LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët kushtetues, qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme

Ndryshe nga procesverbali i mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve në garën mes Asim Vokshit dhe Naureda Llagamit, ku fletët e votimit janë pjesë e dokumentave zyrtare të ruajtura nga Gjykata e Lartë.

3 Nëntor 2025, 12:18 Nga I.A
Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët
Gjykata e Larte

TIRANË- E njëjta Gjykatë, por me dy standarde. Sokol Sadushi ka asgjësuar fletët e votimit në rastet e shkuara të përzgjedhjes së anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, nga viti 2022-2023, pasi i quan pa vlerë juridike.

Ndryshe nga procesverbali i mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve në garën mes Asim Vokshit dhe Naureda Llagamit, ku fletët e votimit janë pjesë e dokumentave zyrtare të ruajtura nga Gjykata e Lartë.

Top Channel i drejtoi një kërkesë për informacion Gjykatës së Lartë për rastet e mëparshme ku votat janë shpallur të pavlefshme dhe, për efekt transparence, të shfaqnin kopje të çdo flete votimi gjatë mbledhjeve të gjyqtarëve për votimin ku fituan Sandër Beci, Ilir Troska dhe Holta Zaçaj. Por përgjigja nxjerr në pah një mungesë uniformiteti në praktikë, me qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme.

“Gjykata e Lartë sqaron se fletët e votimit nuk përbëjnë akt juridik, por dokumente ndihmëse të përdorura vetëm gjatë procesit të numërimit për verifikimin e rezultatit të votimit. Pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve, përdorimi i fletëve të votimit për qëllime proceduriale përfundon.”

Gjykata e Lartë pretendon se dokumentet që mbartin vlerë provuese dhe efekt juridik janë procesverbali i komisionit të votimit dhe vendimi përfundimtar i mbledhjes që ruhet në arkiv dhe mund të aksesohet sipas ligjit për të drejtën e informimit.

Por nga studimi i procesverbaleve, Top Channel vë re se nuk është vepruar njësoj me vendimet e anëtarëve të mëparshëm, si me rastin e fundit që shpallën fitues Asim Vokshin me 3 vota më pak se Naureda Llagami, ku në përbërje të procesverbalit është edhe faqja me rezultatet e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka edhe shpjegime të detajuara për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme.

Në procesverbalin e votimit të gjyqtarit Sandër Beci specifikohet vetëm se ka katër fletë të pavlefshme, ku në tre fletë është konstatuar se është votuar për të tre kandidatët në çdo rresht, ndërsa në një fletë për asnjë nga ata që ishin në garë. E kundërta ka ndodhur në procesverbalin e përzgjedhjes fituese të Holta Zaçaj, ku thuhet vetëm se ka pasur tre fletë të pavlefshme, pa dhënë asnjë detaj më shumë.

Për të qenë plotësisht të qartë, Top Channel e pyeti Gjykatën e Lartë nëse ka raste të mëparshme ku fleta e votimit ka pasur shenja të tjera, si në situatën e Naureda Llagamit; dhe se si ishin vlerësuar? Morëm një përgjigje pa përgjigje. Por nuk pati një mohim. Fletët e votimit janë zhdukur. Detajet në procesverbal për fletët e pavlefshme nuk janë në çdo proces shteruese.

Kjo qasje me ruajtjen selektive të dokumentave dhe standardet e dyfishta në procesverbale bie ndesh me atë që thotë kreu i Gjykatës së Lartë, duke minuar parimin e barazisë dhe transparencës. Situata e papërputhshmërisë së procedurave pas mbledhjeve së posaçme të gjyqtarëve ngre dyshime të forta për paanshmërinë e veprimeve administrative të Gjykatës së Lartë. Veprime të tilla vendosin në pikëpyetje edhe perceptimin publik për besueshmërinë e Gjykatës së Lartë si institucion që garanton drejtësi./Top Channel

gjykata e lartë

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!