LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por ngarkesa e punës mbetet ende e lartë

Sipas shifrave të përpunuara, KLGJ konstaton se ngarkesa e punës në gjykata është përballuar nga vetëm 228 gjyqtarë ose 8.2 gjyqtarë për 100.000 banorë. Ky raport sipas tij është më pak se 40% e normës evropiane (22.2 gjyqtar për 100.000 banorë).

3 Maj 2023, 14:53 Nga k.m.

Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por

Këshilli i Lartë Gjyqësor analizon se edhe pse ka një ulje minimale të ngarkesës çështjet e trashëguara mbeten ende të larta. Një pjesë e mirë e gjykatave vijojnë të funksionojnë sipas analizës me kapacitet të reduktuar gjyqtarësh.

“Gjatë vitit 2022, sistemi gjyqësor është përballur me një ulje minimale të ngarkesës së punës, ku numri total i çështjeve në shqyrtim në vitin 2022 është 0.4% më i vogël se në vitin 2021.

Qytetarët i janë drejtuar më pak gjykatave duke sjellë një ulje prej 12% të çështjeve të reja të regjistruara gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraardhës.

Pjesa më e madhe e gjykatave kanë funksionuar me kapacitet të reduktuar të gjyqtarëve, nën 70% (25 nga 38 gjykata), ndërsa në nivel kombëtar vetëm 56% e organikës së gjyqtarëve kanë qenë efektivisht në detyrë gjatë vitit 2022,”- vlerëson raporti.

Sipas shifrave të përpunuara, KLGJ konstaton se ngarkesa e punës në gjykata është përballuar nga vetëm 228 gjyqtarë ose 8.2 gjyqtarë për 100.000 banorë. Ky raport sipas tij është më pak se 40% e normës evropiane (22.2 gjyqtar për 100.000 banorë). Nën një proces reformimi që ka nisur tashmë prej disa vitesh duket se sistemit gjyqësor do t’i duhet ende kohë të kapë ritmin pavarësisht se ka një rritje të mesatares së normës së likuidimit të çështjeve si dhe rendimentit mesatar të punës për një gjyqtar.

“Gjykatat kanë bërë përpjekje për të ruajtur ritmin e zgjidhjes së çështjeve, mesatarja e normës së likuidimit të çështjeve në rang vendi është rritur duke shënuar një norme prej 104% (krahasuar me normën mesatare 68% në 2021) me qëllim mbajtjen nën kontroll të rritjes së stokut, tentativa të cilat nuk kanë sjellë rezultat pasi shënohet një rritje prej 31% të çështjeve në pritje të gjykimit në rang vendi.

Rendimenti mesatar i punës për gjyqtar në rang vendi, gjatë vitit 2022, ka qenë pothuajse 561 çështje për gjyqtar, që shënon një rritje me 25 çështje (536 në 2021) më tepër krahasuar me një vit më parë,”- thuhet në dokument.

Raporti bën një analizë edhe të fondeve buxhetore për sistemin gjyqësor ku nënvizohet se edhe pse ka një rritje nga viti në vit kur shihet si buxhet për banor mbetet larg mesatares europiane.

“Fondet buxhetore të miratuar për sistemin gjyqësor, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme nga një vit buxhetor në tjetër

Por pavarësisht kësaj rritjeje, pesha specifike që zë ky buxhet ndaj buxhetit të shtetit, në përqindje ka ngelur e pandryshuar në masën 0.75%, nga viti 2019 e në vazhdim. Ndërsa pesha specifike që zë ky buxhet ndaj PBB-së ka pasur një tendencë të lehtë në rritje, nëse e krahasojmë vitin 2023 me vitet e mëparshme (0.33% në vitin 2019 dhe 0.35% në vitin 2022).

Ndërsa në vlerë absolute buxheti i miratuar për vitin 2022 është afërsisht 11.2 euro/ banor, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Europës është 45.8 euro/ banor41.

Kjo do të thotë se pavarësisht rritjes që ka pasur në buxhetin gjyqësor, jemi ende larg mesatares së fondeve buxhetore të miratuara për sistemin gjyqësorin në vendet evropiane” nënvizon KLGJ./Monitor

keshilli i larte gjyqesor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet