Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Albani thotë se në shtëpi jeton me nënën e moshuar dhe vëllanë e tij me probleme të shëndetit mendor, i cili edhe pse ka shumë vite që nuk del nga shtëpia, mushkonjat e kanë pickuar kudo në trup.
DURRËS- Alban Vangjeli, banor i pallatit 976 në lagjen 17 në qytetin e Durrësit, ka kërkuar ndihmën e emisionit "Fiks Fare", pasi në pallatin ku ai jeton, një pallat i vjetër i ndërtuar vite më parë ndodhet një vendstrehim i cili sot është kthyer në pusetë ujërash të zeza dhe në fole mushkonjash.
Albani thotë se banon në katin e parë të pallatit, dhe hyrja e shtëpisë së tij është ngjitur me dritaren e vendstrehimit dhe sa herë i duhet të futet në shtëpi, duhet të kalojë me maskë. Përveç kësaj ai tregon se sapo hapet dera, mushkonjat futen në shtëpi. Albani thotë se në shtëpi jeton me nënën e moshuar dhe vëllanë e tij me probleme të shëndetit mendor, i cili edhe pse ka shumë vite që nuk del nga shtëpia, mushkonjat e kanë pickuar kudo në trup.
Qytetari tregon se nuk ka gjetur asnjë zgjidhje deri tani, ka vajtur disa herë në UK Durrës, por nuk ka marrë ende përgjigje.
Gazetarët e "Fiks Fare", bashkë me qytetarin iu drejtuan Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ku inxhinieri Bledar Metalla u shpreh se ndërhyrja në ambientet e brendshme të pallatit, nuk janë në kompetenca të shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve, edhe pse disa herë i është dhënë ndihmë qytetarit.
Ai thotë se brenda në ambientet e bodrumit nuk është futur ndonjëherë, por që do t’i bashkohet grupit të xhirimit të "Fiks"-it në pallatin ku ndodhet problematika.
Pasi Njësia Administrative nr 5 në Bashkinë e Durrësit u njoftua nga gazetarët e "Fiks Fare", inspektorët e njësisë mbërritën në terren dhe u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni më parë për rastin, por tani që u informuan do t’i jepet zgjidhje e menjëhershme situatës. /Top Channel
shqiptari ekstradohet nga Belgjika ne Greqi GREQI- Ekstradohet nga Belgjika në Greqi një 38-vjeçar shqiptar. Shqiptari u ar...
Ditmir Bushati flet me Jacques Attali TIRANE- Jacques Attali, ishte i ftuari i “Public Square” nga Ditmir Bushati. Libri i fundit i Attali ku p...
Fredi Beleri TIRANË- Të martën më (27 qershor 2023) Fredi Beleri do duhet të bëjë betimin si kryebashkiaku i ri i H...
Armand Gurakuqi TIRANE- Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit m&e...
foto ilustruese BULQIZË- Një punëtor që po punonte në një pallat 5- katësh, ka rënë nga skela. Ngjarja ka ndo...
Europol GJERMANI- Forcat policore evropiane kanë çmontuar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivit...
moti ne Shqiperi TIRANË- Në fundjavë priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Fundjava pritet të jetë n&e...
Foto ilustruese SPANJË- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë për kultivim të lëndëve n...
Adrieli Kabashi KORÇË-Adrieli Kabashi është i riu i cili plagosi pak ditë më parë të atin. Edhe pse ngjarja u rap...
policia Shkoder SHKODËR- Një person që kërkohej në Itali për “trafik droge”, është kapur në Shkod...