16 Maj 2026, 11:58
Nga Elton Qyno
foto ilustruese
TIRANË- Një valë e gjerë kontrolli ka përfshirë sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku, veç verifikimeve për sende të ndaluara si telefona, thika, drogë e materiale të tjera, në fokus është vendosur edhe nisja e inspektim-auditeve mbi punën e administratës së Drejtorive të Burgjeve në disa qarqe.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tashmë, paralel me kontrollet fizike të qelive dhe ambienteve të jashtme, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar nisjen e inspektimeve në disa burgje në Shqipëri, ku qëllimi është kontrolli i punës së zyrtarëve dhe drejtorëve që kanë shërbyer gjatë kësaj kohe.
Që në ditët e para, kur janë shfaqur inspektorët e Drejtorisë së Burgjeve, janë hasur problematika serioze, kryesisht në kartelat e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar, respektimin e rregulloreve e deri te masat disiplinore. Por veprimet më të rënda duket se janë konstatuar në burgun e Rrogozhinës, ku drejtor i këtij institucioni ishte pikërisht Bilal Hasa.
Hasa u shkarkua menjëherë nga detyra pas skandalit që përfshiu familjen e tij, pasi në banesën e vëllait policia e Peqinit zbuloi një fermë të vërtetë ku kultivohej lëndë narkotike hashash.
Situata e pazakontë në burgun e Rrogozhinës dyshohet se është krijuar pikërisht nga ish-drejtori Bilal Hasa. Disa personave që vuanin dënimin në burgun e Rrogozhinës u është dhënë “amnistia” fiktive nga administrata e burgut dhe, për pasojë, ata janë liruar.
Amnistia dyshohet se ka qenë e falsifikuar dhe është futur në dosjen e vuajtjes së dënimit të personit të burgosur, duke sjellë më pas përllogaritjen e uljes së dënimit dhe, për pasojë, daljen më shpejt nga burgu.
Inspektimi ka zbuluar se konkretisht ka disa të dënuar të cilët kanë përfituar lirinë falë amnistive të dhëna nga vetë drejtori i institucionit. Nisur nga kjo situatë, janë konstatuar mbi 8 raste të verifikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë pasur amnisti fiktive.
Deri në këtë fazë, ku ndodhet inspektimi, nuk është marrë asnjë masë përgjegjësie për drejtuesit e burgjeve që kanë abuzuar me detyrën, qoftë masa disiplinore apo edhe kallëzime penale në prokurori.
Por kjo problematikë e rëndë duket se do të jetë një nga sfidat më të vështira të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pasi amnistitë fiktive janë raste të përsëritura.
bilal hasa
Aktualitet
16 Maj 2026, 11:23
E. D
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë, ku si pasojë, Shefi i ...
Aktualitet
16 Maj 2026, 11:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të shtunë çmimet e karburanteve n&eum...
Aktualitet
16 Maj 2026, 10:48
E. D
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, ku u arrestuan drejtues dhe pun...
Aktualitet
16 Maj 2026, 10:42
E. D
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre anëtarë të grupit “Bajri”, të c...
Aktualitet
16 Maj 2026, 10:02
E. D
ITALI- Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve të huaja të...
Aktualitet
16 Maj 2026, 07:28
Ajo që dikur dukej e paimagjinueshme, tani duket e pa fund. Shumica e tregtarëve të energjisë dikur supozonin se, edhe nën sulm, Iran...
Aktualitet
16 Maj 2026, 07:27
Bizneset dhe kontabilistët ngrenë shqetësimin se urdhrat për bllokim të të gjitha llogarive, përfshirë edhe valutë...
Aktualitet
16 Maj 2026, 07:23
E. D
TIRANË- Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve ...
Aktualitet
16 Maj 2026, 07:16
E. D
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime...
Aktualitet
15 Maj 2026, 23:08
D.S
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku u godit një rast i nd&eu...