Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë. Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.
Trupi gjykues vendosi “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar".
Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.
Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.
Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Veç Gjokës, për gjykim janë dërguar edhe të pandehurit Behar Brajoviq; Edmond Preka; Astmer Bilali; dy zyrtarët e policies, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, ky i fundit me funksion si shef i Drejtorisë së Forcës Operacionale; si dhe prokurori Xhevahir Lita.
Kushtrim Selimi TIRANA- Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyr...
Foto ilustruese TIRANA- Sot pritet të mbahet protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për mbrojtjen e Teatrit para bashkisë ...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të 7 personave, të dënuar më parë n...
Foto nga vendi i ngjarjes DURRËS- Tre vëllezër janë arrestuar në Durrës pasi dyshohet se kultivonin lëndë nark...
Megi Gashi dhe Edmond Gashi TIRANA- Vajza e Edmond Gashit, mjeku i Spitalit Onkologjik në QSUT, që abuzonte me detyrën ka replikuar me ...
Edmond Gashi TIRANA- Mjeku Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga agjentët e Komisariatit nr. 6 n...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paq&eu...
foto ilustruese BELGJIKË- Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burg dy shqiptarë të cilët ishin të përfshirë&nbs...
foto ilustruese GRAMSHË- 30-vjeçari i cili u shpall i zhdukur këtë pasdite në Gramsh është gjetur i pajetë në...
Spitali TIRANË- Në Tiranë, Kuvendi u përfshi sot nga një debat i ndezur lidhur me aferën korruptive në spitalin onkologj...