjoka

TIRANË-  Ditën e sotme në GJKKO u zhvillua seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur në këtë dosje janë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Pesë prej të pandehurve kërkuan ndarjen e dosjes, por SPAK kundërshtoi duke thënë se mund dëmtohet shqyrtimi i çështjes.

Ndërkohë trupa gjyqësore, Etleva Desa, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka, vendosi të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesat për ndarje të çështjes dhe për përcaktimin e formës së gjykimit, duke shtyrë seancën për datën 23 prill 2025.

Gjithashtu biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar për dosjen  “Metamorfoza”, ka vendosur të tërhiqet nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar. Sipas avokatit të biznesmenit, ndarja e çështjes dhe mënyra e administrimit të provave përbën një dëm të drejtëpërdrejtë për klientin, ndërkohë që shpresa për një qëndrim të prerë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e provave të siguruara përmes aplikacionit SKY ECC nuk është materializuar.

Patëm pritshmëri që Gjykata Kushtetuese të deklaronte të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY ECC, por për fat të keq kemi një vendim ‘as mish, as peshk’,” deklaroi avokati.

Ndërkohë të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Arben Nela, avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, i kërkoi gjykatës ndarjen e çështjes për klientin e tij, duke argumentuar se: “Hetimi ndaj Litas ka qenë i plotë. Ai ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.”

Në të njëjtën linjë, Gentian Rumano, përfaqësuesi ligjor i Ardit Hasanbegaj, kërkoi gjithashtu ndarjen e çështjes së klientit të tij.

“Kërkoj gjykim të shkurtuar për klientin tim. Kjo kërkesë është bërë që në seancën paraprake dhe është shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështja mund të zgjidhet në gjendjen ku ndodhen aktet, pasi nuk kemi prova të tjera për të paraqitur. Nëse pranohet, kërkojmë edhe veçimin e çështjes,” tha Rumano.

Edhe mbrojtësit ligjorë të Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajroviqit paraqitën kërkesa për gjykim të shkurtuar. Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit, u shpreh: “Nuk kemi kërkesa për marrjen e provave të reja, as për pavlefshmëri të provave ekzistuese. Kërkojmë që çështja ndaj tij të trajtohet e ndarë.”

Ndërsa Elton Hyseni, përfaqësuesi ligjor i Behar Bajroviqit, deklaroi: “Kërkojmë gjykim të shkurtuar. Lidhur me ndarjen e çështjes, ia lëmë vlerësimit të gjykatës.”

pëllumb gjoka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet