Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për 7 ditë së bashku me Shkëlzenin, Bujarin dhe të tjerë anëtarë të qendrës vullnetare të Emergjencave Civile shqiptare, ata kërkuan nën rrënoja.
“Ishte një traumë një shkatërrim i madh,”- kështu e nis rrëfimin për Euronews Albania, Nebi Muçaj, drejtor i qendrës vullnetare të Emergjencave Civile pas kthimit nga Malatia, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë jugore.
Për 7 ditë së bashku me Shkëlzenin, Bujarin dhe të tjerë anëtarë të qendrës vullnetare të Emergjencave Civile shqiptare, ata kërkuan nën rrënoja. Ishin në kërkim të jetës, por fati deshi të gjenin vetëm viktima. e këto momente i kanë ende në mendje.
“Gjetëm vetëm viktima… jam vrarë shpirtërisht kur gjetëm babë e bir që i kishte hedhur krahun; i ati mbi të, fëmija nën të. Atëherë e kam humbur, kam qarë, më kanë ndihmuar ushtarët turq, nuk durova dot më,”- tregon Bujar Rrapo, pjesë e ekipit të vullnetarëve.
“Ishte shumë e dhimbshme që mos t’iu japësh një shpresë se njerëzit mund tua nxjerrësh të gjallë, por ishte e pamundur,”- rrëfen Shkëlzen Shatri, pjesë e ekipit të vullnetarëve në Malatia.
Shpresa nuk shuhej. Dhe çdo ditë niste me lutjet për jetën.
“Njerëz që rrinin në heshtje, duke gërmuar në këto rrënojë ku shpresa ishte: ishalla këtu do gjejmë një jetë,”- thotë Muçaj.
Misioni në Malatia u mbyll, por për vullnetarët që shërbyen morën me vete dhimbjen.
“Jam kthyer me një zemër të thyer; gjysmën e dhimbjes e kam lënë në Turqi e gjysmën e kam marrë me vetë,”- shprehet Nebi Muçaj, drejtor i qendrës vullnetare të Emergjencave Civile.
Në Malatia u shkatërruan 280 ndërtesa 5-katëshe dhe u regjistruan qindra viktima./Euronews
Foto ilustruese Alma Spathara, drejtuesja e një biznesi guide turistike, është e detyruar ta shmangë pjesën juglindore të mal...
Policia ITALI- Arrestohet shqiptari në Perugia. 27-vjeçari akuzohet për trafik droge. Policia e ndaloi shqiptarin në parkingun e ish-...
Në Tiranë, mediat hasin të njëjtat vështirësi, presione politike dhe censurë edhe kur raportojnë mbi ecurinë e in...
Foto ilustruese ITALI- Gramoz dhe Klaudian Karina janë dy vëllezërit shqiptarë që përfunduan në burg në Itali. Ato ...
Ksamil Shqipëria është renditur sërish në listën e destinacioneve më të mira për t'u vizituar në Evrop&eu...
Taksist SHKODËR- Ditën e sotme, taksistët e liçensuar dolën në protestë pasi sipas tyre informaliteti po i dëmton...
Evis Kushi TIRANË- Të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë...
Foto ilustruese Institucionet e ngarkuara me monitorimin e zonave të mbrojtura përreth Tiranës kanë shfaqur mangësi dhe për r...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat më të fundit lidhur me pandemi...
Ambulance MALIQ- Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë. Policia bën të ditur se personi me inicialet H.B, në gjendje të ...