LIVE UPDATES
Aktualitet

Elton Qyno u mor në pyetje, iu kontrollua edhe banesa! SPAK: Gazetari botoi biseda të Dumanit, s'tregoi burimin

Nga kontrolli në banesë dhe në ambientet e punës u gjetën dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek të cilat sipas SPAK dyshohet të ketë gjurmë të veprës penale që po hetohet.

14 Dhjetor 2023, 16:20 Nga A.B
Elton Qyno u mor në pyetje, iu kontrollua edhe banesa! SPAK: Gazetari botoi
Elton Qyno

TIRANË- Një ditë pas marrjes në pyetje të gazetarit Elton Qyno, SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar. Sipas tyre, në datën 10.12.2023 janë konstatuar të botuara në faqen e internetit të medias Ora News, artikuj të shkruara nga gazetari, që bëjnë fjalë për disa komunikime të kryera nga persona që janë subjekte të hetimeve paraprake. Në datën 11.12.2023 artikujt janë publikuar edhe nga media të tjera. SPAK thekson se në artikujt që janë publikuar nga gazetari, është konstatuar se teksti dhe përmbajtja e bisedave në këto publikime përmbante disa pjesë të komunikimeve që bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë me disa persona të tjerë (të paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) në platformën e kriptuar SkyECC, që janë objekt i hetimeve paraprake.

SPAK bën të ditur se Qyno u ftua për tu paraqitur në SPAK, për t’i marrë një deklarim në cilësinë e personit në dijeni të fakteve që përbëjnë objekt hetimi, ftesë që gazetari iu përgjigj pozitivisht dhe u paraqit. Pasi iu bënë të njohura arsyet e marrjes në pyetje, siç dhe parashikimi i nenit 159 i KPP (e drejta e mos deklarimit për shkak të profesionit të gazetarit) iu kërkua të shpjegonte mbi mënyrën se si kishte siguruar akte hetimore që përbëjnë sekret hetimor, zbulimi i të cilave ndaj të tretëve përmes publikimit është i ndaluar nga ligji procedural. 

Sipas tyre, Qyno është përgjigjur se burimi ka qenë konfidencial dhe nuk mundet ta deklarojë për shkak të sekretit që lidhet me profesionin. Në këtë rrethanë, gazetari deklaroi me shkrim se aktet e dokumentet që dispononte ishin sekret që lidheshin me profesionin e tij dhe nuk mund t’i jepte.

Nga kontrolli në banesë dhe në ambientet e punës u gjetën dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek të cilat sipas SPAK dyshohet të ketë gjurmë të veprës penale që po hetohet. Por, SPAK thekson se para mesnatës, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u bë e mundur që në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, të gjenden dy telefona celularë, që pasi iu vunë në dispozicion, të njihen prej tij si sende të tij.

Dy telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër u sekuestruan në zbatim të vendimit të gjykatës, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. 

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr.75 viti 2022 në kuadër të të cilit janë duke u hetuar persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për vepra penale të rënda dhe që kanë sjellë si pasojë vrasjen e disa personave, vepra penale të cilat janë kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

Në datën 10.12.2023 janë konstatuar të botuara në faqen e internetit të medias audiovizive Ora Neës (oraneës.tv), artikuj të shkruara nga gazetari Elton Qyno, që bëjnë fjalë për disa komunikime të kryera nga persona që janë subjekte të hetimeve paraprake. Në datën 11.12.2023 artikujt janë publikuar edhe nga media të tjera.

Në artikujt që janë publikuar nga gazetari Elton Qyno, është konstatuar dukshëm se, teksti dhe përmbajtja e bisedave në këto publikime përmbante disa pjesë të komunikimeve që bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë me disa persona të tjerë (të paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) në platformën e kriptuar SkyECC, që janë objekt i hetimeve paraprake.

Nga verifikimi i publikimeve të artikujve të sipërcituar, përmes konsultimit me të dhënat e akteve hetimore të komunikimeve SkyECC që disponon Prokuroria e Posaçme, rezultonte se bisedat e bëra publike në media, nuk janë dokumentuar ende në akte procedurale nga ana e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.75/2022. Gjithashtu, disa nga shkrimet e evidentuara në artikujt mediatikë, përputheshin me përmbajtjen e komunikimeve që ka kryer Nuredin Dumani me përdorues të tjerë në platformën SkyECC (të paidentifikuar deri aktualisht), komunikime të cilat vetëm Prokuroria e Posaçme i disponon  aktualisht, si akte procedurale të hetimit paraprak.

Kjo situatë e prezantuar në media krijoi dyshime se mundet të ndodheshim para elementëve të veprave penale:  “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 295/a paragrafi (3) dhe 313/b pika (1) të Kodit Penal. Mbi këtë, Prokuroria e Posaçme filloi hetimet dhe regjistroi procedimin penal nr.245/2023, për kryerjen e dy veprave penale të mësipërme.

Nisur nga fakti se publikuesi i artikujve të mësipërm ishte Elton Qyno / gazetar, më datë 13.12.2023 ai u ftua për tu paraqitur në SPAK, për t’i marrë një deklarim në cilësinë e personit në dijeni të fakteve që përbëjnë objekt hetimi, ftesë që gazetari  iu përgjigj pozitivisht dhe u paraqit. Pasi iu bënë të njohura arsyet e marrjes në pyetje, siç dhe parashikimi i nenit 159 i KPP (e drejta e mos deklarimit për shkak të profesionit të gazetarit) iu kërkua të shpjegonte mbi mënyrën se si kishte siguruar akte hetimore që përbëjnë sekret hetimor, zbulimi i të cilave ndaj të tretëve përmes publikimit është i ndaluar nga ligji procedural. Po kështu, iu bë e ditur dhe domosdoshmëria që ka lindur për të identifikuar e gjetur dokumente ose akte në origjinal apo në çdo formë tjetër që ai i dispononte.

Shtetasi Elton Qyno është përgjigjur se burimi ka qenë konfidencial dhe nuk mundet ta deklarojë për shkak të sekretit që lidhet me profesionin. Në këtë rrethanë, gazetari deklaroi me shkrim se aktet e dokumentet që dispononte ishin sekret që lidheshin me profesionin e tij (parashikim i nenit 211 pika 1 K.Pr.P) dhe nuk mund t’i jepte. Duke e konsideruar këtë si të pabazuar dhe me synimin për të gjetur dokumente, prova materiale, gjurmë ose sende që i përkisnin veprës penale, ai u ftua nga hetuesit që t’i këqyrej telefoni/telefonat që kishte në përdorim, gjë që gazetari iu përgjigj negativisht.

Sjellim në vëmendje se Prokuroria e Posaçme, me urdhrin e datës 14.06.2022, ka urdhëruar ndalimin e publikimit të akteve procedurale për këtë procedim penal dhe ky akt i është komunikuar shtetasit Elton Qyno.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.501 datë 13.12.2023 dhe nr.502 datë 13.12.2023 vendosi lejimin e kontrollit personal të shtetasit Elton Qyno, lejimin e kontrollit të banesës dhe të zyrës së tij, në vendin e punës, Zyrat e TV Ora Neës. Në vendimin gjyqësor u lejua edhe sekuestrimi i të dhënave kompjuterike në sistemin kompjuterik në vendin e punës dhe në banesë të tij.

Në zbatim të vendimeve të gjykatës, kontrolli personal solli rezultat negativ, telefon celular nuk iu gjet; nga kontrolli në banesë dhe në ambientet e punës u gjetën dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek të cilat dyshohet të ketë gjurmë të veprës penale që po hetohet. Ndërkaq, para mesnatës, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u bë e mundur që në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, të gjenden dy telefona celularë, që pasi iu vunë në dispozicion, të njihen prej tij si sende të tij.

Dy telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër u sekuestruan në zbatim të vendimit të gjykatës, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të urdhëruara nga gjykata dhe të ekzekutuara tashmë, gazetari Elton Qyno u largua nga ambientet e SPAK për në banesë të tij. 

Prokuroria e Posaçme ka kryer veprimet procedurale në përputhje të plotë me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale, si dhe në zbatim të vendimeve nr.501 datë 13.12.2023 dhe nr.502 datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon çdo gazetar për kontributin e mbulimit të lajmeve rreth nesh, çdo gazetar profesionist që i shërben publikut dhe të vërtetës, duke raportuar me etikë dhe në respektim të ligjeve në fuqi, duke konsideruar seriozisht respektimin e sekretit hetimor dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Ditën e djeshme (13 dhjetor) për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin.

elton qyno spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet