LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gjetëm babë e bir të përqafuar përjetësisht nën rrënoja në Turqi”, rrëfimi i vullnetarëve shqiptarë nga Turqia

Po ashtu shqiptarët, pjesë e ekpit kanë deklaruar se momenti më i vështirë për ta është kur gjetën babë e bir të përqafuar në rrënojat e tërmetit.    

21 Shkurt 2023, 20:44 Nga I.A
“Gjetëm babë e bir të përqafuar përjetësisht
rrenojat

TURQI- Media turke Anadolu Agency ka bërë një shkrim për ekipin e kërkim-shpëtimit shqiptar në Turqi. Në artikull theksohen disa nga momentet kryesore të punës së ekipit shqiptar në kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti. Po ashtu shqiptarët, pjesë e ekpit kanë deklaruar se momenti më i vështirë për ta është kur gjetën babë e bir të përqafuar në rrënojat e tërmetit.    

Shkrimi i Plotë:

Grupi i vullnetarëve është kthyer në Shqipëri pas qëndrimit në zonat e prekura nga tërmetet për rreth një javë, duke u angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Malatya, ndërkohë ata rrëfejnë mes lotësh përjetimet dhe punën në terren Pas tërmeteve shkatërrimtare në Turqi, përveç ekipit të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi edhe një grup vullnetarësh shqiptarë, të cilët janë kthyer në Shqipëri. Grupi i vullnetarëve i përbërë prej 10 personash është kthyer në Shqipëri më 15 shkurt me avion, pas qëndrimit në zonat e prekura nga tërmetet për rreth një javë, duke u angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Malatya, ndërkohë për Anadolu ata rrëfejnë mes lotësh dhe emocionesh përjetimet dhe punën në terren.

Drejtuesi i grupit të vullnetarëve dhe njëkohësisht drejtuesi i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile të Shqipërisë, Nebi Muçaj, tregon se moment prekës për ata si ekip ishte kur gjetën babë e bir pajetë nën rrënoja të përqafuar me njëri-tjetrin.

“Kur gjenim një njeri pajetë ishte një dhimbje sikur të ishte një familjar i jonë”

Muçaj tha se skenat kanë qenë fatkeqësisht dramatike atje ku operuan forcat e tyre, duke nxjerrë veç viktima. Ai rrëfen se kur gjenim një njeri pajetë, “ishte me të vërtetë një dhimbje që ta them sinqerisht sikur ishte një familjar i jonë”.

“Episodi që ishte më prekës jo vetëm për mua, por për të gjithë ekipet që ishin aty ka qenë gjetja e babë e bir të përqafuar përjetësisht nën rrënoja. Ishte shumë dhimbje e madhe për të gjithë. Fillimisht pamë dorën e fëmijës, pastaj duke gërmuar gradualisht u zbulua edhe trupi i babait të fëmijës, ashtu mbështjellë siç e ‘pushton’ një baba fëmijën e vet në atë dashurinë e përditshme, ashtu e pamë të përqafuar, të përjetshëm këtë përqafim”, tha Muçaj.

Ai mes lotësh tha se familjarët ishin aty në rrethinat të objektit ku punohej me shpresën se po dilte një njeriu i tyre me jetë, por edhe njeriu i tyre pajetë.

“Në një moment pashë një fotografi të një çifti të sapomartuar e cila më goditi në zemër kur e pashë dhe në ato momente mendova që jeta është e shenjtë, është e përkohshme. Por të shikosh atë lumturi, atë buzëqeshje të asaj fotografie të përzier me atë rrënojë, me ato gurë, hekura, të bën të reflektosh që jeta është e çmuar. Më ka ngelur në memorie dhe më duket sikur atë fotografi e kam brenda në zemrën time”, tha Muçaj.

Një tjetër vullnetar nga Shqipëria ishte edhe Shkëlzen Shatri, i caktuar si specialit i kërkim-shpëtimit dhe ndihmës së parë, ndërsa për Anadolu ai tregon se filluan operacionin pa ndërprerje, duke gërmuar dhe lutur Zotit që të shpëtojnë jetë.

“Isha shumë i emocionuar që të mbërrija sa më shpejt ku ishim të caktuar që do të operonim, që të jepnim maksimumin, që të nxirrnim një jetë nga ato rrënoja. Aty gjetëm edhe pjesëtarë të forcave tona të ushtrisë”, tha ai.

Një ngjarje shumë e dhimbshme dhe shumë prekëse, tregon ai, ishte momenti kur “ne pamë skemën kur një baba u nxor bashkë me të birin e tij, ku babai i kishte hedhur dorën sipër për ta mbrojtur. Ishte vërtet diçka që të prekte thellësisht”.

Gjatë kthimit në Shqipëri, Shatri, shkëmben me një ushtar turk edhe një stemë me mbiemrat e tyre, duke i dhuruar njëri-tjetrit stemat me mbiemrat e tyre, i cili ai e mbante gjatë operacioneve përbri stemës së dhuruar po nga një oficer turk gjatë një misioni paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë, kur ishte pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë.

“Këtë stemë e kam kujtim nga një oficer turk në Bosnjë dhe Hercegovinë në 2009. Unë mora dhe një mbiemër të një ushtari tjetër. Unë i dhashë mbiemrin tim, ma kërkoi ai që t’i shkëmbyem dhe unë me kënaqësi ia dhurova, ai më dhuroi mbiemrin e tij Atas, ky shkëmbim mbiemrash ndodhi në aeroportin e Malatya-s”, tha Shatri.

“Atje thonim të heqim një gur, mbase shpëtojmë një jetë”

Pjesë e ekipit të vullnetarëve nga Shqipëria ishte edhe Bujar Rrapo, i caktuar si specialist për kërkimin nën rrënoja, ku i përlotur ai tregon se qytetarët prisnin prej tyre se çfarë do ju thonin për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe gjetjen e të afërmeve të tyre.

“Ne këtu në Tiranë e kemi (shprehjen) mbjell një pemë, dhuro një jetë, atje thonim të heqim një gur, mbase shpëtojmë një jetë. Momenti kur kemi gjetur një person (pa jetë), i kemi gjetur këmbët, aty ishte momenti më i keq. E mblidhnim atë zhavorrin me dorë, nuk pyesnim se do të çaheshim, donim që të kishim një shpresë që të nxirrnim një të gjallë, por ishte e pamundur”, tha ai.

Rrapo tha se “episodi më i dhimbshëm ishte që më ka mbetur në memorie për tërë jetën një familjar që ulëriste, thërriste dhe i binte telefonit të vëllait të tij”.

“Telefoni punonte, por nuk dëgjonte zëra. Në atë moment jemi futur nën gërmadha, jemi futur poshtë, por zëra nuk kemi dëgjuar. Përsëri dolëm, ai na shikonte në sy dhe mua më ka mbetur në memorie ajo dhimbje e madhe e tij. Më vonë u gjend trupi pajetë fatkeqësisht”, tregon Rrapo.

Gjithashtu një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë në total 73 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe disa mjete, u dërguan në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet