LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gjaku nuk humbet me dekadat”, historia e kanunit shekullor dhe zonat ku mbizotëron mbi ligjet…

Secili kapitull, siç mund të quhen me gjuhën bashkëkohore juridike, trajton një çështje që mund të klasifikohet nga e drejta private e familjare, deri tek e drejta penale dhe civile.

4 Mars 2026, 22:53 Nga E. D

“Gjaku nuk humbet me dekadat”, historia e kanunit shekullor dhe

Fatkeqësisht, Kanuni i Lekë Dukagjinit, i shkruar për një periudhë shumë të largët, jeton ende sot në disa vise të Shqipërisë. Ai përmban 12 libra, 24 krerë, 199 nene dhe 1263 paragrafë.

Secili kapitull, siç mund të quhen me gjuhën bashkëkohore juridike, trajton një çështje që mund të klasifikohet nga e drejta private e familjare, deri tek e drejta penale dhe civile.

Libri i parë i kushtohet kishës dhe mbrojtjes së pronës së saj: libri i dytë familjes; libri tretë martesës, që nga momenti i njohjes së çiftit e deri te organizimi i ceremonisë, duke përfshirë edhe normat e ndalimit midis kategorive në lidhje gjaku.

Libri i katërt: “Shtëpia, gjaja dhe prona”, në kapitullin e pestë trajtohen ato çështje që mund të klasifikohet si e drejta e punës. Në kapitullin e gjashtë janë “të dhanunat”, pra huatë, ndërsa kapitulli i shtatë mban titullin “Fjala e gojës”.

Libri i tetë që titullohet “Dera”, përbën shtyllën e të drejtës zakonore shqiptare. Në librin e nëntë janë përcaktuar “damet”, ndërkaq në librin e dhjetë gjakmarrja, e cila edhe sot në shumë vise shqiptare trajtohet me rregullat e kanunit.

“Mos mendoni se shtete e tjera nuk e kanë. Ky fenomen në të gjithë botën, Sardenja, Veriu i Greqisë, është një institut që nuk e kemi shpikur vetëm ne”, u shpreh Andi Duraj, pedagog.

Pavarësisht se ai rregullon jetën në të gjitha nivelet, Kanuni sot, është i njohur vetëm për rregullat që përcaktojnë se si duhet trajtuar vrasja. Por, edhe këtu ka keqkuptime dhe keqinterpretime.

Sipas kanunit, i cili thotë se “dy duart janë për një kokë”, kjo nuk do të thotë se ti duhet të vrasësh. Edhe nëse kap një hajdut në shtëpinë tënde, të dhunojnë apo të kërcënojnë, nuk duhet të vrasësh por të kërkosh ndihmën e pleqësisë. Nëse dikush vret në këto situata, atëherë bien në gjak dhe këtu fillon saga e gjakmarrjes.

“Kanuni nuk ka asnjë nen për të vrarë një njëri, atëherë kur ka ndodh vrasja kanuni thotë që duhet me e fal këtë njeri”, u shpreh Adem Isufi, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Shkodër.

Sipas kanunit, thuhet se “gjaku shkon për gisht”, Por çdo të thotë kjo? Pasi ka ndodhur vrasja kush ka të drejtë të marrë gjak?

“Të drejtë me marr gjak se ka askush, por me kanun gjaku merret tek cirka e shtëpisë, sepse dorasi mund të vrasë dy a më shumë veta, vëllai për vëllanë, baba për djalin, djali për babën…gjaku nuk humb, ka vijimësi. Ose vijohet drejt dhe pajtohet, por nuk ka humbje as pas 50 vjetësh”, u shpreh pedagogu, Andi Duraj.

Adem Isuf Mehaj, nga Postriba e Shkodër është një ndër pajtimtarët më të vjetër të gjaqeve. Sot 94 vjeç, ai thotë se e kryen këtë mision që nga vitet 90-të kur konfliktet u rindezën.

“Kanuni nuk ka asnjë nen hakmarrës, të gjitha nenet e ka rregulluese. Kanuni së pari pyt prej cilit është duke filluar konflikti, atëherë kanuni i jep të drejtët me marrëveshjes dhe mbi çdo konflikt sugjeron nenet e pajtimit. Vetëm me Kanun i jep vlera atij që iu ka ba dam, se ligji nuk e jep”, u shpreh Adem Isufi, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Shkodër

Megjithëse nuk ka të dhëna publike mbi familjet që vuajnë nga ky fenomen, informacionet e mbledhura nga vizitat në terren që ne kemi kryer apo të dhënat nga shoqatat e pajtimit të gjaqeve, sugjerojnë për një numër të konsiderueshëm familjesh që vuajnë pasojat. Madje në disa rajone, siç është ai i Lezhës, ka një rritje dramatike…

“Fatkeqësisht ekziston madje edhe me tendenca në rritje”, u shpreh Andi Duraj, pedagog.

“Gjaqe të vjetra, konflikte kufinjsh, pronash , u desh i domosdoshëm që të kishte një ndërmjetës dhe për këtë u krijua misioni i pajtimit”, u shpreh Adem Isufi, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Shkodër.

“Lezha nuk ka qenë problem, por vitet e fundit është rënduar situata për disa arsye: E para lidhet me proinën që janë për kaos, për tokë, troje, kufinj që ne jemi për…”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Një raport studimi i publikuar nga mësuesja e fëmijëve të ngujuar Liljana Luani, në vitin 2018, identifikoi 704 familje të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes në qarqet: Kukës, Shkodër, Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Dibër. Nga këto, 113 familje jetonin jashtë. Të dhënat tregojnë një realitet dramatik, ku 37 familje në Shqipëri janë plotësisht të ngujuara e së bashku me to edhe 28 fëmijë që nuk shkojnë në shkollë.

“Me Kanun duhet të ngujohet vetëm fajtori, vetëm dorasi…”, u shpreh Adem Isufi, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Shkodër.

Një tjetër raport i Komitetit mbarëkombëtar të pajtimit të gjaqeve, thotë se në mars të vitit 2022, plot 750 persona ishin të fshehur ose të ngujuar për shkak të gjakmarrjes.

Referuar të njëjtit raport, fenomeni nuk ka kursyer as fëmijët. Në mars të vitit 2022 u gjet se 147 të mitur nuk shkonin në shkollë për shkak të gjakmarrjes. 42 prej tyre janë të ngujuar dhe 105 të tjerë janë të fshehur me familjet në metropole.

Një pjesë e këtyre fëmijëve punojnë për të ndihmuar familjet për sigurimin e mbijetesës. Raporti jep të dhëna të detajuar për vendndodhjen e fëmijëve, sipas të cilit 81 të mitur që nuk shkojnë në shkollë dhe 3 të ngujuar ndodhen në Tiranë, ndërsa 52 janë në zonën e Bathores.

Në Durrës kanë evidentuar 25 fëmijë që nuk shkojnë në shkollë dhe 8 të ngujuar. Të tjerët janë në Lezhë, në Shkodër, në Malësinë e Madhe, në Pukë dhe në Kukës.

Realiteti vazhdon të jetë po aq dramatik, sidomos në Veriun e vendit. Pjetër Gjoka, kryetar i misionit të pajtimit të gjaqeve në zonën e Lezhës, e konsideron si arritje faktin, që kanë mundur të bindin familjet në konflikt, që fëmijët të mos ngujohen. Por kjo vlen vetëm për qarkun e Lezhës.

“Ajo që duhet ta theksojmë këtu në Lezhë, falë misionarëve, nuk kemi fëmijë të ngujuar krahasuar me Malësinë e Madhe apo Shkodrën, apo zonat e Tropojës. Atje ka shumë fëmijë të ngujuar, ne kemi arrit që ti ndërgjegjësojmë njerëzit dhe fëmijët t’i lejojnë të shkojnë në shkollë, të paktën deri në 18 vjeç dhe ka 2 vite që nuk kemi asnjë fëmijë të ngujuar dhe kjo është arritje”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Anila Hoxha, gazetare në Top Channel, thotë se fatkeqësisht ende edhe sot e kësaj dite ka fëmijë që vuajnë pasojat e gjakmarrjes, edhe shumë pranë Tiranës.

“Në Kamëz një mësuese më vuri në dijeni se është një fëmijë që i jep mësim privatisht”, u shpreh Anila Hoxha, gazetare./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet