20 Korrik 2026, 17:18
Nga G.M
Benet Beci
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, dhe gjashtë të pandehur të tjerë në procesin që lidhet me një tender me vlerë rreth 68 milionë lekë, të zhvilluar në periudhën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Ndërkohë, për të pandehurin Premtim Dauti gjykata vendosi ndarjen e çështjes, e cila do të shqyrtohet me procedurë të zakonshme. Seanca e radhës është caktuar më 14 shtator, kur SPAK do të paraqesë konkluzionet përfundimtare dhe pretencën për të pandehurit. Gjatë seancës, Beci dhe të pandehurit e tjerë kërkuan pushimin e çështjes, duke argumentuar se ndaj tyre duhet të zbatohet ligji për amnistinë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i SPAK bëri me dije se qëndrimi mbi këtë kërkesë do të paraqitet me shkrim në seancën e ardhshme, ndërsa gjykata do të vendosë përfundimisht në fund të procesit. Sipas akuzës, Benet Beci dhe gjashtë ish-vartës të tij dyshohet se kanë shkelur rregullat e prokurimit publik në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, duke favorizuar një operator ekonomik dhe duke cenuar konkurrencën mes pjesëmarrësve në procedurë. Hetimi nisi pas analizimit të provave të sekuestruara gjatë një tjetër hetimi të SPAK./Dosja.al
gjkko kesh spak premtim dauti benet beci
Aktualitet
20 Korrik 2026, 16:34
E.d
Pamje
VLORA- Një zjarr ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. Flakët kanë për...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 16:10
G.M
Foto ilustruese
KUÇOVË- Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në brendësi të një guve në fsh...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 16:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Nën petkun e një biznesi estetik dhe të kuruar, me marka të njohura ndërkombëtare, ambiente lukso...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 15:20
G.M
Foto ilustruese
SHËNGJIN- Një nënë dhe djali i saj i mitur kanë shpëtuar pa pasoja të rënda pasi rrezikuan të ...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 14:38
G.M
Pamje
GRAMSH- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ësht...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 14:14
G.M
GJKKO
TIRANË- Urim Muja ka dëshmuar në GJKKO për dosjen 'Partizani', duke deklaruar se gjatë kohës që ka drejtuar Admini...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 14:07
G.M
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të dyshuar se kanë marrë me forcë dhe kanë dhunua...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 13:35
G.M
Pamje
QAFË THANË- Zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë zjarrin e rënë në zonën e Qafë Than&eum...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 13:10
D.S
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me incidente të vazhdueshme para godinës së Kuvendit, ku qytetar&...
Aktualitet
20 Korrik 2026, 12:44
G.M
Pamje
KURBIN- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut. ...